Kërkesat e Listës serbe si kusht për pjesëmarrje në zgjedhje janë në kundërshtim me ligjet e Kosovës

Kërkesat e Listës serbe si kusht për pjesëmarrje në zgjedhje janë në kundërshtim me ligjet e Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 08 June 2023 - 16:57

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

 

Kërkesat e Listës serbe janë ne kundërshtim me ligjet e Kosovës, sepse për ato kërkesa janë institucionet përkatëse të Kosovës që vlerësojnë ligjshmërinë e ndërmarr të atyre vepër kryesve të cilët tani janë të paraburgosur. Prandaj kjo formë e kushtëzimit nga Lista Serbe, është kërkesë e hapur për rikthim në funksion të rrjeteve të krimit që deri më tani kanë vepruar pothuajse pa u penguar, për shkak të mungesë së guximit për luftim dhe parandalim nga të gjitha qeverisjet e mandatit të kaluar, të cilat veriun e vendit, për neglizhencë dhe interesa të përbashkëta të përftimeve kriminale, e kishin shndërruar në oazë të lëvizjeve të pa kontrolluara kriminale, të kontrabandës e tregtisë me Serbinë, e cila ishte plotësisht nën kontroll të regjimit të krimit të organizuar.

 

Zhvillimet politike në veri të Mitrovicës ku përfshihen katër komunat me shumicë serbë, e që tani atje është një situatë konfliktuoze të cilën me veprimet e saja e ka shkaktua Serbia, për qëllimet e saja, për ta destabilizuar situatën e cila shkonte drejt stabilizimit të saje e sidomos pas marrëveshjes së Ohrit, ku palët u pajtuan që mos ti pengojnë asnjëra tjetrës për arritjen e paqes dhe njohjeve reciproke definitive mes veti, mundë të s’tensionohen vetëm me angazhim serioz të faktorit ndërkombëtar dhe presioni të shtuar mbi Serbinë. Presidenti serb Vuçiq si gjithherë ka ndikuar në përshkallëzim të situatës, duke e pasur parasysh të kaluarën e tij, që edhe ne qeverinë e Millosheviqit ishte ministër dhe pjesëmarrës i atyre krimeve makabre që iu shkaktuan shumë kombeve si: kroatëve, boshnjakëve shqiptarëve, edhe tani po donë për ta gjet shkakun që ta prolongoj atë marrëveshje të Ohrit që e arritën ndërkombëtarët, edhe që të gjitha gjasat janë se ky president serb Vuçiq ka arritur të depërtoj edhe të politikanët ndërkombëtar të rëndësishëm të situatave të tanishme që me mito duke i korruptuar ata, që ti përfitoj dhe ata ta ndërrojnë kahen e realitetit të situatave të deritashme, dhe Serbinë ta paraqesin si viktimë të disa rasteve, e sidomos të situatës të këtij konflikti më të vonshëm që ndodhi para pak ditësh në veri ku pati sulme nga ana e grupeve paramilitare serbe të ardhur nga Serbia, ku pati mjaft të lënduar ushtar të KFOR-it dhe polic të Kosovës, që në përgjithësi u lënduan rreth 30 ushtar dhe polic ku tre (3) të plagosur me armë zjarri në gjendje të rëndë, por e thëna popullore se „rrena i ka këmbët e shkurta“ edhe kjo situatë është në zbulim e sipër dhe shpejt do të zbardhet edhe kjo prapavijë e politikave serbe, dhe zbardhja e atyre politikave ndërkombëtare që kanë ra pre e atyre dëshirave të përfitimeve, prandaj jo rastësisht tani shpesh po ka protesta të mëdha marramendëse ne Serbi kundër regjimi të Vuçiqit dhe bashkëpunëtorëve të tij, e sidomos kur ky regjim i Vuçiqit në shumë aspekte është involvue në krime të organizuara, që shërbimet e zbulimeve tani kanë tubua mjaft fakte dhe argumente, që në një të afërm jo të largët do të zbardhen ato marifete dhe vetë populli i Serbisë me protesta të pandërprera do ta ndërroj këtë pushtet të deritashëm, që është fajtore për shumë krime të organizuara dhe situata në të cilën e ka futur shtetin e Serbisë kjo garniturë e udhëheqësish të saj, prandaj situata e tanishme e krijuar nuk është befasuese për Kosovën edhe që tri kushtet e listës serbe për pjesëmarrje në përsëritjen e zgjedhjeve lokale në komunat e veriut të Kosovës, janë një shantazh i paramenduar për ta dështuar arritjen e marrëveshjes dhe vazhdimit e gjendjes së tensionuar, gjendje kjo e cila në këtë situatë i shkon në favor Serbisë dhe listës serbe, sepse faktori ndërkombëtar në këtë rast e ka fajësuar qeverinë e Kosovës për kinse nxitimin në veprim që ka prodhuar këtë gjendje të tensionuar. Situata e tanishme me kryetarët e posa zgjedhur shqiptar në ato pjesë të veriut ishte një moment i detyrueshëm që ato pjesë s’paku të qeverisen ligjshëm e që serbët i bojkotuan dy herë ato zgjedhje, dhe një përkrahje për zgjedhje erdhi edhe nga faktorët ndërkombëtar në krye me Amerikën, dhe tani situata e krijuar është shumë e kuptueshme që nëse Serbia nuk bënë presion që mos të marrin pjesë serbët në ato zgjedhje, edhe institucionet shtetërore të Kosovës të gjitha gjasat janë se do të pajtohen që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, e sidomos pas presionit në rritje të faktorit ndërkombëtar për zgjedhje të reja lokale në komunat e veriut të Kosovës, Lista Serbe, që është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka thënë se do të marrë pjesë në ato zgjedhje, që eventualisht do të mund të mbahen sipas marrëveshjes vetëm kur t’i plotësohen dy kushte. Kushti i parë i vendosur nga Lista Serbë është që forcat speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës, dhe që menjëherë të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Lista Serbe në situatën e tanishme nuk mundë që ta kushtëzoj qeverinë e Kosovës me kërkesa të tilla, sepse vetë kryetari serb Vuçiq i pat urdhërua ato institucione në ato pjesë të veriut që të japin dorëheqje për ta krijuar një gjendje të tillë, duke dhënë dorëheqje të gjithë kryetarët e komunave, gjyqtarët, prokurorët, policinë etj. Disa nga shefat e policisë i patë dekoruar me mirënjohje të rëndësishme për dëgjushmërin e tyre, prandaj ky subjekt politik që i ka bojkotuar zgjedhjet e mbajtura për kryetarë të komunave në veri – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq e ka marr edhe rolin kryesor, me këshill dhënie të afërt të presidentit serb Vuçiqi, për organizimin e vazhdueshëm të protestave në veri të Kosovës, madje edhe dukë detyruar me kërcënime dhe shantazhe qytetarët e komunitetit që të dalin në protestat të organizuara nga ana e tyre, në kundërshtim të mandateve të kryetarëve të rinj shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit. Sipas krerëve të Listës Serbe çelësi për ulje të tensioneve është që të mos ketë forca speciale të Policisë së Kosovës në veri dhe që kryetarët, që ajo i konsideron “të paligjshëm”, të mos shkojnë në ndërtesat komunale. Kusht tjetër i vendosur nga ky subjekt politik është edhe lirimi i dy serbëve të paraburgosur nga autoritetet e Kosovës, ditë më parë, gjatë përleshjeve në Zveçan, të cilët dyshohen për “veprimtari kundër kushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “rrezikim të personave në mbrojtje ndërkombëtare” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”. Kërkesat e Listës serbe janë ne kundërshtim me ligjet e Kosovës, sepse për ato kërkesa janë institucionet përkatëse të Kosovës që vlerësojnë ligjshmërinë e ndërmarr të atyre vepër kryesve të cilët tani janë të paraburgosur. Prandaj kjo formë e kushtëzimit nga Lista Serbe, është kërkesë e hapur për rikthim në funksion të rrjeteve të krimit që deri më tani kanë vepruar pothuajse pa u penguar, për shkak të mungesë së guximit për luftim dhe parandalim nga të gjitha qeverisjet e mandatit të kaluar, të cilat veriun e vendit, për neglizhencë dhe interesa të përbashkëta të përftimeve kriminale, e kishin shndërruar në oazë të lëvizjeve të pa kontrolluara kriminale, të kontrabandës e tregtisë me Serbinë, e cila ishte plotësisht nën kontroll të regjimit të krimit të organizuar. Kryeministri Albin Kurti pas një takimi të zhvilluar me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot dhe zëvendës ambasadorin gjerman në Kosovë, Matthias Conrad, ka deklaruar se po punohet seriozisht për de eskalimin e situatës në veri, por për të pasur zgjedhje të rregullta e të lira, elementët kriminal që operojnë në veri, duhet të pastrohen, të përballen me ligjin. “Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen”, citohet të ketë deklaruar Kurti. U theksua gjithashtu nevoja për zbatimin e plotë, të shpejtë dhe në takim po ashtu është theksuar edhe nevoja e zbatimit pa kushte të Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe Aneksit të saj. Gjithsesi se do të ishte kompromisi më i keq i mundshëm nëse Qeveria e Kosovës pajtohet që të tërhiqen njësit speciale nga veriu, dhe përsëri të shtrihen në terren e hapësirë veprimi ato forca ilegale e kriminale që kanë ndikuar që veriu të jetë një oazë e madhe në të cilën sundon e zhvillohet krimi. Në këtë situatë tani të krijuar duhet të insistohet që të menaxhohen juridikisht edhe ato pjesë të atij territori me zyrtar të tërë, si gjyqtar, prokuror, polic dhe të tjerë të nevojshëm nën jurisprudencën ligjore e kushtetuese të Kosovës, edhe duke e pasur parasysh përqindjen nacionale të popullatës që jetojnë në ato pjesë, sipas konkurseve që do të konkurrojnë nëpër ato vende të punës, dhe duke iu përmbajtur ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".