Plani i OSBE-së për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, zgjedhjet e parakohshme komunale me pjesëmarrje të lirë të qytetarëve

Plani i OSBE-së për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, zgjedhjet e parakohshme komunale me pjesëmarrje të lirë të qytetarëve
Plani i OSBE-së për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, zgjedhjet e parakohshme komunale me pjesëmarrje të lirë të qytetarëve

Agim Bajrami

  • 11 June 2023 - 08:53

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Pika e pestë e planit të OSBE-së thotë në mënyrë të qartë, se kryetarët e sapozgjedhur në Veri të japin dorëheqjen në verën e vitit 2023, duke i hapur rrugë kështu zgjedhjeve të parakohshme komunale.

 

Pika e gjashtë, saktëson se zgjedhjet e parakohshme komunale në Veri të mbahen këtë vit. OSBE-ja mbështet procesin zgjedhor, duke rritur legjitimitetin dhe besimin ndërmjet komuniteteve, thotë pika e shtatë. Misioni i OSBE-së, duke parë seriozitetin e situatës ës krijuar në veri të Kosovës, ka propozuar një plan 9 pikësh për shtensionim dhe normalizim të kësaj situatë, dhe fillim të funksionimit normal te institucioneve publike të zgjedhura në mënyrë demokratike, dhe në përgjithësi jetës politike. - Pika e parë, për shtensionimin e situatës në Veri, kërkon nga Kosova dhe Serbia, të rikonfirmojnë përkushtimin e tyre ndaj Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit. - Pika e dytë, kërkon që Qeveria e Kosovës, të tërheqë forcat e Njësisë Speciale nga Veriu , ndërsa në anën tjetër Serbia, të ulë gatishmërinë luftarake të Forcave të Armatosura. - Policia e Kosovës, thotë më tej pika e tretë, duhet të merret me sigurinë në terren në pjesën veriore nën asistimin e KFOR-it dhe EULEX-it. - Në pikën e katër, të udhërrëfyesit për de-eskalimin e situatës në Veri, kërkohet anulimi i protestave dhe rrjedhimisht rifillimi i jetës normale në këtë pjesë të vendit, pasi që rikthehen në funksion shërbimet e komunave, për qytetarët ku në komuna, aksesi u jepet vetëm punonjësve komunal. - Pika e pestë, e planit të OSBE-së thotë në mënyrë të qartë, se kryetarët e sapozgjedhur në Veri të japin dorëheqjen në verën e vitit 2023, duke i hapur rrugë kështu zgjedhjeve të parakohshme komunale. - Pika e gjashtë, saktëson se zgjedhjet e parakohshme komunale në Veri të mbahen këtë vit. OSBE-ja mbështet procesin zgjedhor, duke rritur legjitimitetin dhe besimin ndërmjet komuniteteve, thotë pika e shtatë. - Pika e tetë ,tregon se OSBE-ja angazhon të rinj në programet dhe proceset e pajtimit. - Pika e nëntë, qartëson se OSBE-ja mbështet zbatimin me mirëbesim të dispozitave të dakorduara dhe rifillimin e dialogut kuptimplotë. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, menjëherë pas takimit joformal 10-minutësh ndërmjet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologut të saj serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se Franca dhe Gjermania, u kanë kërkuar autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë ,që të mundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe. Ndërsa Borrell, i cili ishte pjesë e këtij takimi, nëpërmjet një cicërime në llogarinë e tij në “Tvitter”, do të tregonte tri kërkesat që ia kanë paraqitur të enjten Franca dhe Gjermania, presidentes Osmani, dhe të cilat, autoritetet kosovare duhet t’i përmbushin menjëherë ,ngase në të kundërtën “do të ketë pasoja serioze” për shtetin më të ri në Evropë. “Zgjedhje të reja në veri menjëherë, garantimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës, dhe nisja e punës për themelimin e Asocicionit të Komunave me Shumicë Serbe. Dështimi për të bërë këtë, do të ketë pasoja serioze për marrëdhëniet tona”, shkroi Borrell.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".