Në Serbi po mbrohet politika millosheviqiane e cila shkaktojë tragjedinë më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë

Në Serbi po mbrohet politika millosheviqiane e cila shkaktojë tragjedinë më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë
Në Serbi po mbrohet politika millosheviqiane e cila shkaktojë tragjedinë më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë

Skender Mulliqi

  • 11 June 2023 - 08:52

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Ti vesh ultimatum apo diçka të ngjashme Kosovës së vogël, të sapo dalë nga flakët e luftës , është padrejtësia më e madhe. Po flitet edhe për sanksione aq të rënda, gati më mohim të pavarësisë që është presedan i llojit të vet. Të kërcënosh Kosovën më izolim të plotë, së edhe ashtu për 20 vite ishim të izoluar, kjo është skandali më i madh i mundshëm diplomatik. Burimi i krizave është hegjemonia serbomadhe , nuk është Kosova.

 

 

Nacionalizmi serbomadh është i padurueshëm. Ka shkaktuar luftëra më shumë viktima, është nacionalizëm me moral të rrejshëm, që i denoncon popujt jo sllavë e veçmas shqiptarët. Ky ultra nacionalizëm ka bërë vrasje dhe dhunime të shoqëruara më spastrime etnike .Ky nacionalizëm është ngjizur fortë edhe të klerikët serb, të cilët po kërkojnë nga politikanët serb dhe nga Rusia që të ripushtojnë Kosovën me luftë. Rusia po dëshiron të realizon më luftë në Ukrainë idenë për kthimin e hegjemoniste të ish Bashkimit Sovjetik, kurse Serbia për të formuar Serbinë e Madhe. Në Serbi po mbrohet politika millosheviqiane e cila shkaktojë tragjedinë më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë. Bota serbe është bota e dikurshme e Millosheviqit, e përshtatur politikave aktuale të regjimit kriminal të Vuçiqit. Është për çudi së si bota demokratike po i mshelë sytë para një regjimi të pa reformuar në Serbi, i cili po dëshiron të futë Ballkanin më çdo kusht në luftë. Këtë gjë e dinë mirë edhe ndërmjetësit ndërkombëtar në dialogun Kosovë –Serbi .Të përkrahësh një regjim të dhunshëm, i cili përditë po eskalon situatën në veri të Kosovës, kjo nuk justifikohet më asgjë , e as më ndonjë interes gjeostrategjik nëse mendohet. Serbia hapur është vu në shërbim që Mali i Zi dhe Kosova të bëhen pjesë e idesë të botës serbe. E kjo automatikikisht donë të thotë mbrojtje të politikës gjenocidiale të Sllobodan Millosheviqit. Shteti demokratik nuk ndërtohet më brutalitete. Kjo është pardoks i tranzicionit dhe i jetës demokratike. Ti vesh ultimatum apo diçka të ngjashme Kosovës së vogël, të sapo dalë nga flakët e luftës , është padrejtësia më e madhe. Po flitet edhe për sanksione aq të rënda, gati më mohim të pavarësisë që është presedan i llojit të vet. Të kërcënosh Kosovën më izolim të plotë, së edhe ashtu për 20 vite ishim të izoluar, kjo është skandali më i madh i mundshëm diplomatik. Burimi i krizave është hegjemonia serbomadhe , nuk është Kosova. Nuk është pritur gjithë ky ndryshim radikal i bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës, edhe po të ishte gabim kryeministri Albin Kurti, për të favorizuar aq shumë Serbinë .Po duket ashiqare së po dëshirohet ndarje e Kosovës mbi baza etnike. Të dëklarosh si Eskobar së serbeve në veri duhet tu takojnë të drejta shtesë të një autonomie të zgjeruar, kjo bie ndesh katërçipërisht më shtetin multietnik të Kosovës të proklamuar dhe të pranuar nga BE-ja dhe nga Amerika. Është më së qartë së bëhet fjalë këtu për resurset e pasura nëntokësore të Kosovës veriore, që konsiderohet së bëhet fjalë për trilionë dollarë amerikan. Po fshihet pikërisht ky synim më do kauza të tjera jo shume të vërteta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".