Reforma zgjedhore në Kosovës, një udhëkryq i radhës për ndryshim të thellë apo deformim

Reforma zgjedhore në Kosovës, një udhëkryq i radhës për ndryshim të thellë apo deformim
Reforma zgjedhore në Kosovës, një udhëkryq i radhës për ndryshim të thellë apo deformim

Dardan Grapci

  • 11 June 2023 - 09:03

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Shqetësimet e ngritura nga Shoqëria civile lidhur me Reformën zgjedhore duhet të analizohen me kujdes, të mos nxitohet me ndonjë ndryshim shkel e shko që nuk sjell tjetër veç improvizim dhe deformim të sistemit. Me këtë Projektligj të atakuar nga Shoqëria civile, me të drejtë ngjallet frika edhe te qytetarët për rrezikun e krijimit të hapësirës për manipulim industrial të votave në zgjedhjet e ardhshme. Sidomos dyshimi ngjallet tek ndryshimi ku duhen qytetaret ti votojnë 10 kandidat të një partie politike, prandaj më praktike do të ishte që qytetarët ta votojnë partine e dëshiruar, kurse kandidatet të jenë edhe nga partitë tjera. Gjashtë organizatat të shoqërisë civile Demokraci për Zhvillim (D4D), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Organizata ÇOHU me të drejtë kanë reaguar rreth rrezikut që mundë ti kanoset Ligjit për zgjedhje, ndryshimi i të cilit ka filluar me miratimin në parim nga Kuvendi i Kosovës, pra në lexim të parë.

 

Ligji për Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, ndryshimi dhe plotësimi i thellë, pra një reformë substanciale, është dashur të ndodhë shumë vite me parë, prandaj duke i parë kritikat e 6 OJQ-ve në vend dhe projektligjin e ri mendoj se Kuvendi, deputetët dhe Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të mbledhin ekip ekspertësh që të fillohet nga A deri në ZH përmirësimi i Ligjit të deritashme me Projektligjin që tash është në procedurë parlamentare. Shqetësimet e ngritura nga Shoqëria civile lidhur me Reformën zgjedhore duhet të analizohen me kujdes të mos nxitohet me ndonjë ndryshim shkel e shko që nuk sjell tjetër veç improvizim dhe deformim të sistemit. Me këtë Projektligj të atakuar nga Shoqëria civile, me të drejtë ngjallet frika edhe te qytetarët për rrezikun e krijimit të hapësirës për manipulim industrial të votave në zgjedhjet e ardhshme. Sidomos dyshimi ngjallet tek ndryshimi ku duhen qytetaret ti votojnë 10 kandidat të një partie politike, prandaj më praktike do të ishte që qytetarët ta votojnë partine e dëshiruar, kurse kandidatet të jenë edhe nga partitë tjera. Si do të njoftohen qytetarët për këta kandidat?, kur asnjëherë kandidatët e rijnë nuk kanë qenë në media për tu deklaruar se kush janë e as nuk kanë dalë nëpër rrugë për takime me qytetarët par ta kërkuar votën, por gjithmonë diskriminohen duke u anashkaluar nga debatet publike politike dhe duke qenë larg syrit mediatik- kamerave. Gjithashtu kandidatet e pavarur do të ndihen akoma edhe më të diskriminuar nga ky projekt ligj, në qoftë se një kandidati nga një X partie i duhen 1200 vota, një kandidati të pavarur do i duhen 3000 - 5000 vota. Barazia gjinore asnjëherë nuk është respektuar nga partitë politike, asnjëherë nuk kanë qenë të hapura gratë për të folur rreth kandidaturës së tyre, por gjithmonë detyroheshin ti flasin ato fjalë çka i ka thënë partia, dhe nëse ka fol diçka jashtë kornizave partiake ato janë shkarkuar menjëherë. Gjithashtu me këtë Projektligj do ta kenë të drejtën e kandidimit edhe ata persona të cilët e kanë vjedhur shtetin, të cilët ia kanë nxirë jetën qytetarit, këta njerëz nuk duhet ta kenë të drejtën e kandidimit e lëre më ta marrin ndonjë pozitë në komunë, parlament apo në qeveri, kudo qoftë në institucione krebibile që përfaqësojnë vullnetin e votë së qytetarit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".