Gjithçka që duhet bëra për të mos e humbur miqësinë me SHBA-të?!

Gjithçka që duhet bëra për të mos e humbur miqësinë me SHBA-të?!
Gjithçka që duhet bëra për të mos e humbur miqësinë me SHBA-të?!

Muhamet Kelmendi

  • 12 June 2023 - 15:14

 Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

 Kudo po kritikohet Qeveria e Kosovës për raportet shumë të rënda me SHBA. Edhe unë jam në anën e kritikuesve. Kërkohet domosdo të shërohen raportet Kosovë-SHBA. SHBA e çliroi së bashku me UÇK-në Kosovën. U bë shteti me mbështetje të fuqishme ndërkombëtare Por pyetja  është: 1. Çka duhet bërë me Veriun? 2. Çka duhet bërë me kriminelët dhe Listën serbe në veri të Kosovës? 3. Po me dhunën dhe me gjenocidin serbomadh çka u bë? 4. Ku mbetën përdhunimet? 6 Dëmshpërblimi? Dihet se me tërheqjen e njësive speciale nga komunat, në to do të futen kriminelet terrorist të Vuçiqit, duke ndërtuar pushtetin serb në veri. Ja u mbajtën edhe zgjedhjet! Fitoi Lista serbe. U ndërtua kështu shteti në miniaturë serb i Vuçiqit.

A ka në këto çështje përgjigje nga SHBA dhe BE? Pse nuk tregojnë? Dy rrugë janë: 1. Shkëputja e kësaj pjese nga Kosova ose ndërtimi i Republikës serbe dhe 2. Ruajtja e tërësisë territoriale të Kosovës me organizimin e minoritetit serb në një status bashkësie që nuk ka pushtet ekzekutiv. Çka duhet bërë? Me u shkarkuar Qeveria Kurti? Me krijua Qeveri teknike deri në zgjedhje? Me dëgjua faktorin ndërkombëtar? Me bërë kompromise! Me u nënshtrua! Çka më pastaj? 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".