Koordinimi i ngushtë me faktorin ndërkombëtar mbështetës të krijimit të shtetit të Kosovës, çelësi i vetëm për nënshtrimin e Serbisë dhe detyrimin për njohjen de fakto edhe të pavarësisë

Koordinimi i ngushtë me faktorin ndërkombëtar mbështetës të krijimit të shtetit të Kosovës, çelësi i vetëm për nënshtrimin e Serbisë dhe detyrimin për njohjen de fakto edhe të pavarësisë
Koordinimi i ngushtë me faktorin ndërkombëtar mbështetës të krijimit të shtetit të Kosovës, çelësi i vetëm për nënshtrimin e Serbisë dhe detyrimin për njohjen de fakto edhe të pavarësisë

Nexhat Haziri

  • 14 June 2023 - 07:33

Shkruan: ANALISTI - Nexhat Haziri

Për tu kthyer edhe një herë tek obligimi i Qeverisë së Kosovës për formimin e AKS-së, kjo do të ishte edhe një hap shumë i rëndësishëm që procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi të shkonte drejtë finales, e që patjetër do përmbyllej me njohjen reciproke në mes dy vendeve, pa marrë parasysh deklaratave në Beograd se kurrë nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Edhe faktori ndërkombëtar është i vetishëm se pa njohje në mes Kosovës dhe Serbisë, i tërë procesi i bisedimeve ndërmjet dy vendeve është i kotë.

-Padyshim se është koha që qeveria e Kosovës, në veçanti kryeministri Kurti ti qasët me seriozisht procesit të themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke propozuar edhe draft-statutin e këtij organizmi, kërkesë kjo edhe nga faktorët ndërkombëtar, e që do të ishte edhe një hap drejtë shtensionimit të situatës në veri të vendit. Çdo vonesë në këtë drejtim bënë që të mos kemi kthim në normalitet në veri të vendit që do të prodhojë pasoja të rënda për vendin, që përveç sanksioneve që mund të pasojnë nga bashkësia ndërkombëtare, në drejtim të mos përkrahjes së anëtarësimit të vendit në KiE, dhe mos ardhja e investitorëve, pasi askush nuk do të investojë në një vend të pasigurt në aspektin politik dhe të sigurisë dhe pasoja të tjera nga kjo vonesë apo prolongim i qeverisë për të kryer detyrat e veta. Në anën tjetër Serbia është ajo që do ta shfrytëzojë këtë situatë, ku qeveria jonë është në krizë sa i përket raporteve me partnerët tanë dhe mos marrjes së iniciativës për procesin e themelimit të AKS.

Në këtë situatë veriu i vendit do të mbetët gjithnjë i tensionuar, ku shteti serb përmes strukturave ilegale e kriminale do ta ketë fjalën e vet në shumë sfera të jetës atje dhe natyrisht me kalimin e kohës mund t'i rritë edhe kërkesat e veta që edhe sot nuk janë dhe nuk kanë qenë vetëm për te drejta më shumë për serbët kosovar, por prapa tyre po fshihet ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës. Për tu kthyer edhe një herë tek obligimi i qeverisë së Kosovës për formimin e AKS-së, kjo do të ishte edhe një hap shumë i rëndësishëm që procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi të shkonte drejtë finales, e që patjetër do përmbyllej me njohjen reciproke në mes dy vendeve, pa marrë parasysh deklaratave në Beograd se kurrë nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Edhe faktori ndërkombëtar është i vetishëm se pa njohje në mes Kosovës dhe Serbisë, i tërë procesi i bisedimeve ndërmjet dy vendeve është i kotë. dhe për të arritur deri te kjo fazë, qeveria e Kosovës në vend se të tregohet sovraniste në raport me partnerët tanë strategjik, duhet të jetë bashkëpunuese dhe të shfaq partneritet të plotë sidomos me SHBA-n, në mënyrë që ky proces të jetë sa më i favorshëm për Kosovën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".