Durimi të cilin po e vazhdon akoma faktori ndërkombëtar me Vuçiqin ka një qëllim të vetëm, përfundimin e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes finale mes Serbisë dhe Kosovës

Durimi të cilin po e vazhdon akoma faktori ndërkombëtar me Vuçiqin ka një qëllim të vetëm, përfundimin e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes finale mes Serbisë dhe Kosovës
Durimi të cilin po e vazhdon akoma faktori ndërkombëtar me Vuçiqin ka një qëllim të vetëm, përfundimin e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes finale mes Serbisë dhe Kosovës

Skender Mulliqi

  • 14 June 2023 - 15:07

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Kur jemi të Vuçiqi , ai në një formë ka rënë nga pushteti në Serbi, apo protestat masive të organizuara nga opozita do të janë fundi i sundimit dhjetëvjeçar të tij. Durimin të cilin po e kanë faktori ndërkombëtar më Vuçiqin, lidhen më përfundimin e dialogut të Serbisë më Kosovën. Po dëshirohet në mënyrë absurde një shovenist serbomadh të mbahet në këmbë, më motivacion së ai do të largohet nga politika e Rusisë dhe Putinit, e që vështirë do të jetë e realizueshme. Kjo përkrahje që po i bëhet një ish krimineli të luftës dhe të një të korruptuari në Serbi, është e dëmshme për proceset në rajon.

 

 

Invazioni rus në Ukrainë ka treguar të gjitha dobësitë e një superfuqie ushtarake, por gjithsesi edhe dobësitë politike. Kanë pritur që për një ditë të okupojnë Kievin, e që ngjarjet në terren treguan së ishte synim jo real i Putinit. Por, të mendosh të sundosh një popull sovran prej 45 milionësh kjo është çmenduri. Sa po kalon koha rezistenca e popullit të Ukrainës po bëhet edhe më e fortë përballë soldateskës ushtarake ruse. Dy gjeneralë rus janë vra. Ka qenë mashtrim i madh paramendimi së invazioni ushtarak do të prodhon frikë të ukrainasit deri në dorëzim. Po shihet së në këtë luftë do të këtë vetëm një fitues, e ai do të jetë populli i Ukrainës. Rusia e Putinit po mashtrohet. Putini gjithnjë po dobësohet edhe nga brenda. Edhe ajo së po kërcënon botën më armë bërthamore po zvetënohet. Nuk do të këtë një guxim të tillë, për shkakun së nuk do të eksiton më Rusia si shtet. Edhe diçka tjetër këtu. Lufta në Ukrainë sikur po ju shkund pluhurin burokratëve të Evropës. Ata duhet që seriozisht të merren më Ballkanin Perëndimor, duke bërë shumë që Ballkani të dalë nga zona e errët, duke u bërë pjesë e BE-së. Vuçiq, Daçiq e Dodik më shokët e tyre të shovinizmit serbomadh të largohen , që mos të janë pjesë e dialogut më Evropën dhe as më popujt tjerë në rajon. Politikat e Putinit, Vuqiqit, Dodikut e të tjerëve si këta kanë humbur në kredibilitet. Këto politika të tyre kanë burim në ideologjitë pushtuese fashiste. Këto ide janë bërë fikson i tyre , dhe mu për atë dhe proceset demokratike, këta duhet të margjinalizohen. Kështu do të shpëtohet nga një luftë e përgjithshme . Kur jemi të Vuçiqi , ai në një formë ka rënë nga pushteti në Serbi, apo protestat masive të organizuara nga opozita do të janë fundi i sundimit dhjetëvjeçar të tij. Durimin të cilin po e kanë faktori ndërkombëtar më Vuçiqin, lidhen më përfundimin e dialogut të Serbisë më Kosovën. Po dëshirohet në mënyrë absurde një shovenist serbomadh të mbahet në këmbë, më motivacion së ai do të largohet nga politika e Rusisë dhe Putinit, e që vështirë do të jetë e realizueshme. Kjo përkrahje që po i bëhet një ish krimineli të luftës dhe të një të korruptuari në Serbi, është e dëmshme për proceset në rajon. Të kërkohet paqja nga një njeri i cili nuk është larguar më asgjë nga politikat e gjenocidit, kjo është për studim. Vuçiqi dhe Putini haptazi më luftë janë vu në kërkim të realizimit të ideve për botën serbe dhe për botën ruse. Së kur do tu humb durimi Evropës dhe Amerikës më njerëz të tillë të mbushur plotë urrejtje ndaj popujve të tjerë dhe ndaj veçmas shqiptarëve , mbetet të shihet. Serbia dhe Vuçiqi për realizmin e idesë serbomadhe të bashkimit të gjithë serbëve në një shtet, fillimisht po kërkojnë Asociacion me kompetenca ekzekutive që është ndarje e Kosovës mbi baza etnike. Serbia edhe nëse lejohet që ta realizon këtë, kurrë nuk do të ndalet më kërkesa të reja deri në zhbërjen të çdo gjeje shqiptare në Ballkan. Koha e shqiptarëve për unitet që këto projekte të kamotshme shoviniste serbe të ndalen, është pikërisht tash.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online