Këto janë kushtet me të cilat Kosova detyrohet ta funksionalizoj me kohë Bashkësinë së Komunave me shumicë serbe

Këto janë kushtet me të cilat Kosova detyrohet ta funksionalizoj me kohë  Bashkësinë së Komunave me shumicë serbe
Këto janë kushtet me të cilat Kosova detyrohet ta funksionalizoj me kohë  Bashkësinë së Komunave me shumicë serbe

Xhevat Meha

  • 15 June 2023 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Xhevat Meha

Në një moment kohor, Kosova duhet të ndërtoj dhe funksionalizoj një formë të bashkëpunimit të komunave ku jetojnë serbët me shumicë. Dhe kjo, jo se i duhet Kosovës, absolutisht nuk i duhet Kosovës, por kjo duhet të bëhet për faktin se këtë po e kërkojnë mbështetësit e pavarësisë së Kosovës, dhe Kosova nuk mund t'u thotë jo.

- Kosova realisht as nuk ka detyrim ndërkombëtar për këtë edhe pse marrëveshjet e 2013 dhe 2015 i ka miratuar në Kuvend, për faktin se Serbia nuk i ka miratuar këto marrëveshje. Nuk ka detyrime ndërkombëtare vetëm nga njëra palë. Kosova nuk ka detyrime as nga marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit për faktin se Serbia nuk i ka pranuar ende as këto marrëveshje.

Mos miratimi i marrëveshjeve nga Serbia dhe kërkesa nga mbështetësit e pavarësisë së Kosovës për të nxjerrë detyrime vetëm për Kosovën nga këto marrëveshje është qasje e gabuar. Rezultati se kjo është e gabuar kushdo që do të shoh realitetin është "per ledinë" thotë populli. Besoj se kjo vjen nga një qasje ndaj Serbisë "e marrjes me të mirë". Nuk kryen punë kjo, vetëm detyrimin e kupton Serbia. Kjo u vërtetua edhe me dhunën së fundi në veri të Kosovës.

Është e dukshme se koncepti i normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë përmes dialogut me epilogun e njohjes reciproke në fund po dëshmohet i gabuar. Duhet që normalizimi të filloj nga njohja reciproke. Vetëm kur pikënisja e normalizimit është njohja reciproke mundë të filloj normalizimi. Njohja reciproke në fillim është platforma e cila siguron normalizimin, sepse nga kjo pikënisje mundë të bisedohet për mënyrat dhe rregullimet e pranueshme për të dy palët që do të normalizonin në praktikë marrëdhënien Serbi-Kosovë. Qasja e deritanishme e normalizimit me njohje në fund të procesit po dëshmohet se në fakt është vazhdim i gjendjes së tanishme të konfrontimit në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".