KFORI dhe Policia e Kosovës më të koordinuar në Veri, Serbia ka plane të reja për të provokuar

KFORI dhe Policia e Kosovës më të koordinuar në Veri, Serbia ka plane të reja për të provokuar
KFORI dhe Policia e Kosovës më të koordinuar në Veri, Serbia ka plane të reja për të provokuar

Gani Qarri

  • 16 June 2023 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Duke parë tendencat e vazhdueshme të Serbisë fashiste për përshkallëzimin e gjendjes politike, në shenjë hakmarrjeje për burgosjen e terroristëve serb, rasti i kidnapimit të policëve kufitar të Republikës së Kosovës, brenda territorit të vendit tonë, nga njësit speciale të shtetit kriminal serb, medoemos duhet të shërbejë për një bashkërendim urgjent të bashkëpunimit, për ndërmarrjen e menjëhershme të masave të nevojshme në koordinim të ngushtë Policisë së shtetit të Kosovës, me KFOR-in e EULEX-in, për të pamundësuar dhe mos lejuar realizimin e planeve të Serbisë hegjemoniste, për ta acaruar edhe më shumë gjendjen në veri.

-Mjerisht kidnapimi i 3 policëve kufitar, në brendësi të territorit të Kosovës, derisa ata po kryenin detyrën e tyre ligjore të mbikëqyrjes rutinore të kufirit ndërshtetërorë, është edhe një provokim tjetër skandaloz kundër Kosovës nga ana e autoriteteve kriminale të Serbisë, me qëllim të shtimit të problemeve ndërmjet dy vendeve dhe rritjes së serishme të tensioneve në veri, e jo vetëm.

Krejt kjo, po bëhet me qëllim të minimit të përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar për gjetjen e mundësive reale të shtensionimit të situatës në veri të vendit dhe përpjekjeve për të ardhë deri te zgjidhja e pranueshme ligjore e institucionale, për tejkalimin e gjendjes së krijuar nga grupet kriminale serbe në pjesën veriore të Republikës së Kosovës! Prandaj, duke parë tendencat e vazhdueshme të Serbisë fashiste për përshkallëzimin e gjendjes politike, në shenjë hakmarrjeje për burgosjen e terroristëve serb, rasti i kidnapimit të policëve kufitar të Republikës së Kosovës, brenda territorit të vendit tonë, nga njësit speciale të shtetit kriminal serb, medoemos duhet të shërbejë për një bashkërendim urgjent të bashkëpunimit, për ndërmarrjen e menjëhershme të masave të nevojshme në koordinim të ngushtë Policisë së shtetit të Kosovës, me KFOR-in e EULEX-in, për të pamundësuar dhe mos lejuar realizimin e planeve të Serbisë hegjemoniste, për ta acaruar edhe më shumë gjendjen në veri.

Kjo për vet faktin tanimë të ditur publikisht nga të gjithë, se Serbia fashiste përkundër të gjitha akteve kriminale, që nga nxitja e bandave terroriste e deri te ndërhyrja me grupe të njësive speciale, për kidnapimin e zyrtarëve policor, në brendësi të territorit të Kosovës, Serbia fashiste dhe krimineli Vuçiq zhvillon edhe propagandë speciale, duke akuzuar Kosovën për "provokim" të Serbisë dhe rrezikim të qytetarëve serb, taktikë me të cilën vazhdimisht Serbia është arsyetuar sa herë që ajo vet, ka ndërmarrë aksione të tilla terroriste duke i shoqëruar ato paraprakisht, me urdhra për mobilizim, ngritje të gatishmërisë ushtarake në nivelin më të lartë dhe vendosjen e forcave të ushtrisë, në kufirin verior me Kosovën, si sinjale për agresion të hapur ushtarak, kundër vendit tonë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".