Edi Rama e ndali për hatër të Aleksandër Vuçiqit takimin e dy qeverive shqiptare, i planifikuar të mbahet në Gjakovë

Edi Rama e ndali për hatër të Aleksandër Vuçiqit takimin e dy qeverive shqiptare, i planifikuar të mbahet në Gjakovë
Edi Rama e ndali për hatër të Aleksandër Vuçiqit takimin e dy qeverive shqiptare, i planifikuar të mbahet në Gjakovë

Skender Mulliqi

  • 16 June 2023 - 14:54

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Është për studim fakti se si një pjesë e opozitës dhe kryeministri Rama, nuk po e përkrahin Kosovën në këto momente historike, kur dihet së seriozisht po rrezikohet jo vetëm Kosova nga hegjemonit serbo –ruse por po rrezikohen në përgjithësi interesat e shqiptarëve në Ballkan. Rama harton draft statut pa ja bërë Zoti borxh për minoritetin serb në veri , i cili ka të drejta më shumë së çdo minoritet tjetër në botë. E nuk po interesohet për shqiptarët në Kosovën Lindore dhe në Mal të Zi. Nuk e di së a e është kuptuar nga bota demokratike, së Vuçiqi dialogun e ka shndërruar në instrument të politikave dyfytyrëshe dhe instrument për konsum të brendshëm politik.

 

Presidenti serb, me manovrat e tija politike jo vetëm që nuk e ka bërë asnjë hap para në procese, por ka bërë kthim retrograd në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Shtetet perëndimore sikur po hezitojnë të marrin masa ndaj tij për gjitha osbsrukcione politike që po bënë, dhe krizën më luftë që po e shkakton më bandat serbe, të cilat përditë po e destabilizojnë veriun e Kosovës. Sikur faktori ndërkombëtar “nuk po kanë çka më i ba gomarit e po e mëshojnë samarit” ,siç thotë një fjalë e popullit. Po i mëshojnë më sa po mundën Kosovës të cilën e ndihmuan në lirinë dhe pavarësinë e saj. Po e tolerojnë brutalitetin e bandave serbe të cilat banda i rrahën bukur shumë edhe ata vet-KFOR. Kjo sikur fletë për ndonjë lloj frike të tyre pse prapa politikës shoviniste serbe , qëndron Rusia e Putinit!Apo më mirë të themi së po fshihen planet e tyre që duhet të ndodhin gjera të pa mira ne veri për të ndarë Kosovën, se bëhet fjalë për resurse të mëdha nëntokësore në këtë pjesë të vendit. Zaten edhe të gjitha luftërat bëhen pikërisht për këtë qëllim. Si të kuptohet kjo ndryshe kur dihet së Vuçiqi nuk po I zbaton marrëveshjet si atë të Brukselit dhe të Ohrit. Pika e fundit e marrëveshjes së Ohrit, I jep të drejtë bashkësisë ndërkombëtare që të marr masa dhe dënime të caktuara ndaj palës që nuk i zbaton marrëveshjet. Pala e Kosovës e ka pranuar marrëveshjen e Ohrit në tërësi, dhe ka kërkuar nga Vuçiqi të vënë nënshkrimin, gjë të cilën ai ka refuzuar. Vuçiqi e ka pranuar parcialisht planin franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve , vetëm atë pjesë ku i duhet Serbisë. E ka hedhur poshtë pikën katër nëse nuk gabojë të planit , që në një formë apo tjetër është pranim i pavarësisë të Kosovës. Nuk ka pranuar gjithashtu që Kosova mos të pengohet në inkuadrimin e strukturave të BE-së dhe në OKB. I përmenda gjitha këto për të cilat tashmë I ka të ditura opinioni I gjerë publik, për faktin së BE-ja, nuk po merre masa ndaj Serbisë, e ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj Kosovës gjoja për mos bashkëpunim të duhur më faktorin ndërkombëtarë lidhur më zhvillimet e fundit në veri .E dihet mirëfilli së kryeministri Kurti vetëm po mbron ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit. Incidente më përmasa tragjike janë duke i sakatuar strukturat kriminale serbe me shërbimet e tyre sekrete dhe grupin kriminal rus, Vagner, e dihet së prapa të gjithë këtyre poshtërsive të ndyra qëndrojnë Putin dhe Vuçiq, në planet e tyre djallëzore për realizmin të ideve për botën ruse dhe për botën serbe. Është për studim fakti së si një pjesë e opozitës dhe kryeministri Rama, nuk po e përkrahin Kosovën në këto momente historike, kur dihet së seriozisht po rrezikohet jo vetëm Kosova nga hegjemonit serbo –ruse por po rrezikohen në përgjithësi interesat e shqiptarëve në Ballkan. Rama harton draft statut pa ja ba Zoti borxh për minoritetin serb në veri , i cili ka të drejta më shumë së çdo minoritet tjetër në botë. E nuk po interesohet për shqiptarët në Kosovën Lindore dhe në Mal të Zi. Ai siç e tha më të drejtë edhe kryeministri i Kosovës ,Albin Kurti para medieve , më mirë është që të harton draft statut për ndonjë asociacion për shqiptarët në Luginë, së sa po interesohet për Asociacion të serbëve ne Kosovë. Tjetër. Rama e ndali takimin e dy qeverive shqiptare që ishte planifikuar të mbahet në Gjakovë. Duket së edhe këtë punë e bëri për mos ti prishë marrëdhëniet vëllazërore ideologjike më serbin Vuçiq. Nëse vazhdojmë më këtë mos unitet jemi duke u rrezikuar seriozisht si shtete dhe si komb, së ekziston droja e madhe, së mos po na përsëritën padrejtësitë e mëdha historike nga Fuqitë e Mëdha të Kohës! Sikur më shumë po dëshirohet një Serbi e Madhe e fortë në Ballkan, së sa një Shqipëri e Madhe - Natyrale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online