Kurti duhet ti zbatoj kërkesat e bëra nga BE dhe SHBA dhe të vendos  si kusht hyrje në agjendë edhe të luginës së Preshevës

Kurti duhet ti zbatoj kërkesat e bëra nga BE dhe SHBA dhe të vendos  si kusht hyrje në agjendë edhe të luginës së Preshevës
Kurti duhet ti zbatoj kërkesat e bëra nga BE dhe SHBA dhe të vendos  si kusht hyrje në agjendë edhe të luginës së Preshevës

Blerim Burjani

  • 17 June 2023 - 16:03

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani 

Edhe Serbisë i përmenden sanksionet nga BE dhe SHBA, sepse shtetet e QUINTIT në takim me Vuçiqin ia përmendin edhe atij sanksionet për shkeljen  e Marrëveshjes së Ohrit. Kosova dhe Serbia mundë të ju  nënshtrohen sanksioneve, pra nuk do të ketë sanksione të njëanshme vetëm për Kosovën, duke pasur parasysh se palët nuk iu kanë përmbajtur marrëveshjes. Vuçiqi e ka thënë shkurt se është  më mirë mos me ditë çka i kanë thënë atij shtetet e QUINTIT.

-Serbia po  luan me interesat e veta por jo me interesa të serbëve kosovar, të cilët nuk pyeten fare nga Serbia ata janë të shtypur nga Serbia. Tash kjo është e vërteta pse kurrë s’ka pasur zgjidhje për veriun, tash kohërave të fundit është stimuluar Serbia dhe është trimëruar më shumë , edhe pse mban çadrën ruse.  Kryeministri Kurti duhet të arrij një marrëveshje të domosdoshme me aleatët e Kosovës, një propozim i sinqertë  duhet të  vjen nga kjo qeveri  , drafti për statutin  duhet te propozohet nga Kurti dhe te shërbej si baze për pune dhe dialog në Bruksel.

Edhe pse krijimi i asociacionit është e drejt ekskluzive e qeverise së Kosovës, këtu është bërë palë Serbia qe 24 vjet për çështjen e veriut e ky është vet problemi, në vend që Kosova të merret vesh me serbët e Kosovës për të themeluar asociacion, këtu është bërë palë Serbia se edhe ajo ka të drejt të plotë dhe të vetme të flasë në emër të serbëve kosovar, këtu është esenca e problemit.  Serbia po  luan me interesat e veta por jo me interesa të serbëve kosovar, të cilët nuk pyeten fare nga Serbia ata janë të shtypur nga Serbia. Tash kjo është e vërteta pse kurrë s’ka pasur zgjidhje për veriun, tash kohërave të fundit është stimuluar Serbia dhe është trimëruar më shumë , edhe pse mban çadrën ruse.  Tash  e tërë loja apo topi i është lënë Kosovës.

Kosova duhet ta  themeloj asociacionin ndërsa Serbia nga Marrëveshja e Ohrit nuk merr asnjë përgjegjësi të  vetme  dhe precize. Joshja e Serbisë ka bërë që të gjitha pasojat do ti përjetoj edhe Kosova edhe BE dhe SHB, tash sa më parë e marrin vesh se e kanë kotë përkrahjen  e Serbisë,  për të kthyer Serbin kah perëndimi është ma mirë, nëse jo Serbia tash luan këtë lojë për përfitime në raport me konfliktin me Kosovë.  Edhe Serbisë i përmenden sanksionet nga BE dhe SHBA, sepse shtetet e QUINTIT në takim me Vuçiqin ia përmendin edhe atij sanksionet për shkeljen  e Marrëveshjes së Ohrit. Kosova dhe Serbia mundë të ju  nënshtrohen sanksioneve, pra nuk do të ketë sanksione të njëanshme vetëm për Kosovën, duke pasur parasysh se palët nuk iu kanë përmbajtur marrëveshjes. Vuçiqi e ka thënë shkurt se është  më mirë mos me ditë çka i kanë thënë atij shtetet e QUINTIT.

 Kurti duhet ti zbatoj kërkesat e bëra nga BE dhe SHBA,  dhe të vendos  si kusht hyrje në agjendë edhe të luginës së Preshevës, dhe të kërkoj  që ndërtesat komunale të mbajnë simbole të Republikës së Kosovës edhe pas zgjedhjeve  në veri,  nëse bëhen shumë shpejt , pra disa garancione  Kurti duhet ti kërkojë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"