Kosova ka garanci të fuqishme amerikane për mbrojtje të integritetit dhe sovranitetit të shtetit

Kosova ka garanci të fuqishme amerikane për mbrojtje të integritetit dhe sovranitetit të shtetit

Hajrullah Tërnava

  • 18 June 2023 - 08:57

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Qortimet e disa politikajve amerikan ndaj qeverisë Kurti janë politika diplomatike që donë me e bindë edhe Serbinë se dikur edhe pse është bombardua nga vete Amerika, atë nuk e kanë tani armike, sepse me këtë donë ta realizojnë marrëveshjen e Ohrit deri te njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës që me këtë t’iu hapen dyert, drejtë shteteve të BE-së dhe paça e përhershme të mbretëroj në këto troje.

 

Qeveria Kurti me veprimet që po i ndërmerr në disa muaj të fundit, po mundohet që ta shtrij sovranitetin e shtetit në kufijtë ekzistues të vitit 1974, edhe në ato pjesë të veriut, e që pati kundërshtime dhe kushtëzime që ti ndërroj politikat e tija, si ato të ushtrim të posteve të kryetarëve të katër komunave që në zgjedhjet u zhvilluan dhe prodhuan atë rezultat, zgjedhje të cilat i përkrahu edhe Amerika, e sidomos që ata kryetar mos ti ushtrojnë ato detyra zyrtare nëpër komuna por ne vende tjera, si dhe njësitë speciale të policisë mos të jenë të pranishme në ato komuna. Na zoti Eskobar pati edhe kërcënime që nëse nuk zbatohen për dy ditë ato kërkesat e tija Kurti do ta sheh se çfarë e pret, dhe tani edhe që kaluan disa ditë, i njëjti Eskobar e lavdëroj Kurtin dhe e konfirmoj qëndrimin se Amerika gjithnjë do ta përkrah Kosovën dhe e llogaritë si shtet mik të saj, dhe në bazë të këtij qëndrimi të Eskobarit, qartë po shihet se Kurti e ka përkrahjen e më të fortëve të Amerikës, prandaj ai ka qëndrim të paluhatshëm dhe dinjitoz në mbrojtje të kushtetutshmërisë së Kosovës, që këtë qëndrim deri më tani nuk e patën ata të tjerët që e udhëhoqën shtetin e Kosovës deri në këto vite, sa e morri pushtetin Kurti, e sidomos kur dihet që ata të tjerët falën kilometra të tërë toke Malit të Zi dhe Maqedonisë, prandaj tani Qeveria Kurti po e sfidon Bashkimin Evropian me 5 pikat për ti dhënë mbështetje në angazhimin e shtensionimit të situatës në veri të vendit dhe krijimit më të shpejtë të klimës stabile për vazhdim të dialogut me temat që janë në tavoline. Kryeministri ka zhvilluar të martën një takim të hershëm në orët e mëngjesit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e misionit të Bashkimit Evropian, ndërsa tha se ka pasur një ditë më parë telefonatë edhe me Borrellin lidhur më përpjekjet për shtensionim të situatës në veri, për shtrirje të rendit dhe ligjit dhe krijimit të kushteve edhe për përsëritje të zgjedhjeve të reja që është kërkesë e BE-së dhe SHBA-së në funksion të ndërtimit të institucioneve lokale demokratike dhe gjithëpërfshirëse. Kreu i Qeverisë ka thënë se sundimi i ligjit është hapi i pare për të vazhduar tutje, duke përfshirë identifikimin dhe ndjekjen penale e gjykimin e drejtë të të gjithë atyre që e kanë sulmuar Policinë, pjesëtarët e NATO-s dhe gazetarët. Për të arritur normalizim të plotë të gjendjes dhe shtensionim, e vazhdim të dialogut për normalizim të raporteve me Serbinë, dhe gjetur modelin e përshtatshëm kushtetues të Asociacionit, Kurti ka paraqitur kërkesën 5 pikëshe për mbështetje veprimi nga ana e faktorit ndërkombëtar. “1. Sundimi i ligjit në katër komunat veriore dhe identifikimi dhe ndjekja e atyre që kanë sulmuar policinë, KFORin dhe gazetarët; 2. Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës; 3. Policia e Kosovës, KFOR dhe EULEX të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë; 4. Qeveria e Kosovës do të koordinohet me të gjithë aktorët dhe do të shpallë zgjedhje të parakohshme në katër komunat veriore, që do të mbahen në atmosferë të lirë dhe demokratike dhe 5. Kosova dhe Serbia kthehen menjëherë në dialog në të cilin BE-ja siguron zbatimin e marrëveshjes së arritur si dhe në javën që vjen të organizohet takim i nivelit të lartë”, janë 5 pikat kusht të paraqitura nga Kryeministri i Kosovës për mbështetje nga BE dhe SHBA-të. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar të martën në veri një nga organizatorët e sulmeve në veri, Milun Milenkovic, ku pas arrestimit të serbit, Policia e Kosovës është sulmuar nga huliganët serbë në veri. Sulmet e huliganëve serb ndaj policisë së Kosovës tani nuk është një befasi, sepse veprime të tilla ka pasur që nga moti, edhe nga çlirimi i Kosovës, ku para disa viteve në një intervenim policor u vra polici Enver Zymberi. Qortimet e disa politikajve amerikan ndaj qeverisë Kurti janë politika diplomatike që donë me e bindë edhe Serbinë se dikur edhe pse është bombardua nga vete Amerika, atë nuk e kanë tani armike, sepse me këtë donë ta realizojnë marrëveshjen e Ohrit deri te njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës që me këtë t’iu hapen dyert, drejtë shteteve të BE-së dhe paça e përhershme të mbretëroj në këto troje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".