Situata në Veri të Kosovës brenda përmasave të shpërthimi të luftës që e rrezikon edhe paqen evropiane?

Situata në Veri të Kosovës brenda përmasave të shpërthimi të luftës që e rrezikon edhe paqen evropiane?
Situata në Veri të Kosovës brenda përmasave të shpërthimi të luftës që e rrezikon edhe paqen evropiane?

Agim Bajrami

  • 18 June 2023 - 08:58

Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami

 

Dhe bashkësia ndërkombëtare në vend, që Kosovën , të përkrahë në përpjekjet e saja për të ofruar ligjshmërinë në tërë territorin e vetë,dhe në dënimin e Serbisë ndaj veprimeve të saja agresive e terroriste kundër shtetit të Kosovës dhe fqinjët të saj , tani së fundi, e njëjta bashkësia ndërkombëtare, po e fajëson qeverinë e Kosovës , duke kërkuar nga ajo, të heq dorë në ushtrimin e kompetencave të saja kushtetuese e ligjore në tërë territorin e shtetit të Kosovës. Edhe me rastin e kidnapimit të tre zyrtarëve të policisë së Kosovës në territorin e Kosovës nga njësitet terroriste ushtarake serbe,bashkësia ndërkombëtare vazhdon të hesht, apo edhe ti shërben politikës agresive të shovenistve serbë.

 

 

Serbia po i përdorë praktikat e agresionit ndaj shtetit fqinjë, në rastin tonë të Kosovës , përmes grupeve paramilitare serbe nën maskën "civilna zastita"dhe të tjera, siç ka bëra edhe Rusia në Ukrainë , dhe Serbia gjatë shpërbërjes së ish Jugosllavisë. Kësaj situate , i kontribuojnë edhe lojrat dhe interesat politike të aktorëve politikë ballkanas si; presidenti serb Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Kurti në njërën anë, dhe në anën tjetër, është bashkësia ndërkombëtare me aktorët kryesorë; ShBA, Britania e madhe,Gjermania, Franca, e të ndarë në interesat e tyre, për shkak të luftës në Ukrainë, ku tani po i shfaqin mos pajtimet e tyre me situatën në veri të Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare, nuk ka vlerësime të qarta e objektive si dhe gjykime unike ndaj akteve kriminale të grupeve kriminale të komanduara nga Beogradit , kundër rendit kushtetues të shtetit të Kosovës. KFOR-i , deri më tani ka dështuar të ushtron mandatin e vetë sipas rezolutës nr.1244 së KS të OKB-së , për të ofruar paqe dhe siguri të plotë në tërë territorin e Republikës së Kosovës. KFOR-i, i mandatuar për ti siguruar kufijtë e Kosovës ndaj çfarëdo agresioni , e sidomos ndaj agresionit të Serbisë ,kur këto ditë forcat speciale terroriste ushtarake serbe, duke hyrë në brendi të Kosovës, kidnapuan tre zyrtarë të policisë së Kosovës në detyrat e tyre në ruajtjen e kufirit të Kosovës nga bandat dhe kontrabanda serbe, edhe pse tek kufiri do duhej të ishin edhe forcat ushtarake të KFOR-it, ndërsa deri më tani KFOR-i , nuk ka shfaq ende ndonjë vlerësim për dështimin e vetë në ofrimin e sigurisë në tërë territorin e shtetit të Kosovës. Situatës së rreziqeve të tanishme në Kosovës, i kanë paraprirë ,shtyrja dhe presioni i presidentit të Serbisë Vuqiç, që qytetarët serbë të mos integrohen në institucionet e shtetit të Kosovës, dhe atëherë kur kishte serbë të integruar dhe përfshiheshin në kuadër të policisë së Kosovës, dhe strukturat shtetërore të Kosovës , presidenti serb, i detyroj serbët kosovarë, ti braktisin institucionet komunale dhe qendrore, dhe kur Qeveria e Kosovës organizoi zgjedhje komunale në katër komunat veriore të Kosovës ,përsëri serbët u urdhëruan nga Vuqiçi serb, të mos marrin pjesë në zgjedhjet e organeve komunale , dhe nga këto zgjedhje dalin përfaqësues tjerë të cilët minoriteti serb në Kosovë me direktivat e presidentit serb po i kundërshton duke i penguar përfaqësuesit e zgjedhur ti ushtrojnë funksionet e tyre kushtetuese ligjore,madje këto kundërshtime të minoritetit serb janë të dhunshme ndaj forcave të rendit qytetarëve në Kosovë. Dhe bashkësia ndërkombëtare në vend, që Kosovën , të përkrahë në përpjekjet e saja për të ofruar ligjshmërinë në tërë territorin e vetë,dhe në dënimin e Serbisë ndaj veprimeve të saja agresive e terroriste kundër shtetit të Kosovës dhe fqinjët të saj , tani së fundi, e njëjta bashkësia ndërkombëtare, po e fajëson qeverinë e Kosovës , duke kërkuar nga ajo, të heq dorë në ushtrimin e kompetencave të saja kushtetuese e ligjore në tërë territorin e shtetit të Kosovës. Edhe me rastin e kidnapimit të tre zyrtarëve të policisë së Kosovës në territorin e Kosovës nga njësitet terroriste ushtarake serbe,bashkësia ndërkombëtare vazhdon të hesht, apo edhe ti shërben politikës agresive të shovenistve serbë. A nuk është kjo, nga bashkësia ndërkombëtare, viktimizimi i Kosovës, për interesat e tyre, dhe të Serbisë, me qëllimin e ndarjes së veriut të Kosovës. Një është e sigurt, shqiptarët , nuk do të pranojnë kurrë, 'ndarjen e Kosovës' nëse edhe krejt bota është për ndarjen e saj ,shqiptarët janë në të drejtën e tyre në shtëpinë e tyre, dhe në rast nevoje bëjnë luftë me shekuj për mbrojtjen e shtëpisë së tyre. Por një të kenë të qartë sidomos vendet dhe kombet evropiane , pa lirinë dhe shtetin e Kosovës , nuk do të ketë paqe,siguri dhe stabilitet evropian. Shqiptarë ka kudo, në vende të Evropës, dhe ata, do të jenë fuqishëm kundër atyre që cenojnë lirinë e Kosovës, prandaj , kujdes ,se sulmi ndaj lirisë së Kosovës, është sulmi ndaj lirisë dhe paqes evropiane!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".