Vuçiqi është një radikal kriminal i Sheshelit, i cili po bënë lojëra të dyfishta politike vetëm që të përfiton ekonomikisht nga BE-ja

Vuçiqi është një radikal kriminal i Sheshelit, i cili po bënë lojëra të dyfishta politike vetëm që të përfiton ekonomikisht nga BE-ja
Vuçiqi është një radikal kriminal i Sheshelit, i cili po bënë lojëra të dyfishta politike vetëm që të përfiton ekonomikisht nga BE-ja

Skender Mulliqi

  • 18 June 2023 - 08:59

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Presidenti serb , Vuqiq, në gjithë këto manovrime politike dhe te kërcënime për luftë, për ndarje të veriut të Mitrovicës nga jugu, po dëshiron ti inkuadron në lojë edhe fëmijët e minoritetit serb në Kosovë, por sigurisht ka menduar edhe në fëmijët në Serbi,që të flijohen jo për Serbinë siç gënjen ai, por për të mbetur sa më gjatë në pushtet. Ky së bashku më Millosheviqin dhe shovinistet e tjerë serb , janë ata që i kanë vra të rinjtë serb, apo fëmijët e tyre në kafenenë Panda në Pejë, në kohën e luftës, për ti fajësuar shqiptarët.

 

 Nga kjo deklaratë skandaloze që edhe fëmijët serb të motivohen për luftë në Kosovë, ka të bëjë për konsum të brendshëm politik , ku për çdo ditë është duke ju lëkundur seriozisht karriga nga protestat masive opozitare në Serbi. Madje, për deklarimin së si fëmijët e moshës 12,13 dhe 14 janë të gatshëm të vdesin në Kosovë, janë manipulim me ndjenjat e fëmijëve dhe të familjarëve të tyre. Këtë serbomadh janë duke e mbajtur edhe pak ditë në këmbë bashkësia ndërkombëtare, e cila po mendon së përmes tij, do ti realizojnë objektivat për paqe në rajon dhe objektivat e tyre strategjike, për largim nga Rusia e Putinit, e që vështirë që do të arrijnë në këtë gjë. Serbia moti ka marrëdhënie vëllazërore më Rusinë dhe këto është tepër vështirë të shkëputen, edhe pse BEja dhe Amerika po mendojnë ashtu. Vuçiqi është një radikal i Sheshelit, i cili vetëm po bënë lojëra të dyfishta politike që të përfiton ekonomikisht nga BE-ja ,dhe hiq më shumë. Edhe diçka kur jemi tema e lojës së Vuçiqit me fëmijë, së gjoja është krijuar mos durim për të jetuar në Kosovë. Kjo është gënjeshtër dhe manipulim i madh, që ti mbajë serbët gjallë më kauza të rreme, më qëllim që ata edhe pse jetojnë shumë më mirë në Kosovë, se në Serbi, mos të pranojnë shtetin e Kosovës. Shumica e serbëve nuk janë duke ju bashkangjitur kësaj ideje serbomadhe, por vetëm disa banda kriminale dhe grupet e ndryshme militare dhe paramilitare, të futura nga Serbia brenda territorit të vendit tonë, të cilat edhe po shkaktojnë incidente të rënda ndaj policisë të Kosovës, duke i kidnapuar edhe tre police, edhe ndaj KFOR-it. Futja në lojë politike të fëmijëve të enklavave serbe në Kosovë, hasi në reagime të ashpra në Serbi, si nga Natasha Kandiq dhe nga opozita .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"