Kuvendi i Kosovës pa unitet politik në këtë moment kritik historik

Kuvendi i Kosovës pa unitet politik në këtë moment kritik historik
Kuvendi i Kosovës pa unitet politik në këtë moment kritik historik

Muhamet Kelmendi

  • 19 June 2023 - 07:54

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Uniteti dhe bashkërendimi i qëndrimeve është detyrë që duhet ta bëjë Kuvendi. Po dihen raportet me SHBA-të dhe me BE-në. De-jure ka të drejtë Kosova në mjetet e ndërmarra. Por, kjo e drejtë, nuk është pranuar nga politikë bërësit ndërkombëtar. Aty duket se faktori-de-jure e ka humbur rëndësinë. Çka këtu? Për këtë është Kuvendi. Aty diskutohet gjendja dhe nxirren masat adekuate për gjendjen. Në Kuvend merren qëndrimet dhe detyrohet ekzekutivi në veprimet e veta. Këtë e kaloi Kuvendi pa marrë asnjë masë. U diskutua dhe nuk u dënua agresori.

-Kuvendi i Kosovës ka kohë që nuk është vendi që i kryen detyrat e parapara me Kushtetutë. De-jure është detyrë e Kuvendit kryerja e tri pushteteve. Por, në realitet, është bërë Kuvendi, vendi i interesave politike dhe ekonomike, i luftës për pushtet. Kosova gjendet në një gjendje të rëndë përball UE-së dhe të administratës së SHBA-ve. Pozita e saj është dobësuar. Kritikat dhe qëndrimet negative ndaj Kosovës ,si nga UE,-a, ashtu edhe nga SHBA-të janë thelluar. Po kërkohen gjera politike të njëanshme dhe që Qeveria e Kosovës i mendon se janë në dëm të sovranitet të vendit, të Republikës. Pas vendosjes së pushtetit lokal në katër komunat e Veriut të Kosovës, me anën e njësive speciale, duke u futur në ndërtesat e komunave, janë thelluar konfliktet me bandat kriminale serbe. Këto banda nuk po e pranojnë pushtetin e dalë nga vota.

Bandat vepruan dhe po kryejnë aksione të ndryshme kriminale dhe terroriste në vende të ndryshme të Kosovës. Nga bandat kriminale serbe u sulmuan dhe po atakohen ushtarët e KFOR-it, policët e Kosovës, gazetarët e po shkatërrohen objekte të ndryshme. Dënimi u bë vetëm ndaj Kosovës. Kosovës i kërkohet të i lesoj objektet e komunave. Ndërsa, fare nuk dënohen grupet kriminale dhe shteti serb për organizimin, financimin dhe udhëheqjen ne aksione terroriste. Kosovës iu rrëmbyen edhe tre polic në afërsi të kufirit nga Serbia dhe përsëri nuk dënohet shteti serb. Këtë nuk ë bëri as Petar Stano. Me pa ndërgjegjësim politik bëhet thirrje për "qetësi dhe mos ndërmarrje të aksioneve" të njëanshme".

Nuk e bëri askush dënim në emër të BE-së as Josef Borel. SHBA-të e dënuan veprimin e njësisë speciale, ndërsa SHBA-të dhe Anglia kërkuan," lirimin e e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të ndaluar më 14 qershor". E tërë kjo gjendje kaloj në Seancën e Kuvendit të Kosovës me diskutime të kundërta me gjendjen dhe nuk u arrit të nxirret as edhe një rezolutë për gjendjen në veri dhe në raport me shtetin kriminal serb. Kjo gjendje dhe, sidomos heshtja e faktorit ndërkombëtar ndaj aksioneve terroriste të Serbisë i ka trimëruar grupet kriminale serbe të udhëhequr nga krimineli i luftës, Vuçiq, në aksione të rrezikshme Kundër Republikës së Kosovës. Subjektet veri atlantike nuk i dënuan këto grupe kriminale në veri. Po lejojnë çdo lloj organizimi. Këtë po e shfrytëzon Serbia dhe ka rritur aksionet terroriste dhe presionin politik. Pikërisht kjo është dashur të jetë temë në Kuvend. Uniteti dhe bashkërendimi i qëndrimeve është detyrë që duhet ta bëjë Kuvendi.

Po dihen raportet me SHBA-të dhe me BE-në. De-jure ka të drejtë Kosova në mjetet e ndërmarra. Por, kjo e drejtë, nuk është pranuar nga politikë bërësit ndërkombëtar. Aty duket se faktori-de-jure e ka humbur rëndësinë. Çka këtu? Për këtë është Kuvendi. Aty diskutohet gjendja dhe nxirren masat adekuate për gjendjen. Në Kuvend merren qëndrimet dhe detyrohet ekzekutivi në veprimet e veta. Këtë e kaloi Kuvendi pa marrë asnjë masë. U diskutua dhe nuk u dënua agresori. U akuzua ekzekutivi e ekzekutivi akuzonte opozitën. Po masa nuk nxorën. Mbeti Kuvendi pa një qëndrim. Këtu kërkohen masa analitike për të nxjerr qëndrime politike! Cila është gjendja në veri? Çka të veprohet me bandat çetnike serbe? Çka të veprohet me kërkesën e SHBA-ve për lëshimin e komunave? Si të bëhen zgjedhjet? Këto janë çështjet e diskutimit në Kuvend! Kuvendi ju iku këtyre çështjeve. Gjendja në Kosovë vazhdon siç ishte, madje edhe më keq, e Kuvendi i Kosovës heshtë ndaj çështjeve kryesore, në sigurinë e Republikës së Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".