Sanksionet ndërkombëtare marrin drejtim të riorientimit vetëm kundër Serbisë për mos zbatim të marrëveshjeve aksionet terroriste në veri të Kosovës nga bandat e krimit

Sanksionet ndërkombëtare marrin drejtim të riorientimit vetëm kundër Serbisë për mos zbatim të marrëveshjeve aksionet terroriste në veri të Kosovës nga bandat e krimit

Hajrullah Tërnava

  • 20 June 2023 - 07:46

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Situata e krijuar tani e shumë kohë, me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve për Serbinë dhe Kosovën, ka kaluar në një fazë që i ka ardhur koha të ndërmerren edhe masat sankciononuese ndaj ati shteti që s’po i përmbahet zbatimit të marrëveshjeve, që ndërkombëtarët i kanë arritur, e që në këtë raste është Serbia ajo të cilës do ti kthehet ngadalë, me vonesë por sigurt bumerangu i madh me sanksioneve, për shkak të mos zbatimit të marrëveshjeve me Kosovën dhe ndërhyrjet direkt për të rrezikuar Kosovën në fushë e sigurisë.

- Gjithsesi se institucionet e Kosovës duhet angazhuar më shumë, lobimet politike pozitë e opozitë, për ta dëshmuar te të gjitha partnerët ndërkombëtar dhe grupet miqësore të shteteve të ndryshme se është Serbia ajo që po provokon në veri të vendit, prandaj kemi vazhdimisht situatë të tensionuar. Derisa zyrtar të lartë të BE-së, përfshirë këtu edhe ndërmjetësuesit në proces të dialogut me Serbinë flasin për sanksione me të cilat do të ndëshkoheshin Kosova dhe Serbia, për shkak të tensioneve të fundit të krijuara në veri të vendit, dhe dështimit për të gjetur zgjidhje. Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger, ka reaguar pas lajmeve se BE po përgatit sanksione ndaj Kosovës, duke kërkuar që sanksionet të vendosen për Serbinë e cila ka autorësinë e plotë të shkaktimit të krizës në veri të Kosovës.

“Çfarë sanksionesh janë planifikuar kundër Serbisë për shkaktimin e krizës duke i tërhequr serbët lokal nga institucionet, duke bërë thirrje për zgjedhje të reja, duke i bojkotuar zgjedhjet dhe duke sulmuar dhunshëm paqeruajtësit e NATO-s. Pse po sanksionohet Kosova? Për shkak të zbatimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit? Apo për shkak se Kosova nuk do ta lejojë veten të shndërrohet në një kukull për t’u gjykuar nga autokratët? Kjo vendosmëri dhe ashpërsi duhet të vijë në pyetje dhe është shumë e nevojshme kundër Vuçiqit, e jo kundër Kosovës, e cila nuk po përpiqet të përdorë të gjitha llojet e dredhive për të rritur ndikimin e saj mbi fqinjët e saj”, ka reaguar fuqishëm Kati Shchneeberger. Ky reagim vjen pasi që është duke u paralajmëruar në vazhdimësi se Bashkimi Evropian ka përgatitur masa fillestare, si sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri.

Me këto veprime tani Kosova po mbështetet për muri, duke u akuzuar e fajësuar për situatën e krijuar, të tensionuar në veri me rebelimin e serbëve lokal të instrumentalizuar nga krerët e Listës Srpska të dirigjuar nga Aleksandër Vuçiqi, vetëm për faktin pse klasa politike në Kosovë, pozitë dhe opozitë nuk është e bashkuar, nuk ka akoma një qëndrim të unifikuar politik, edhe për këtë situate e cila vjen në një moment shumë të vështirë për shtetin, që është moment i kalimit të pragut strategjik dhe historik të ruajtjes së integritetit e sovranitetit të shtetit.

Tani e tutje drejtësia ndërkombëtare e ka fjalën, por kosovaret deri me tani në situatën e krijuar gjithnjë janë treguar më kooperativ dhe bashkëpunues me ndërkombëtarët, kur është fjala për marrëveshjet e arritura me ndërkombëtarët, dhe në asnjë moment nuk kanë devijuar apo që nuk iu kanë përbujtur marrëveshjeve të arritura nga ana e ndërkombëtarëve Serbi-Kosovë, prandaj nëse dikush në këtë rast ndëshkohet për shumë mos përmbajtje të marrëveshjeve ajo është Serbia që duhet të ndëshkohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".