Edhe me luftë gati për ta mbrojtur shtetin e Kosovës, serbët në veri nuk po pushojnë me akte terroriste

Edhe me luftë gati për ta mbrojtur shtetin e Kosovës, serbët në veri nuk po pushojnë me akte terroriste
Edhe me luftë gati për ta mbrojtur shtetin e Kosovës, serbët në veri nuk po pushojnë me akte terroriste

Skender Mulliqi

  • 20 June 2023 - 07:51

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Në këto rrethana të krijuara qëllimisht nga Beogradi zyrtar për ndarje të Kosovës, ose edhe për pushtimin e saj, duhet të ndërpriten bisedimet, të cilat tashmë e kanë humbur kuptimin. E kanë humbur kuptimin të zhvillohen bisedime më një njeri që nuk e pranon shtetin e Kosovës. E kanë humbur kuptimin këto bisedime më një Serbi hegjemoniste dhe fashiste. Arrestimet e tre policëve të Kosovës në brendi të kufirit tanë , vetëm sa e forcojnë mendimin së ky shtet është më shumë se fashist. Nëse miqtë tanë na sakrifikojnë për këtë Serbi, të cilën shumë mirë e dinë së çfarë është , kjo nuk donë më koment. Shqiptarët do të mbrojnë edhe më luftë tokat e tyre stërgjyshore. Janë shteruar mundësitë me që më bisedime të normalizohen marrëdhëniet e ndërsjella.

-Është dashur më herët të ndërpriten bisedimet më Serbinë. Nuk ke çka bisedon më një shtet terrorist, e aq më pak më një fashist të Sheshelit, siç është Alaksandar Vuçiqi. Nuk po pushojnë serbët në veri më akte terroriste, më të vetmin qëllim për të shkatërruar shtetin e ri të Kosovës. Asociacioni është vetëm pretekst për të arritur qëllim final të zhbërjes të shtetësisë të Kosovës. Nëse se bota perëndimore po e përdhelë Serbinë dhe Vuçiqin për interesa të veta, apo nga frika e Putinit, kjo është tek e fundit punë e tyre. Kosova është shteti më properëndimor në botë, dhe t’ia thyesh kurrizin për një Serbi si të kohës të Millosheviqit , kjo është e presedan I llojit të vet. Gjithë këto faqe të zeza në veri të Kosovës, janë produkt I politikave serbomëdha në rajon, të sforcuara nga diktatori rus, Valladimir Putin. Është bërë e padurueshme gjendja kaotike në veri të vendit, nga bandat terroriste të Vuçiqit dhe të Putinit.

Ka ardhur koha që këtyre aventurave për zhbërje të pavarësisë dhe të lirisë tonë , tu vihet pikë. Mjaftë është bërë më sulme terroriste që 23 vite më radhë nga bandat serbe .Gjuajtën pa rreshtuar më bomba dhe shpërthime me gaz molotov, ndaj shqiptarëve. Rrahën dhe vranë shqiptarë. I ndaluan ata që mos të kalojnë Urën mbi lumin Iber, që të shkojnë në shtëpitë e tyre. Ndërkombëtarët sikur u bën që nuk po shohin dhe nuk po dëgjojnë. Nga aktet e fundit të brutaliteteve në veri më shpërthime më bomba , armë të zjarrit, u plagosën rëndë dhe lehtë pjesëtarë të policë së Kosovës, dhe shumë pjesëtarë të KFOR-it. Në këto rrethana të krijuara qëllimisht nga Beogradi zyrtar për ndarje të Kosovës, ose edhe për pushtimin e saj, duhet të ndërpriten bisedimet, të cilat tashmë e kanë humbur kuptimin. E kanë humbur kuptimin të zhvillohen bisedime më një njeri që nuk e pranon shtetin e Kosovës.

E kanë humbur kuptimin këto bisedime më një Serbi hegjemoniste dhe fashiste. Arrestimet e tre policëve të Kosovës në brendi të kufirit tanë , vetëm sa e forcojnë mendimin së ky shtet është më shumë se fashist. Nëse miqtë tanë na sakrifikojnë për këtë Serbi, të cilën shumë mirë e dinë së çfarë është , kjo nuk donë më koment. Shqiptarët do të mbrojnë edhe më luftë tokat e tyre stërgjyshore. Janë shteruar mundësitë me që më bisedime të normalizohen marrëdhëniet e ndërsjella. Nuk ka mundësi edhe për faktin se Serbia ende e ka Kosovën pjesë përbërëse në preambulën e saj kushtetuese. Më këtë logjikë tërë kohën edhe, është duke u sjellë dhe duke vepruar Vuçiqi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".