Kosova nuk është shkaktare e tensioneve në veri, ajo është në të drejtën ligjore e kushtetuese dhe vendin e vet, Serbia po provokon me sjellje luftë nxitëse

Kosova nuk është shkaktare e tensioneve në veri, ajo është në të drejtën ligjore e kushtetuese dhe vendin e vet, Serbia po provokon me sjellje luftë nxitëse
Kosova nuk është shkaktare e tensioneve në veri, ajo është në të drejtën ligjore e kushtetuese dhe vendin e vet, Serbia po provokon me sjellje luftë nxitëse

Gani Qarri

  • 21 June 2023 - 07:33

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Tendenca plotësisht e gabuar, që duke i bërë presion të vazhdueshëm, ndrydhur e shtrydhur dhe poshtëruar pareshtur, deri në mos durueshmëri Kosovën të cilën në gjithë këtë lojë diletante, e kanë futur pa dëshirën e saj dhe është viktimë tërësisht e pafajshme, në vend të zgjidhjes, do të kulmojë me probleme edhe më të mëdha dhe qoi në dështimin total të Borellit, Lajçakut dhe vet Eskobarit, nëse nuk shpërthen edhe luftë ndërmjet të dy vendeve, të iniciuar nga bandat kriminale të cilat aktualisht po mbështeten edhe nga ndërmjetësuesit e famshëm!

-Paaftësia ordinere e ndërmjetësueseve të lartë evropian dhe emisarit amerikan, ka quar gati, në prag të luftës së hapur, ndërmjet dy shteteve, për të cilat Borell, Lajçak dhe Eskobar nga BE dhe SHBA, janë mandatuar për të ndërmjetësuar marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe krijuar paqe të qëndrueshme e afatgjatë, gjë që nuk mund të jetë e realizueshme, me vënien e shkelmit në fyt-Kosovës, siç pretendojnë hapur, tash e sa kohë të tre këta ndërkombëtar! Prandaj duket se përfundimisht edhe vet bashkësia ndërkombëtare është ftohur prej tyre, dhe po studion seriozisht, mundësinë e zëvendësimit të treshes së dështuar, me figura të njohura dhe të dëshmuara për zhvillimin e bisedimeve me ndërmjetësim të balancuar e pa mbajtur anë, si kusht për përfundimin me sukses të dialogut. Përndryshe, ndërmjetësuesit Borell e Lajçak dhe vet emisari amerikan Eskobar, të cilët lejojnë veten të influencohet brenda kaq pak kohe, nga Serbia hegjemoniste dhe marrin hapur anën e saj, sikur të mos ishin ndërmjetësues ndërkombëtar, por simpatizantë të Serbisë, prej se njihen si diplomat, e deri më ditët e sotme nuk mbahet mend qoftë edhe një rast i vetëm, të kenë arritur ti zgjidhin problemet në mënyrë të drejtë dhe afatgjate, ndërmjet vendeve që kufizohen me njëra tjetrën.

Për aq më keq, ata me qëndrimet e tyre të njëanshme, po kthehen në nxitës të konfliktit të ri ndërmjet të dy vendeve, treshe militante, e ndikuar nga lekët e Serbisë, madje vet Eskobar ra edhe publikisht në konflikt interesi, duke lejuar që edhe bashkëshortes së tij, Serbia t`ia financojë ekspozitën. Prandaj dhe lind pyetja madhore, se si pikërisht kjo treshe e cila edhe është kthyer në problem tejet spekulativ, jo duke ndërmjetësuar por duke urdhëruar Kosovën që ajo, në territorin e saj legjitim, ti tërheq policinë shtetërore, për t`ua lëshuar komunat dhe objektet institucionale harambashëve të ish okupatorit, bandave kriminale serbe të vendosura edhe në Listën e Zezë të ShBA-ve, si dhe falangave të milicisë fashiste të Aleksandër Vuçiqit, të dërguara enkas nga Serbia, për okupimin e godinave komunale dhe shlyerjen e institucioneve tona shtetërore në veri të Republikës së Kosovës.

Tendenca plotësisht e gabuar, që duke i bërë presion të vazhdueshëm, ndrydhur e shtrydhur dhe poshtëruar pareshtur, deri në mos durueshmëri Kosovën të cilën në gjithë këtë lojë diletante, e kanë futur pa dëshirën e saj dhe është viktimë tërësisht e pafajshme, në vend të zgjidhjes, do të kulmojë me probleme edhe më të mëdha dhe qoi në dështimin total të Borellit, Lajçakut dhe vet Eskobarit, nëse nuk shpërthen edhe luftë ndërmjet të dy vendeve, të iniciuar nga bandat kriminale të cilat aktualisht po mbështeten edhe nga ndërmjetësuesit e famshëm!

Ndaj pas debaklit në të ashtuquajturin dialog, me animin e tyre të hapur në krah Serbisë hegjemoniste si shteti më problematik në rajon, vend agresiv dhe i pa-rehatuar asnjëherë, i cili përveçse ka filluar disa luftëra, i trimëruar nga mbështetja e vazhdueshme e treshes Borell, Lajçak dhe Eskobar, në krye me pasardhësin dhe gebelësin e Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq, po përgatitet e kërcënon çdo ditë me rifillimin e një lufte, tjetër të re, kundër Kosovës, e që praktikisht, sapo edhe e ka filluar me aksionet e para speciale, duke kidnapuar policët kufitar të Kosovës në detyrën e tyre rutinë, brenda kufijve dhe territorit të Republikës së Kosovës.

Dhe krejt kjo, nuk ka pikur nga qielli, por është rezultat i kalkulimeve qëllimkëqija të Borellit, Lajçakut dhe emisarit Eskobar, andaj vet gjendja e cila nën ndërmjetësimin e tyre, ka eskaluar deri në këtë pikë shpërthyese, është alarmi i fundit, se ka ardhur koha që, përfundimisht të bëhen ndryshime jo vetëm në qasje të dialogut, por edhe me zëvendësimin e menjëhershëm të ndërmjetësuesve të BE-së dhe emisarit amerikan, të cilët me sjelljet e tyre të padrejta dhe jo korrekte, në vend të paqes e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, po i dërgojnë të dy vendet, drejtë konfliktit të hapur dhe një luftë të pashmangshme.

Luftë e cila mund të filloj, jo vetëm nga paaftësia e tyre, por për më tepër, pikërisht për shkak të mbështetjes së pretendimeve territoriale të Serbisë fashiste, konflikt i cili, nëse nisë, nuk mund të ndalet as kufizohet më, vetëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por do të zgjerohet edhe në shtetet tjera në rajon, ku jetojnë miliona shqiptar dhe serb, që nga Bosnja e Mali i Zi, deri në FYROM, vend i shpifur nga komunizmi jugosllav, i banuar me mbi 40 % shqiptar, të cilët përkundër të gjitha marrëveshjeve, mbeten të anashkaluar dhe nuk gëzojnë as 1-,të dhjetën e të drejtave të pakicës serbe prej vetëm rreth 30 mijë pjesëtarëve, në veri të Kosovës. Shkaktar i tensioneve nuk është Kosova, ajo është në të drejtën ligjore e kushtetuese dhe vendin e vet, prej të cilit nuk ka, se ku të shkojë, e nxitës dhe autor i të gjithave sa ndodhin është pasardhësi i kasapit Millosheviq, dhe gebelësi i tij, Vuçiq, ai i cili edhe pas mbi një dekade bisedimesh me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të lartë të BE-së, që tanimë shihet qartë edhe publikisht, se janë vënë me tërë qenien e tyre në krah të Serbisë, po vazhdon pa asnjë ndrojtje, lojërat e tij të pista dhe qëndrimet shumë-fytyrash në kurriz të Kosovës, përderisa presioni ndërkombëtar, përfshi edhe atë të emisarit Eskobar, çuditërisht, në mënyrë krejt të paarsyeshme dhe fare të padrejtë, vazhdon të ushtrohet vetëm kundër Kosovës.

Kështu që edhe vet niveli aktual, i tensionimit të situatës mes Kosovës dhe Serbisë, ka rrezik serioz të shpërthimit në konflikt të hapur, gjë që u pa më së miri edhe nga deklarimi agresiv gati një orësh i Aleksandër Vuçiqit, mbi takimin me kryeministrin e Kosovës Abin Kurti, të thirrur në Bruksel për të gjetur zgjidhje rreth situatës së tensionuar në veri. Dhe megjithëse në deklarimet e deritashme publike, Kryeministri Kurti e ka lënë të hapur mundësinë e takimit, përkundër kidnapimit të policëve të Kosovës, brenda territorit tonë nga grupet paramilitare terroriste të Serbisë, të cilat veprojnë me urdhër të shtetit serb, Vuçiq ka deklaruar, gati prerë se nuk dëshiron takim me Kryeministrin e Kosovës, dhe diskutim lidhur me gjetjen e mundësisë për shtensionim të situatës në veri.

Por çuditërisht ndërmjetësuesit e lartë të Bashkimit Evropian, vazhdojnë me avazin e vjetër, duke kërkuar nga të dy liderët e shteteve që të pranojnë takimin pa asnjë kusht, sepse refuzimi automatikisht do të ketë pasoja, pa sqaruar se çfarë do të ndërmerret, nëse kryeministri i Kosovës i përgjigjet pozitivisht ftesës, kurse krimineli Vuçiq jo. Madje edhe në paraqitjen e tij groteske, presidenti i Serbisë ka refuzuar të takohet me Kurtin, përderisa Kryeministri i Kosovës tha se do të vendosë, sapo ambasadori i Kosovës në Serbi, ti vizitojë dhe shohë gjendjen e policëve të kidnapuar, nga Serbia, nëse do të marrë pjesë në takimin e Brukselit, “për të gjetur dalje nga kriza dhe kthyer në rrugën e dialogut, siç u shpreh Stano”.

Edhe zëdhënësi i BE-së Petër Stano tha se data e takimit, ende nuk është caktuar dhe Blloku evropian po e përcjell situatën për të parë se a janë palët të gatshme për të gjetur zgjidhje, ndërsa ftesa e Borrellit, sipas tij, nuk është ftesë për të kënaqur Brukselin, por për nevojën që të ulen tensionet dhe për të ardhmen evropiane të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë, gjë e cila për të konsistuar me të vërtetën, pikësëpari vet ndërmjetësuesit ndërkombëtar duhet të dëshmojnë në vepër se janë të pa anshëm dhe kundër ndërsyerës në konflikte, duke ia mbajtur publikisht anën agresorit!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".