Rusia e Putinit, sulmohet nga ushtria private e Vagnerit?

Rusia e Putinit, sulmohet nga ushtria private e Vagnerit?
Rusia e Putinit, sulmohet nga ushtria private e Vagnerit?

Agim Bajrami

  • 24 June 2023 - 17:36

Shkruan ANALISTI: Agim Bajrami

Siq e kam parashikuar vizionin tim për të ardhmën e Federatës Ruse ,pas agresionit ushtarak 

ndaj Ukrainës dhe popullit të saj ,tani lufta po i kthehet vetë Rusisë , nga forcat e saja vrasëse në Ukrainë.

Dhe nga tani, bota po hynë në etapën e rreziqeve tjera , dhe si;

- Në Federatën Ruse mund të ketë ' puq ushtarak'  i ngjashëm me revolucionin e tetorit, apo zhvillime të brendshme luftarake, e bombardime, në mes  të ushtrisë së komanduar nga Putini , dhe të ushtrisë private VAGNER ,për ruajtjen apo marrjen e pushtetit.

- Në këto zhvillime në Rusi ,siguria globale mund të rrezikohej ngase ,armët nukleare do të jenë të pa sigurta, nga personat nën autoritetët përgjegjëse të Federatës Ruse,ku do të jetë e pa sigurt ,a do të mund të qëndroj në krye të shtetit Putini, dhe përmes luftës së brendshme të pakënaqësisë ushtarake ruse ,kush  mund të drejtoj politikën dhe shtetin e Rusisë.   

- Dhe në në luftën e Ukrainës gjatë këtyre ngjarjeve në Rusi, mund të përshpejtohen operacionet  luftarake dhe të kthejnë nën sovranitetin e shtetit të Ukrainës edhe territoret që kontrollohen nga forcat pushtuese ruse , duke përfshirë edhe Krimenë. 

- Zhvillimet e brendshme ruse  ,

mund të ndikojnë edhe në zhvillime të rajonit të ballkanit perëndimor , si; - Kosova ti zhvillon  përpjekjet e shtrirjes së sovranitetit të shtetit, në veri të Kosovës ,apo të shton luftën policore në  luftimin e segmenteve e grupeve dhe forcave paramilitare serbe të dirigjuara nga Serbia ;

- Dhe në Bosnje e Hercegovinë,të zhvillohen përpjekjet në luftën për ruajtjen e Bosnjës sipas marrveshjes së Dejtonit ,duke iu kundërvën  'seciosionizmit të Dodikut prorus ' për ndarjen e "republikës serpska" nga federata e Bosnjës dhe Hercegovinës. 

Dhe cilët faktorë i  paraprijnë këtyre   rrethanave të krijuara tani;     

- përhapja e pakënaqësisë ushtarake në Rusi ,për humbjet e ushtarëve e aseteve ushtarake ruse në Ukrainë, gjatë përpjekjeve luftarake të Putinit te pushtoj Ukrainën, me pretekstin se janë të rrezikuar komuniteti rus në Ukrainë;

- nga paranoja e frikës së Putinit, se po sulmohet nga NATO-ja, apo sipas mendësisë politike të botës ruse për mundësin e agresionit nga aleanca e perëndimit, ndaj interesave të federatës ruse;

- apo ,nga përllogaritja e gabuar e politikës ruse, që zhvillimet globale, do të drejtohen apo ndikohen sipas skenarit të politikës së botës ruse dhe rendi i ri botëror do të bëhej sipas skenarit të dominimit botës ruse ortodokse.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".