Ambasadorja Kim ka të drejtë, Kryeministri duhet ti dëgjon miqtë ndërkombëtar në raport me situatën e krijuar në veri të vendit

Ambasadorja Kim ka të drejtë, Kryeministri duhet ti dëgjon miqtë ndërkombëtar në raport me situatën e krijuar në veri të vendit

Hajrullah Tërnava

  • 25 June 2023 - 08:43

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Në situatën e tanishme të përkeqësimit, ku gjendet Kosova karshi një Serbie konfliktuoze e cila gjithnjë krijon situata të tendosura të cilat mundë të prodhojnë edhe konflikte luftarake, ndërmjetësimi i kahmotshëm i ndërkombëtarëve që janë duke e ndihmuar procesin me bisedime, për ta arritur një marrëveshje të qëndrueshme, duhet ti jep frytet e e prekshme deri të arrihet pajtimi mes dy shteteve.

 

Mesazhi më i ri Ambasadores amerikanë në Shqipëri Yuri Kim, është një qartësim akoma më i fuqishëm i politikës amerikane karshi Kosovës dhe kërkesave të drejtuara ndaj Qeverisë Kurti, për masa konkrete të shtensionimit të gjendjes në veri të vendit, dhe fillimit të veprimit praktik për përmbushjen e obligimeve që dalin nga marrëveshja e Ohrit, për ta zbatuar atë pa vonuar, me propozimin e draft statutit të Asociacionit, pasi që finalja e këtij procesi është e garantuar për të përfunduar me njohje reciproke, pavarësisht pse nga pala serbe deri më tash është kundërshtuar. Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, e cila nga 10 korriku do të marrë pozitën e zëvendës ndihmës sekretares për Çështje Evropiane në Departamentin e Shtetit, ka folur për situatën në veri të Kosovës. Duke i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti që të dëgjojë miqtë në raport me situatën e krijuar në veri të vendit. Ajo ka përmendur edhe çështjen e Asociacionit, duke thënë se Kosova dhe Serbia kanë rëndë dakord për diçka të tillë dhe janë akorduar për rrugën përpara që do të çonte në njohjen plotë të Kosovës dhe ky proces nuk duhet të pengohet por të punohet në ecjen përpara dhe sa më shpejtë të finalizohet. Kim ka thënë se është koha që udhëheqësit të lënë pas egot e tyre dhe të marrin në konsideratë këshillat e miqve, miqve të vërtetë. Diplomatja amerikane ka thënë se nëse duhen prova për atë se sa shumë SHBA beson në Kosovën, atëherë duhet kthyer kokën pas dhe shikuar disa vite më parë. Tutje Kim ka thënë se problemi aktualisht qëndron tek hapat dhe sekuencimi që duhet ndjekur në mënyrë që Kosova dhe Serbia të lëvizin përpara. “Pozicioni i SHBA-ve është shumë i qartë lidhur me Asociacionin. Liderët e Kosovës dhe Serbisë u pajtuan për themelimin e Asociacionit, por jo vetëm në këtë, po për rrugën përpara qe do të përfundojë me njohjen e plotë e Kosovës. Nuk besoj se do duhet të rikujtohet sesa shumë besojnë SHBA në Kosovë. Afeksioni dhe angazhimi që ne kemi për një Kosove të pavarur. Nëse ju duhet provë, shkoni pak pas, disa vite më pas. Problemi është cilat janë hapat dhe sekuencat që duhen ndjekur që dy palët të lëvizin përpara. Dhe kjo është një kohë që liderët të lënë mënjanë ego dhe të mendojnë për projektin kombëtar. Kush janë miqtë tuaj. Konsideroni pak këshillat e miqve tuaj, miqve tuaj të vërtetë”, ka deklaruar ambasadorja Yuri Kim. Në situatën e krijuar tani rreth asociacioneve, duhet ti epet fundi kësaj çështje dhe të fillohet me krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, që edhe ky asociacion do të duhej të jetë në përputhshmëri me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, e jo të jetë i ngjashëm me „Srpska Republiken“ e Bosnjës. Shtete të tëra në BE kanë në përbërjen e tyre pakica kombëtare të shteteve fqi, të cilat e kanë rregullua këtë çështje në përputhshmëri me ligjet dhe kushtetutat e tyre, të cilat funksionojnë dhe jetojnë në bashkësi të përhershme në ato shtete. Edhe shteti i Kosovës duhet ta përzgjedh një model të tillë dhe ta bëjë një Asociacion për komunat serbe në përputhshmëri me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, dhe njëherë e përgjithmonë ti vihet fundi i kësaj çështje që të arrihen marrëveshjet sikur që janë marrë vesh me marrëveshjen e Ohrit, që kjo marrëveshje të formësohet sa më parë për një qetësim të situatës së tanishme. Ndërkombëtarët kanë gjetur edhe një arsye shtesë që ti ofrojnë popullatës serbe Asociacionin për komunat serbe, dhe me këtë të përfundoj njëherë e përgjithmonë kjo situatë e tendosur, kështu që tani këtyre shteteve me arritjen e pajtimit dhe njohjeve reciproke mes veti do t’iu hapen dyert drejt BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".