Qeveria duhet të merr mësim nga katër komunat e veriut që të mos lejon skenarin e bllokimit në qendër të Kosovës

Qeveria duhet të merr mësim nga katër komunat e veriut që të mos lejon skenarin e bllokimit në qendër të Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 26 June 2023 - 08:00

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Gabimet e pasluftës, të udhëheqësve të shtetit të atyre kohërave, tani po shprehen në praktikë në këto kohëra, sepse atëherë nga ata udhëheqës që ishin në pushtet të Kosovës, pranuan nga presioni serb që ti krijojnë edhe disa fshatra serbe si komuna serbe, sepse këtë e kërkonte Serbia për qëllimet e saja që tani po na shprehen si territor i banuar me serb për të krijuar asociacione që i konvenojnë Serbisë, prandaj tani jo rastësisht në Kosovë janë 10 komuna serbe, edhe që si popullatë që jetojnë në Kosove si pakicë llogariten rreth 3-5%, prandaj tani po dalin në shesh se serbët në veri donë një Asociacion serb si ai i Bosjnës „Srpska Republika“ që kur të duan e çrregullojnë situatën politike e të sigurisë në Kosovë, për qëllimet e tyre.

Mos të harrojmë se tani ky asociacion po kërkohet që të krijohet për veriun si katër komuna që janë të banuara me shumicë serbe, e që në të ardhmen me ato tjerat komuna serbe që janë edhe 6, që gjinden gjithandej Kosovës, për ndonjë do të kërkojnë asociacion të ngjashëm si në veri. Prandaj këtë duhet ta ketë parasysh Kryeministri Kurti që çfarë vendimi të ndërmerr për asociacionin gjithsesi se duhet të jetë në përputhshmëri me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës. Prandaj situata e krijuar në veri të Mitrovicës-Kosovës qe një kohë të gjatë me situata të tendosura konfliktuoze, sikur që ndodhi edhe kidnapimi i tre policëve shqiptarë brenda territorit të Kosovës, që edhe sot e tani kjo situatë konfliktuoze po zgjatet në ato pjesë të veriut, dhe me këtë është duke u matur “pulsi” i veprimit të institucioneve të shtetit të Kosovës, atyre të sigurisë, edhe me një skenar tjetër të mundshëm të shtrirjes së destabilizimit dhe provokimit nga grupet kriminale serbe, nga veriu në qendër të Kosovës.

Tani janë katër ditë të plota që qytetar serb po protestojnë në komunën e Graçanicës me pretekst të kundërshtimit të arrestimit të bashkëqytetarit të tyre të dyshuar dhe akuzuar për krime lufte. Tani po instrumentalizohen ngadalë por sigurt edhe qytetarët serb të Kosovës qendrore, nga regjimi kriminal i Vuçiqit, shërbimet e shtetit serb, që të përdoren edhe ata në një moment të caktuar për krijuar situatë akoma më të rëndë të sigurisë pasi që institucionet e rendit nuk janë duke reaguar me masa të ashpërsuar kundër protestuesve në Graqanicë të cilët në shenjë proteste e mbajnë rrugën kryesore që shkon në drejtim të Gjilanit gjatë gjithë ditës të bllokuar. Qeveria e Kosovës duhet të merr mësim nga katër komunat e veriut që të mos lejon skenarin e bllokimit dhe të enklavizimit pikërisht në qendër të Kosovës, duke u rrezikuar nga krijimi i një bastioni të ri të bandave kriminale edhe në Graçanicë, si epiqendër e nacionalizmit dhe shovinizmit të nxitur nga regjimi i Vuçiqit pasi edhe kjo komunë qeveriset nga Lista Serbe.

Organet e sigurisë e sidomos policja duhet të jetë e pranishme në çdo cep të territorit të Kosovës, dhe me pranin e saj ti jetësoj ligjet dhe kushtetutën e Kosovës në ato pjesë të Kosovës, dhe ata të cilët i kundërshtojnë ato ligje ndaj tyre të ndërmerren masa ligjore sipas ligjeve, dhe ndaj të gjithë atyre që kanë të dhëna se kanë krye vepra kriminale ditëve të kaluara në konfliktet që e ushtronin dhunën ndaj KFOR-it dhe policëve të Kosovës, gjithsesi se ndaj tyre duhet të ndërmarrin masa ligjore, qoftë edhe burgosjen e tyre, dhe këto veprime nga ana e policisë, popullata e atyre pjesëve të banuara me shumicë serbe do e kuptojnë se të gjithë qytetarët duhen t’iu përmbahen ligjeve të Kosovës dhe në çdo kohë ta ruajnë qetësinë e rendit publik të qytetarëve në përputhshmëri me ligjet në fuçi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".