Të shantazhuarit për dy dekada nga Serbia, kapësit e egër të pushtetit, e injorojnë ftesën e Presidentes Osmani për një konsultë me peshë në vendimtare për interesin e shtetit

Të shantazhuarit për dy dekada nga Serbia, kapësit e egër të pushtetit, e injorojnë ftesën e Presidentes Osmani për një konsultë me peshë në vendimtare për interesin e shtetit
Të shantazhuarit për dy dekada nga Serbia, kapësit e egër të pushtetit, e injorojnë ftesën e Presidentes Osmani për një konsultë me peshë në vendimtare për interesin e shtetit

Gani Qarri

  • 26 June 2023 - 08:13

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Vet fakti se për më tepër se dy dekada me radhë, e veçanërisht në 13 vitet e sundimit të Hashim Thaçit, Isa Mustafës e Ramush Haradinajt në koalicion me dorën e zgjatur të Serbisë fashiste në Kosovë, Listën serbe me në krye Goran Rakiqin dhe Milan Radojçioqin, jo vetëm që ka lulëzuar krimi e kontrabanda e papenguar asnjëherë por nuk është akuzuar e as kapur e dënuar kurrë, asnjë kriminel i vetëm serb, flet më së miri se interesi i vetëm i krerëve të partive të inkriminuara opozitare, ishte plaçkitja e shtetit dhe qytetarëve të këtij e vendi dhe jo rendi e ligji, forcimi i shtetit dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

-Edhe refuzimi i ftesës së presidentes Osmani,në mënyrë kaq të pa turp, nga ana e subjekteve te inkriminuara politike në opozitë, PDK dhe LDK, është edhe një goditje e rëndë pas shpine e interesit strategjik, që i bëhet publikisht shtetit tonë, qëllimisht, vetëm për inat pse kanë ngelur tërësisht jashtë loje dhe dështuar rëndë në ruajtjen e kontinuitetit prej dekadash në kapjen dhe zhvatjen e shtetit të varfëruar të Kosovës! Kreu i PDK-së Memli Krasniqi e ka refuzuar ftesën e Presidentes Osmani për konsultim të bashkëveprimit politik me unitet , në këtë moment historik në të cilin gjendet shteti, me kërkesa nga më të ndryshmet të faktorit ndërkombëtar, në emër të shtensionimit të situatës në veri, ku ndër pikat kryesore mbetet përgatitja urgjente e një procesi të ri zgjedhor për kryetar komunash në veri të Kosovës.

Madje nga BE dhe SHBA, çuditërisht kërkohet që kryetarët e sapoemëruar sipas ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës, detyrën zyrtare të mos e ushtrojnë në objektet komunale as deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe implementimin e mandatit të tyre ligjor, por në zyra dhe objekte alternative. Edhe më tepër habit kërkesa për tërheqjen e njësive të Policisë Speciale të Republikës së Kosovës, përderisa para objekteve komunale, silllen vërdallë bandat kriminale serbe dhe paramilitarët e Aleksandër Vuçiqit, si dhe pretendimet për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, përderisa pakica serbe nën urdhrat e Vuçiqit, nuk merr pjesë as në zgjedhjet e lira demokratike të Republikës së Kosovës. Sikur mos të mjaftonin të gjitha këto, pas ngjarjeve të fundit në veri, Kosovës vazhdon ti vështirësohet gjendja edhe nga qëndrimet totalisht të papërgjegjshme të opozitës së inkriminuar, si demagogjia e gërditshme e PDK-së, e cila shkon deri në naivitet të tillë të ulët, sa kryetari i saj duke refuzuar ftesën e Presidentes Osmani, e arsyeton refuzimin e ftesës, se kinse “Presidentja paska qëndruar e "heshtur" dhe "neglizhuar" obligimin e saj, për të garantuar unitetin qytetar” ?!

Ngjashëm ka vepruar edhe kreu i LDK-s Lumir Abdixhiku, madje takimin me presidenten e vendit ai e ka kushtëzuar edhe më rëndë, dhe në mënyrë krejtësisht cinike e të papranueshme, duke kërkuar që mazhoranca të bëjë (para tij?!) edhe deklarim paraprak se çfarë pozicioni do të mbaj ndaj kërkesave të miqve ndërkombëtar.... Në letrën që kreu i LDK-së ia ka kthyer presidentes, arsyetohet se gjoja LDK ka përcjellë me shqetësim zhvillimet me aleatët SHBA, BE e NATO, ku qasja dhe papërgjegjësia diplomatike e strategjike, sipas pikëpamjeve të tyre, paskan rrezikuar sovranitetin e Republikës së Kosovës, një përgjigje akuzuese e ngjashme me akuzat që lëshon i emëruari për kryetar nga Vuçiqi në Preshevë "këshillë dhënien" apokaliptike në letrën e vet kreu aktual i LDK-s Lumir Abdixhikut, parti udhëheqësit e të cilës ndodhen para gjykatës, për vjedhjen dhe keqpërdorimin e parave të popullit, të kontribuar gjatë viteve të 90-ta për Kosovën, në Fondin e 3%-it! e hiperbolizon me shprehjet e gjithëdijshme se; interesat e vendit, të ruajtjes e të shtrirjes së sovranitetit në gjithë territorin e Kosovës, kanë gjasë vetëm nëse në krah kemi aleatët tanë, që popullin tonë e ndihmuan në rrugën e lirisë, pavarësinë dhe të demokracisë”, vazhdon Lumir aga... Dhe përderisa kryetarët dhe kryesitë e partive të inkriminuara opozitare, e presin me ovacione, u krijojnë himne dhe ngritin në qiell, çdo veprim anti-Kosovë të Serbisë dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq, edhe pse Presidentja e shtetit tonë Dr. Vjosa Osmani u ka dërguar ftesa kryetarëve të partive politike opozitare për konsultime rreth vendimmarrjes në këtë proces vendimtar për shtetin e Kosovës, pasi një gjë të tillë e kishte kërkuar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, PDK dhe LDK e kanë refuzuar madje edhe injoruar këtë iniciativë, të cilës megjithëse vije nga opozita, Presidentja e vendit i është përgjigjur pozitivisht!

Kështu që sjellja e tyre banale e oportuniste, janë dëshmia më tepër se arrogante e opozitës së diskredituar, që tregon më së miri se këta ish pushtetar të dënuar me votën e lirë të popullit të Kosovës, për inat të humbjes së pushtetit janë të gatshëm ta rrezikojnë gjithë vendin dhe hedhin në erë edhe themelet e shtetit tonë të brishtë, të cilët përveç interesave të tyre personale dhe klanore, nuk kanë asnjë interes për ta mbrojtur politikën nacionale të sovranitetit dhe integritetit të shtetit tonë të pavarur, as përball akteve terroriste e kriminale të mercenarëve të Serbisë fashiste kundër Republikës së Kosovës!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".