Jo vetëm Nenad Orlloviq dhe rebelët e tjerë para drejtësisë kosovare, pa kompromis politik për ata që bien ndesh me ligjin

Jo vetëm Nenad Orlloviq dhe rebelët e tjerë  para drejtësisë kosovare, pa kompromis politik për ata që bien ndesh me ligjin
Jo vetëm Nenad Orlloviq dhe rebelët e tjerë  para drejtësisë kosovare, pa kompromis politik për ata që bien ndesh me ligjin

Nexhat Haziri

  • 28 June 2023 - 09:06

Shkruan: ANALISTI-Nexhat Haziri 

Kjo natyrisht që kërkon profesionalizëm ashtu edhe siç po tregon policia jonë dhe prokuroria e shtetit, të mbahen e të zhvillohen larg politizimit dhe ndikimit nga gjendja e tensionuar në veri të vendit, dhe sigurisht në koordinim e njoftim edhe të faktorëve ndërkombëtar, në veçanti me KFOR-in dhe EULEX-in.

-Angazhimin e Kosovës, konkretisht qeverisë së Kosovës për të ofruar dhe garantuar kushte dhe atmosferë ku sundon rendi dhe ligji në të gjithë territorin e vendit, pra edhe në komunat e veriore, ndjekje dhe gjykim të rrjeteve kriminale , personave me precedence kriminale që përbëjnë rrezik për rendin dhe qetësinë publike,  është e drejtë e së cilës qeveri dhe secilit shtet demokratik, dhe në këtë drejtim edhe faktori ndërkombëtar nuk duhet të jetë pengues po përkrahës dhe ndihmues sidomos në pjesën veriore të vendit ku kemi një situatë të tensionuar dhe grupet kriminale serbe të përkrahura edhe nga qarqe politike serbe qoftë në veriun vendit tonë, por edhe në Serbi po i mbështesin me qëllim destabilitetin politik dhe të sigurisë në vendin tonë.  Në këtë drejtim ku në ditët e fundit , patëm arrestimin .N.O.,( Nenad Orlloviqit). i dyshuar për sulm ndaj KFOR’it me vendbanim në Mitrovicën e Veriut, është i i njohur me nofkat “Nemac (Gjermani)” dhe “Rusi”, pastaj vetura e mbushur përlotë me armatim që u ndalua nga policia jonë në Zveçan, janë raste të cilat tregon një përkushtim të organeve të sigurisë dhe të drejtësisë në luftën e tyre të pa kompromis ndaj këtyre grupeve dhe personave kriminal.

Kjo natyrisht që kërkon profesionalizëm ashtu edhe siç po tregon policia jonë dhe prokuroria e shtetit, të mbahen e të zhvillohen larg politizimit dhe ndikimit nga gjendja e tensionuar në veri të vendit, dhe sigurisht në koordinim e njoftim edhe të faktorëve ndërkombëtar, në veçanti me KFOR-in dhe EULEX-in. Ndërsa krejt në fund, edhe z. Borell këto aktivitete dhe aksione të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë, duhet ti sheh si normale dhe demokratike, dhe janë obligim për Kosovën sikur edhe për çdo shtet, lufta kundër krimit të organizuar, pra siç bëhet edhe në Spanjë dhe në të gjitha vendet tjera të BE dhe atyre që aspirojnë t'i bashkohen këtij blloku.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".