Pas lirimit “me kusht” të policëve kosovar të kidnapuar nga strukturat shtetërore serbe të krimit, ndërkombëtarët duhet të ndërmarrin masat e ashpra të ndëshkimit

Pas lirimit “me kusht” të policëve kosovar të kidnapuar nga strukturat shtetërore serbe të krimit, ndërkombëtarët duhet të ndërmarrin masat e ashpra të ndëshkimit

Hajrullah Tërnava

  • 29 June 2023 - 07:39

 

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Gjithsesi se tani është momenti që të zbardhen edhe raportet e KFOR-it dhe të EULEX-i të cilat saktësisht e tregojnë zhvillimin e ngjarjes dhe saktësinë e territorit se ku kanë hyrë diversantët serb që kanë kidnapuar policët e Kosovës, raporte këto që janë shfrytëzuar nga këto dy misione vetëm për informacione të brendshme por zyrtarisht nuk janë publikuar.

-Mënyra e kidnapimit të tre policëve të Kosovës në brendësinë e territorit të Kosovës nga ana e policëve të Serbisë, e ka shqetësuar botën demokratike sepse ky incident sulmi nga ana e Serbisë e ka shkelë edhe rezolutën 1244 të OKB-së, si dhe ishte sulm ndaj forcave të KFOR-it që e kishte garancionin e ruajtjes së sovranitetit të territorit të Kosovës. Kur dihet që KFOR është pjesë përbërëse e NATO-s, sulmi i policisë serbe ishte një shkak për bombardimin e Serbisë nga ana e KFOR-it dhe NATO-s në që ka rrezikuar të ndodhë këtë rast, prandaj duke e pasur këtë situatë parasysh, presioni i ndërkombëtarëve e detyroj Serbinë që ti liroj tre policët shqiptar të Kosovës, që të lirohen pa kusht, edhe që Serbia për këtë veprim duhet ti bart pasojat në të ardhmen. Prandaj tani më detyrimi i Serbisë, për ti liruar pa kusht tre policët kosovar të kidnapuar në veri të Kosovës nga diversantët e ushtrisë dhe policisë serbe, edhe një armë e fuqishme në duar të qeverisë së Republikës së Kosovës, për tu përqendruar në luftimin e bandave dhe krimit të organizuar të instaluar e kontrolluar nga Serbia, me qëllim të destabilizimit dhe rrezikimit serioz të funksionimit të shtetit të Kosovës në veri, me pretendime të hapura territoriale, duke i përdorë edhe qytetarët lokal serb, me kërcënime e shantazhime për të mos e njohur dhe bashkëpunuar më institucionet legale, ligjore e kushtetuese të Republikës së Kosovës.

{

}

Një veprim i tillë nga ana e Serbisë e forcon pozitën e Kosovës në raport me Serbinë, dhe një vendim i tillë për lirimin e policëve kosovar më dëshmi dhe fakte se ata ishin në mbrojtje të kufirit të shtetit dhe nuk kishin provokuar asgjë, por ishin në detyrën e besuar ligjore e kushtetuese të shtetit, në mbrojtje të qytetarëve dhe sovranitetit të shtetit, por nuk i kishin dhënë shans Serbisë për të provokuar incident të armatosur sipas skenarit të menduar nga shërbimet sekrete të Serbisë, për të ja hedhur pastaj fajin dhe akuzat për kinse provokim të armatosur nga ana kosovare me njësitet e policisë.

Gjithsesi se tani është momenti që të zbardhen edhe raportet e KFOR-it dhe të EULEX-i të cilat saktësisht e tregojnë zhvillimin e ngjarjes dhe saktësinë e territorit se ku kanë hyrë diversantët serb që kanë kidnapuar policët e Kosovës, raporte këto që janë shfrytëzuar nga këto dy misione vetëm për informacione të brendshme por zyrtarisht nuk janë publikuar. Ky kidnapim i policëve kosovar në mënyrë tinëzare nga ana e policisë serbe, është një dëshmi që e konfirmon krejt situatën e krijuar në vazhdimësi që nga mbarimi i luftës e deri më tani, nga politika serbe që ushtrohet ndaj Kosovës përmes ndërmjetësuesve që i ndërmjetësojnë këto dy shtete, dhe me këtë kidnapim i treguan botës se çfarë është në gjendje të veproj Serbia, duke e mashtrua botën me dezinformata sikur që dinë ata ti bëjnë.

Tani faktori ndërkombëtar duhet ti ketë parasysh këto veprime të Serbisë dhe për këto sjellje shqetësuese të këtij shteti, ti kundërpërgjigjet me ndëshkime të tilla që në të ardhmen s’paku nëse Serbia i përsëritë prapë, ajo duhet ta dijë se çfarë e pret nga ndërkombëtarët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".