Shteti nuk është lodër argëtim, ata që nuk e mbrojnë shtetin të largohen nga jeta politike

Shteti nuk është lodër argëtim, ata që nuk e mbrojnë shtetin të largohen nga jeta politike
Shteti nuk është lodër argëtim, ata që nuk e mbrojnë shtetin të largohen nga jeta politike

Skender Mulliqi

  • 29 June 2023 - 16:48

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi 

Është shumë jo morale dhe antikombëtare për gjithë ata të cilët nuk e mbrojnë shtetin e ri te Kosovës! Rrënimi i shtetit është i dënueshëm më kushtetutë . Ligjet nuk behën vetëm për të qenë në letër, ato duhet të zbatohen. Me paraqitjet dyfytyrëshe para medieve publike, nuk mbrohet reputacioni i shtetit dhe nuk mbrohet as kauza kombëtare.

-Ata që nuk e mbrojnë shtetin duhet të largohen nga jeta politike Duhet të mësohemi  që për gabimet edhe të vogla duhet të behën ndryshimet . Vetëm në këtë formë mund të bëjmë shtet ligjor dhe shtet funksional. Vendimet që merren duhet të janë konform Kushtetutës të Kosovës, e jo ndryshe. Të largohen nga foltoret ata që po i nëpërkëmbin vlerat kombëtare. Nuk ka pardon kurrë rrezikohet shteti dhe interesat kombëtare.

Nuk vdiqën shumë martirë , dëshmorë dhe heronj të kombit , që të rrëzohet e ardhmja jonë. Më metodat e shantazhit, pafytyrësive, ndërskamcave nuk arrihen objektivat e shtet ndërtimit dhe të mirëqenies. Politikanët të cilët nuk ju përmbahen parimeve morale dhe kombëtare , nuk meritojnë të gjinden  ne Opozite dhe as ne pushtet. Nuk guxojmë të bëhemi shëmbull për të keq. Mjafte gjate mbetem të izoluar nga bota demokratike si është më së keqi. Kosova  ka nevojë  që të  inkuadrohet pa vonesë në strukturën e BE-së. Shteti nuk është lodër argëtimi…!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"