Reciprociteti në raport me shtetin serb është arma e vetme barazisë edhe në dialog midis Kosovës dhe Serbisë

Reciprociteti në raport me shtetin serb është arma e vetme barazisë edhe në dialog midis Kosovës dhe Serbisë
Reciprociteti në raport me shtetin serb është arma e vetme barazisë edhe në dialog midis Kosovës dhe Serbisë

Muhamet Kelmendi

  • 30 June 2023 - 07:31

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Gjendja nuk do të zgjidhet lehtë. Shteti serb do të vepron ashpër edhe me mjete të dhunës terroriste. Kosova duhet të angazhohet për ruajtjen e tërësisë territoriale dhe të sovranitetit të shtetit të Kosovës. Midis këtyre dy synimeve do të ndërtohet e ardhmja midis Kosovës dhe Serbisë. Në këtë kuadër kërkohet që Kosova mos të harron dhe anashkalon reciprocitetin në raport me shtetin serb. Ndërsa, për të ruajtur tërësinë territoriale dhe sovranitetin, kërkohet të futen në zbatim mjetet e përcaktuara me ligj. Kushtetuta i cakton qartë mjetet për të ruajtur tërësinë territoriale dhe sovranitetin e shtetit. Këtu nuk ka pardon!

-Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e UE-se dhe të përkrahur nga SHBA-të do të vazhdojë. Baze e dialogut do të jetë Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit. Nga ajo marrëveshje nuk kanë mundësi të ikin asnjëra nga palët. Mund të përfiton njëra apo pala tjetër, por parimisht aty në atë marrëveshje është baza e dialogimit. Mirëpo,në këtë dialog, dy çështje janë dhe duhet të mbeten thelbësore: 1. Statusi i minoritetit serb në Kosovë dhe 2. Njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.

Deri në këtë nivel të arritjes do të ketë vështirësi të mëdha dhe kundërthënie, të cilat nga Serbia do të pengohen ashpër dhe me aksione kriminale e terroriste, kuptohet për të krijuar konflikte në Veri, si mjet që veriu ta fiton shtetësinë e vetë sepse Serbia synon ndarjen e Kosovës. Lidhur me këtë janë edhe veprimet nga ana e shtetit serb. Në veri të Kosovës prapë mundë të ketë konflikte të ashpra. Mundë të priten bllokime të rrugëve, të komunave dhe deri edhe aksione kriminale e terroriste kundër forcave të shtetit dhe KFOR-t. Gjendja nuk do të zgjidhet lehtë.

Shteti serb do të vepron ashpër edhe me mjete të dhunës terroriste.

Kosova duhet të angazhohet për ruajtjen e tërësisë territoriale dhe të sovranitetit të shtetit të Kosovës. Midis këtyre dy synimeve do të ndërtohet e ardhmja midis Kosovës dhe Serbisë. Në këtë kuadër kërkohet që Kosova mos të harron dhe anashkalon reciprocitetin në raport me shtetin serb. Ndërsa, për të ruajtur tërësinë territoriale dhe sovranitetin, kërkohet të futen në zbatim mjetet e përcaktuara me ligj. Kushtetuta i cakton qartë mjetet për të ruajtur tërësinë territoriale dhe sovranitetin e shtetit. Këtu nuk ka pardon! Po në raport me Serbinë është reciprociteti arma kryesore në dialogim nën mbikëqyrjen e BE-së.

Në Luginën e Preshevës është po ashtu minoriteti shqiptar prej 100 mij banorëve. Atje kërkohet të realizohen të drejtat e njëjta si të minoritetit serb në Kosovë. Ky është parim ndërkombëtar. Dihet se kjo kundërshtohet. BE dhe SHBA janë kundër. Mirëpo, kërkesat mbi parimin e reciprocitetit, kërkohet të paraqiten në raport me shtetin serb. Nuk duhet ikur nga e drejta legjitime. Nëpërmjet kësaj krijohet bazamenti juridiko-politik për reciprocitet në çështjen e të drejtave nacionale për minoritet. Këtë nuk duhet refuzuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".