Amerika dhe Evropa, s'duhet ta miklojnë por ta denacifikojnë Serbinë!

Amerika dhe Evropa, s'duhet ta miklojnë por ta denacifikojnë Serbinë!
Amerika dhe Evropa, s'duhet ta miklojnë por ta denacifikojnë Serbinë!

Fadil Maloku

  • 01 July 2023 - 07:56

 

Shkruan: Sociologu- Fadil Maloku

Ndëshkimi ndaj Serbisë duhet të ndodhë sepse: "Ujku (Serbia) qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”.  Dëshmia më e mirë për t'i kuptuar ambiciet po edhe synimet strategjike gjeopolitike të opozitës (me orientime perëndimore) serbe e cila nga Evropa dhe Amerika po shpresohet se mund ta demokratizoj, e madje edhe ta shtyjë që t'i pranoj vlerat dhe qytetërimin perëndimor, është demonstrimi që ndodhi në mbrëmjen e 28 qershorit në Beograd, në shenjë mbështetjeje për serbët nga Kosova.

- Në këtë demonstrim, siç dinë të mashtrojnë vetëm serbët, u dëgjuan pareshtur fyerje e gjuhë denigruese e urrejtjeje ndaj shqiptarëve! Madje u dëgjuan edhe sharje e fyerje të shoqëruara me këngë nacionaliste (si ato të "balvan revolucionit të viteve 90-ta!?) për Kosovën dhe përgjithësisht për gjithë shqiptarët pa dallim!

Ky fakt dhe ky akt, dëshmon më së miri se sa shumë është mishëruar e ingranuar në "kapilarët" e mentalitetit dhe etnopsikologjisë serbe vlera e ortodoksizmit dhe nacionalshovenizmit ndaj popujve fqinjë! Evropa, e sidomos Amerika duhet ta kuptoj, se pa një denacifikim (ashtu siç ndodhi me gjermanët e paraluftës së dytë botërore) të plotë të Serbisë, aleanca dhe miqësia në rrethanat e një gjeopolitike të re për rajonin e Ballkanit, lëre që është e kotë (!), por, është edhe e pamundur! Sepse, si pozita ashtu edhe opozita atje e kanë shumë vështirë t'i konsumojnë vlerat e botës perëndimore. E fajtorë kryesor për këtë (dez) orientim të tyre tërësisht sociopatologjik, janë ortodoksizmi dhe nacional shovinizmi serbo- rus.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".