Një konferencë ndërkombëtare, urgjentisht për ndëshkimin e Serbisë

Një konferencë ndërkombëtare, urgjentisht për ndëshkimin e Serbisë
Një konferencë ndërkombëtare, urgjentisht për ndëshkimin e Serbisë

Xhevat Meha

  • 01 July 2023 - 08:05

 

Shkruan:ANALISTI-Xhevat Meha

Një konferencë ndërkombëtare, për marrëdhëniet Kosovë-Serbi po bëhet e nevojshme. Këtë e bënë të nevojshme sjellja e papërgjegjshme e Serbisë ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Marrëveshjet e nënshkruara gjatë dialogut me Kosovën Serbia nuk i ka miratuar në Kuvend, përfshi edhe marrëveshjen për asociacionin të cilën e kërkon me ngulm që të zbatohet.

- Kosova nuk ka detyrime ndërkombëtare nga këto marrëveshje, edhe pse i ka të miratuara në Kuvendin e Kosovës për faktin se nuk ka marrëveshje ndërkombëtare të detyrueshme vetëm nga njëra palë.

Edhe marrëveshjet e sivjetme në Bruksel dhe Ohër, Serbia edhe pse është pajtuar, fill pas kësaj ka përzgjedhur çka të zbatoj e çka të mos zbatoj. Edhe nga këto marrëveshje Kosova nuk ka detyrime, nuk ka detyrime vetëm nga njëra palë. Për të gjitha marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, ato të nënshkruara dhe ato të miratuara në Kuvendin e Kosovës, nuk janë kurrgjë më tepër se zotime politike të Kosovës ndaj mbështetësve të pavarësisë së Kosovës karshi zotimeve të këtyre mbështetësve për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Përderisa zotimet politike të mbështetësve të pavarësisë së Kosovës për njohje nuk po arrihen, nuk ka kuptim që Kosova të vazhdoj me zotime të saj ndaj mbështetësve të pavarësisë së Kosovës.

Përveç sjelljes së papërgjegjshme të Serbisë ndaj bashkësisë ndërkombëtare, si nevojë për një konferencë ndërkombëtare paraqet edhe pika tre e planit tre-pikësh të BE-së. Kjo pikë kërkon që të fillohet me dialogun për të diskutuar rreth dialogut. Kjo është absurd!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".