Kosova po tregon e dëshmon se është dhe po funksion si shtet, për ta mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vetë

Kosova po tregon e dëshmon se është dhe po funksion si  shtet, për ta mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vetë
Kosova po tregon e dëshmon se është dhe po funksion si  shtet, për ta mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vetë

Arsim Aziri

  • 02 July 2023 - 09:04

Shkruan: ANALISTI - Arsim Aziri 

Kosova nuk është hipotekë por shtet. Nuk është më me pavarësi të mbikëqyrur dhe nuk është çështje më.  Borell  është kundër Kosovës. Lajçak po ashtu. Të dy si ministra të jashtëm respektivisht të Spanjës dhe Sllovakisë,  kanë mbajtur  pozicione e fjalime të zjarrta për mbrojtjen e « integritetit territorial të Serbisë » dhe kanë luftuar  me sa kanë pasur mundësi kundër njohjes së Kosovës nga vende tjera.

-Përkrahje masive dhe respekt të pakufishëm meritojnë Policia e Kosovës dhe organet e rendit të cilat me vetmonim e sakrificë po e forcojnë çdo ditë e më shumë shtetësinë e Kosovës.  Nuk është aspak e lehtë të gjendesh sot në zonat e veriut si përfaqësues i shtetit të Kosovës. Aty ku për 24 vite rresht s’ka pasur as rend as siguri dhe as Kosovë. Prandaj secili që frymon shqip dhe qe nuk ka vendos me u mbajt mend si zagar i interesave serbe, duhet t’i gëzohet veprimeve e vendimeve që Kosovën e forcojnë. Dhe kur Borell, duke abuzu me pozitën që ka, shprehet se arrestimi i një krimineli në Kosove është i paligjshëm veç nga fakti se ai kriminel është serb, atëherë, përkrahje për Policinë dhe për shtetin e Kosovës duhet të jetë edhe më e madhe.  -Është momenti i fundit që Memlat e Lumirat bashke me Ramushat e Fatmirat të zgjohen nga ëndrra grenelliane e posteve me sms.

Për korrektësi Fatmir Limaj ka deklaruar që pushteti nuk merret duke shkuar  në Dragodan.  Është momenti i fundit që të injorohen e bojkotohen televizionet, emisionet dhe portalet që financohen nga Serbia ose veprojnë në interes të saj. Ata që e urojnë  kthimin nën Serbi dhe ata që janë zëdhënës të Serbisë në mediet shqipe duhet të pështyhen virtualisht me Unfollou  dhe bojkot masiv.  Kosova nuk është hipotekë por shtet. Nuk është më me pavarësi të mbikëqyrur dhe nuk është çështje më.  Borell është kundër Kosovës. Lajçak po ashtu. Të dy si ministra të jashtëm respektivisht të Spanjës dhe Sllovakisë,  kanë mbajtur  pozicione e fjalime të zjarrta për mbrojtjen e « integritetit territorial të Serbisë » dhe kanë luftuar  me sa kanë pasur mundësi kundër njohjes së Kosovës nga vende tjera. Këta dy idiotë të dobishëm të Rusisë në Ballkan, nuk e durojnë Kosovën, nuk e pranojnë dhe nuk e njohin as si shtet as si realitet politik.

Për më tepër, këta as sot që s’janë më në politikën e vendeve të tyre nuk kanë ndërruar  qëndrim mbi Kosovën. Edhe sot ata për mision të tyrin e kanë mbrojtjen e Serbisë dhe dështimin e Kosovës. Kështu, pozicioni i tyre anti-Kosove do triumfonte. Prandaj ne nuk duhet t’ua lëmë Kosovën këtyre dy ithtarëve t ë përflaktë të Serbisë së madhe.  Prandaj ne duhet ta kemi Kosovën si hall e si përpjekje para se ti mendojmë partitë dhe interesat tona momentale.  Prandaj duhet t’u thuhet edhe aleatëve se Kosova është në vitin 2023, jo në vitin 2007 kur flitej për statusin e saj në Vjenë. Thjeshtë, Kosova është shtet. Kush nuk e pranon këtë fakt gabon ose provokon paqen dhe stabilitetin në rajon.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".