Afera kriminale e vrastare me patentë shofer ashpërsisht të ndëshkohet e të mos amnistohet

Afera kriminale e vrastare me patentë shofer ashpërsisht të ndëshkohet e të mos amnistohet

Hajrullah Tërnava

  • 03 July 2023 - 07:48

 

Shkruan:ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Sipas aktakuzës së përpiluar më 31 mars 2021, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, mes periudhës kohore nga data 17 prill deri më 5 korrik 2019, në dispozitivin e parë thuhet se të pandehurit që akuzohen në pozita të ndryshme të Qendrës së patentë shoferëve në Prishtinë, në pozitën e ekzaminerëve të provimit teorik apo praktik në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës, që të gjithë persona zyrtar në vazhdimësi duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar kanë kaluar kompetencat e tyre dhe nuk i përmbushën detyrat zyrtare të tyre, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, pra kanë abuzuar duke mundësuar kalimin pa meritë të provimit, qoftë teorik apo atij praktik.

-Ekzistimi i një shteti juridikisht i bazuar në ligje dhe kushtetutë të vendit llogariten shtetet që në përpikëri e luftojnë krimin në përgjithësi në përputhje me ligjet e atij vendi, dhe në atë shtet ku luftohet krimi në mënyrë të pamëshirshme, krijohet kultura ligjore te qytetarët, prandaj në ato shtete të tilla edhe qytetarët e shteteve tjera kur ti vizitojnë ato shtete, i vlerësojnë pozitivisht dhe i përcjellin në vendet e tyre me lëvdatat më të larta shtetet e tilla që i kanë vizitua.

Me këto lëvdata tani edhe qytetarët tjerë dëshirojnë ti vizitojnë ato shtete, kështu që nëse luftohen të këqijat në mënyrë ligjore, ai shtet i ka dyert e hapura gjithandej ku donë të anëtarësohet nëpër institucione ndërkombëtare, prandaj sa më parë duhet të shtrihet ashpërsisht dhe pa asnjë kompromis për ndëshkim, dora e drejtësisë, kundër fenomenit alarmant të depërtimit të krimit dhe korrupsionit në fushën e dhënies së provimit për patentë shofer. Një mega aferë ë këtij lloji e zbuluar është duke u gjykuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, e ku janë të përfshirë hiq me pak se 30 persona.

Tregtia me këtë dokument është bërë një fenomen profitabil kriminal por që për pasojë rrugët e Kosovës janë çdo ditë të goditura me aksidente që përfundojnë me fund fatal. Sipas aktakuzës së përpiluar më 31 mars 2021, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, mes periudhës kohore nga data 17 prill deri më 5 korrik 2019, në diapozitivin e parë thuhet se të pandehurit që akuzohen në pozita të ndryshme të Qendrës së patentë shoferëve në Prishtinë, në pozitën e ekzaminerëve të provimit teorik apo praktik në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës, që të gjithë persona zyrtar në vazhdimësi duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar kanë kaluar kompetencat e tyre dhe nuk i përmbushën detyrat zyrtare të tyre, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, pra kanë abuzuar duke mundësuar kalimin pa meritë të provimit, qoftë teorik apo atij praktik. Tutje sipas aktakuzës, gjatë zbatimit të masave të fshehta, është gjetur se të lartcekurit kanë bërë korrigjimin e testeve teorike nëpër zyra, pa monitorim të kamerave dhe pa komision mbikëqyrës në kundërshtim me udhëzimin e detyrueshëm administrativ të Ministrisë së Infrastrukturës dhe kanë mundësuar kalimin e kandidatëve për patentë shofer pa i plotësuar poenët e paraparë për kalueshmëri, ku kandidatëve të caktuar iu kanë plotësuar testet teorike si dhe në disa raste kanë ndërhyrë në testet e kandidatëve, me qëllim që të njëjtit të kenë pikët e nevojshme për të kaluar testet për patentë shofer të kategorive të ndryshme, e po ashtu edhe kryerjen e provimit në pjesën praktike, në këtë mënyrë vetes i kanë sjellë përfitime materiale, ndërsa kandidatëve për patentë shofer i kanë mundësuar që të kalojnë testin teorik pa e arritur kalueshmërinë e paraparë me udhëzim administrativ, në disa raste duke i lënë testet e zbrazëta. Të njëjtit, ngarkohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” neni 414 në vazhdimësi dhe bashkëkryerje nga neni 31 dhe 77 i KPRK-së. Po ashtu, në aktakuzë thuhet se, të njëjtit në bashkëpunim edhe me zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, Departamenti i Patentë Shoferëve në Prishtinë, të pandehurve të lartpërmendur iu kanë mundësuar kandidatëve të kryejnë testin praktik dhe teorik duke iu dhënë të holla. Për pajisje me patentë shofer të kategorisë “D”, kandidati është dashur të paguajë 1 mijë euro, duke përfshirë në këtë edhe testin praktik dhe teorik, si dhe nxjerrjen e certifikatës mjekësore pa qenë fare prezent kandidati për kryerjen e kontrolleve mjekësore, ku kandidati është dashur të paguaj edhe avans 200 euro dhe pjesën tjetër ka pasur të paguajë me rastin e marrjes se rezultatit pozitiv.

Gjithsesi kapja e këtij grupi kriminal dhe ndëshkimi i tij meritor, është një test me të cilin së paku në aspektin human duhet të dëshmohet, kjo drejtësi e korruptuar e kapur nga krimi i organizuar, që të ndikohet dhe parandalohet kjo tregti fatale nga strukturat e mafies kriminale. Kjo mënyrë e krimit të institucioneve qe kryhen brenda institucioneve të punëve të brendshme, duhet shumë ashpër të luftohen dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në ato krime të largohen pamëshirshëm nga puna që kanë punuar deri më tani, dhe ndaj tyre të ngritën aktakuza dënuese nëpër institucionet gjyqësore të drejtësisë, dhe ato institucione njëherë e përgjithmonë të spastrohen mirë nga kriminelët e tillë, sepse kjo gjendje e tanishme në komunikacion po na e dëshmon të vërtetën e këtyre krimeve falsifikuese të dokumenteve si patentë shoferëve që janë, prandaj gjendja e tillë po na e konfirmon situatën e tillë në të cilën tani gjendet Kosova, ku ditë e përditë ka aksidente të renda që po ju kushtojnë njerëzve me jeta të tëra, nga këto veprime kriminale, dhe këto aksidente të shpeshta në komunikacion, janë si pasojë ndër të tjerat të këtyre zbulimeve të tanishme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".