Dorëzohet turpshëm kryeministri “narko diler” Edi Rama për dështimin e Ballkanit të Hapur, ngushëllohet nga Aleksandër Vuçiq!

Dorëzohet turpshëm kryeministri “narko diler” Edi Rama për dështimin e Ballkanit të Hapur, ngushëllohet nga Aleksandër Vuçiq!
Dorëzohet turpshëm kryeministri “narko diler” Edi Rama për dështimin e Ballkanit të Hapur, ngushëllohet nga Aleksandër Vuçiq!

Gani Qarri

  • 03 July 2023 - 17:00

Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri 

Ideja e shpifur e ashtuquajtur “Ballkani i Hapur” ishte projekt më tipik mashtrues, i dyshes së kallauzëve të Rusisë në Ballkan Vuçiq-Rama, që kishte për qëllim nënshtrimin e heshtur, jo vetëm ekonomik por edhe politik të shteteve të cilat ishin çliruar një herë e mirë nga dominimi serb dhe sundimi serbo-komunist, me një të kaluar tejet të errët, sidomos për shqiptarët, kohë që tanimë, fatmirësisht i takon vetëm historisë! Kështu që më në fund edhe narkodileri politik dhe ortaku matuf i kriminelit Aleksandër Vuqiq, Edvin Kristaq Rama, pa fije turpi u detyrua ta pranojë publikisht dështimin total të tij dhe të iniciativës së shpifur serbo-ruse për të ashtuquajturin "Ballkan i Hapur"! "Ballkani i Hapur" ishte kurthi më i madh kriminal që u ndërmor viteve të fundit, nga krimineli i sprovuar politik, Aleksandër Vuçiq, i cili me ndihmën e mashës së tij, Edvin Kristaq Rama, që e përdor si kalë troje me besnikëri të 100% për Serbinë.

Ballkani i Hapur kishte për qëllim, që në emër të integrimit rajonal, ti rrezikonte veçanërisht shqiptarët dhe Kosovën e pavarur, me një ri nënshtrim të heshtur dhe ri-okupim të "butë" , nga Serbia fashiste, të shtetit tonë të pavarur me mjete dhe mënyra tjera, nga më meskinet, duke mënjanuar rezistencën fizike. E gjitha kjo dhemb edhe më tepër, kur të kihet parasysh fakti se kryeministri shqipfolës i shtetit amë të shqiptarëve, greko ortodoksin Edvin Kristaq Rama përdoret nga Vuçiqi si kalë troje, me siguri të 100% për Serbinë, i kthyer në armë të Vuçiqit, për nënshtrimin e vendit tonë të lirë, si armiku i dëshmuar i shtetit të pavarur Kosovës! Por fatmirësisht, përderisa ekzistonte një proces vendimtar për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor si Procesi i Berlinit, pothuajse ishte e sigurt dhe vetëm çështje kohe, paraprakisht e ditur, se kjo ide e shpifur serbo-ruse, medoemos do të dështojë për turp, si nisma e radhës e kryeministrit të dyshimtë dhe serbofilit të përbetuar, të Shqipërisë Edvin Kristaq Rama.

Po ashtu edhe propozimi më i ri i këtij dështaku politik, si ajo e një konference ndërkombëtare për Kosovën, që ka për qëllim ndarjen e ricopëtimin dhe shuarjen përfundimtare të shtetit të pavarur të Kosovës, do të dështojë edhe më me turp! Propozim armiqësor, që nuk është asgjë tjetër, përveçse një ide edhe më dashakeqe, se ajo e "Ballkanit të Hapur", e shpifur kot e pa fije turpi dhe pa asnjë autorizim të shtetit tonë të pavarur, në Bruksel, do të jetë dështimi i radhës dhe më i madh se i pari dhe do të përfundoj si një tregim i përmjerr nga populli dhe shteti i Kosovës. Një histori e errët dhe tërësisht e dështuar e një sharlatani politik, që me gjithë refuzimin e vazhdueshëm, në vijimësi përpiqet t`i imponohet me forcë në rolin e "babait-Kosovës tonë! Një popull dhe shtet i pavarur, që kurrë, nuk e ka pranuar greko-ortodoksin si të tillë dhe gjithmonë e ka përçmuar si politikan të dështuar, duke hedhur me nënçmim përtokë, të gjitha idetë e tij megalomane, për shkatërrimin e Republikës tonë!

Dështimet e tij i dëshmon edhe fakti se megalomani narkoman dhe serbofili i përbetuar greko-ortodoks, Edvin Kristaq Rama, më në fund, u detyrua edhe vet ta pranonte se ideja e shpifur “Ballkani i Hapur” për ri-futjen nën Serbi, të shteteve të çliruara nga domeni serb dhe sundimi serbo-komunist i njohur si regjimi jugosllav, ka dështuar që në fillim. Dobësia më e madhe në këtë mesazh turpi, për te, është se ai me gjithë pranimin publik të dështimit të tij, çuditërisht në paraqitjen e fundit për media edhe këtë dështim të turpshëm, u përpoq ta arsyetonte pa lloj argumenti as fije turpi se kinse “Ballkani i Hapur”, “e paska kryer misionin", dhe tani u dashka shtyrë përpara Procesin e Berlinit, sikur diktatorët si ky dhe Vuçiqi të ishin udhëheqës të këtij procesi dhe jo Kancelari Scholc dhe Gjermania demokratike.

Andaj nuk do shumë mend, se procesi i Berlinit dhe roli gjerman në këtë propozim, ishin faktorët vendimtar që e varrosën ende pa lindur krijesën e imagjinuar serbo-ruse të prevaluar me bateria të Sergej Lavrovit dhe Vladimir Putinit, nga kallauzët e Rusisë në Ballkan, si krimineli Vuçiq dhe narkodileri Edvin Kristaq Rama, duke i çuar në dështim të kësaj nisme turpi dhe detyruar, përfundimisht edhe ata, që ti nënshtrohen procesit integruese të BE-së, ku roli i Gjermanisë përveçse është prijatar, ai është vendimtar dhe i pazëvendësueshëm edhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".