Ikja e opozitës nga përgjegjësia në parlament është tradhti ndaj shtetit

Ikja e opozitës nga përgjegjësia në parlament është tradhti ndaj shtetit
Ikja e opozitës nga përgjegjësia në parlament është tradhti ndaj shtetit

Muhamet Kelmendi

  • 06 July 2023 - 07:35

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Nuk është koha e veprimeve bojkotuese. Kërkohet të vazhdon punën Kuvendi. Për atë është e domosdoshme që të funksionojë Kryesia e Kuvendit. Kjo edhe për faktin se vendi i vetëm për të kontrolluar Qeverinë e Kurtit është Kuvendi i Republikës. Me bojkotim humbet kontrolli si mjet kushtetues. Bojkotimi është mjet për të ikur nga përgjegjësia. Për atë nuk i ka dhënë votën votuesi i Kosovës LDK-se apo ndonjë subjekti tjetër.

-Masat e ndërmarra nga BE kundër Kosovës janë të ashpra dhe në kundërshtim me parimet e BE-së mbi shtetin ligjor. Duket se Kosova është i vetmi shtet në Evropë që ka masa ndëshkuese nga BE-a pikërisht për faktin se po përpiqet ta shtrij shtetin ligjor kudo në tërësinë territoriale të shtetit. De-fakto është përgjegjës për gjendjen e krijuar në veri të Kosovës vetë BE-a dhe SHBA-të. Me z.Borell dhe z.Lajqak nga BE dhe z. Eskobar nga SHBA-të është krijuar një presedan në politikën ndërkombëtare ndaj Kosovës.

Është pikërisht kjo treshe që e futi Kosovën në gjendjen aktuale në veri të shtetit dhe tash dha masa ndëshkuese pse bëri veprim juridiko-kushtetues të shtetit ligjor. Nga UE dhe SHBA u respektuan masat e propozuara nga treshja e famshme. De-fakto u përkrahen masat e shtetit serb për të mos vendosur shtet ligjor në veri. Fillimisht u përkrahen zgjedhjet në veri të Kosovës. U kërkua nga Borel-Lajqak-Eskobar që ato të mbahen në bazë të normave kushtetuese të Republikës. U shtynë dhe u zhvilluan zgjedhjet. U bë bojkotimi i zgjedhjeve lokale në katër komunat nga ana e Listës serbe që udhëhiqet nga krimineli i luftës Vuçiq. Doli rezultati. Krejt këto u vlerësuan ligjore nga ana e treshes "famëmadhe": Borel-Lajçak dhe Eskobar. Shteti filloj zbatimin e rezultateve nëpër këto komuna. U ngritën kriminelët serbe të udhëhequr nga Beogradi dhe sulmuan Policinë e Kosovës, gazetarët dhe ushtarët e KFORI-t. U plagosen me dhjetëra veta dhe u bënë dëme të mëdha materiale. Tash po ka edhe shpërthime luftarake. Këto u toleruan nga kjo treshe. Doli treshja me kërkesa të reja.: "Tërheqjen e kryetarëve të komunave nga objektet e shtetit dhe të policisë, sikundër edhe shkuarjen në zgjedhjet e reja, me ndërtim të Asociacionit " . Kuptohet, Kretë kjo, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare për shtet ligjor. BE dhe SHBA pranuan masat e treshes. U dha edhe dënimi ndaj Kosovës pse po ndërton shtet ligjor. Në këtë gjendje doli në dritë bojkotimi nga ana e LDK-së. Natyrisht se për bojkotim ka rregulla. Deri në 6 muaj mundë të bojkotohen seancat e Kuvendit. Pas 6 muajve Kuvendi vazhdon me nxjerr masa ndëshkuese kundër çdo deputeti dhe anëtari të Kryesisë. Kjo është ligjore. Por me këtë nuk ndalet puna e Kuvendit. Nuk është koha e veprimeve bojkotuese. Kërkohet të vazhdon punën Kuvendi. Për atë është e domosdoshme që të funksionojë Kryesia e Kuvendit. Kjo edhe për faktin se vendi i vetëm për të kontrolluar Qeverinë e Kurtit është Kuvendi i Republikës. Me bojkotim humbet kontrolli si mjet kushtetues. Bojkotimi është mjet për të ikur nga përgjegjësia. Për atë nuk i ka dhënë votën votuesi i Kosovës LDK-se apo ndonjë subjekti tjetër. Jo. LDK kërkohet të kryej detyrën ligjore e kushtetuese në Kuvend. E ka votën dhe vetëm me pjesëmarrje aktive tregohet përgjegjësia e LDK-së. Kështu ka mundësi të ndalohen edhe veprimet e rrezikshme të Qeverisë dhe të ndërtohet shteti ligjor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".