Mocioni i opozitës për rrëzimin e qeverisë legale e kushtetuese, do ti kthehet me bumerang të madh politik dhe pasoja rrënuese e vdekjeprurëse

Mocioni i opozitës për rrëzimin e qeverisë legale e kushtetuese, do ti kthehet me bumerang të madh politik dhe pasoja rrënuese e vdekjeprurëse
Mocioni i opozitës për rrëzimin e qeverisë legale e kushtetuese, do ti kthehet me bumerang të madh politik dhe pasoja rrënuese e vdekjeprurëse

Arsim Haziri

  • 07 July 2023 - 16:25

Shkruan: ANALISTI - Arsim Aziri

Konsideroj se kjo nismë  e opozitës për mocion kundër Qeverisë Kurti nuk është aspak e re, por është një kërkesë absurde e zhurmshme që daton nga fillimi i mandatit të kësaj qeverie, me argumente të lodhta. Unë mendoj se sjellja e tillë arrogante nga opozita  aspak nuk do të ndikoj në përmirësimin e gjendjes,  mbase dihet që krejt kjo gjendje aktuale është produkt  kushtetutshmërie dhe asgjë më shumë e asgjë më pak.  

-Ky rregull mbi të cilin po funksionon qeveria dhe vendimet e saja janë krejtësisht ligjore dhe normative. Opozitën edhe e kuptoj, përkatësisht tendencën e tyre për të ardhur deri tek pushteti, ama rrugët me të cilat po parashihet për t'u implementuar janë tmerrësisht dehumane e irracionale, pasi e tërë qasja e autoriteteve qendrore ka bazë ligjore.

Opozita me këtë qasje që po e ndjekë po e devalvon çdo version të saj, ajo do të mund të përfitonte elektoralisht vecse duke qenë në bashkëveprim me vendimet e qeverisë, që kanë bazë të mirë normative. Rebelimi i opozitës kundër qeverisë vetëm me deklarata të thata politike, pa ofruar alternativë ndryshimi, apo edhe ndonjë propozim konkret të arsyeshëm veprimi, do ti kushton shumë në zgjedhjet që do të pasojnë , kurdo që mbahen ato. Kur është në pyetje politika nacionale, sjelljet e pozitës dhe opozitës duhet të jenë  tepër të matura, serioze, sjellje krejtësisht racionale sepse interesi i shtetit nuk guxon të shpërfillet duke u luftuar vetëm për interes të kapjes kriminale e mashtruese të pushtetit të humbur në zgjedhje demokratike. 
 
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"