Kryeministri shqiptar me mendësinë e kanunit të hasmërisë!  

Kryeministri shqiptar me mendësinë e kanunit të hasmërisë!  
Kryeministri shqiptar me mendësinë e kanunit të hasmërisë!  

Agim Bajrami

  • 07 July 2023 - 16:31

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami 

Kjo është tallje për shtetin që përfaqëson, dhe nga kërkon mikpritje shtetërore ,sipas “mendësisë kanunore” , ku gjysma e popullsisë së Shqipërisë të cilën e qeveris me tallje kanunare , dhe për rrjedhojë, e zakoneve kanunare të hakmarrjes , kanë kërkuar dhe po kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian, si në Gjermani e Angli,ndërsa 'kryeministri i shtetit kanunar' , pretendon se e drejton vendin që një ditë të bëhet pjesë e vlerave evropiane " me kanunin e gjakmarrjes " të kryeministrit shqiptarë Rama.

-Është për të vajtuar, kush e qeverisë Shqipërinë e epokës dixhitale te  mendësisë  kanunare të hasmërisë,dhe  nga këto rregulla anakronike të kohës së sotme,edhe kryeministri shqiptar po i drejtohet kryeministrit kosovar," se edhe 'hasmi' (armiku)
pranohet kur të vjen musafir" .

Por 'kanunari Rama' duhet të citon mirë dhe drejt kanunin, se hasmi kur të vjen në shtëpi ,vjen i penduar për të keqen, që mikpritësit ia ka bërë , dhe i kërkon falje për dëmet të cilat ia ka shkaktuar. 
Dhe kanunari Rama,dhe si gjithnjë edhe tani përmes intrigave e shtrembërimeve të citimeve të 'zakoneve kanunare' përpiqet të shfajësohet , e madje edhe të bënë fajtor tjetër kënd për mos pritje  edhe kur nuk pendohet për të këqijat që po ia bënë Kosovës dhe shqiptarëve.

Në anën tjetër, kryeministri shqiptar,do të duhej të jetë serioz , dhe të sillej sipas rregullave diplomatike të protokollit të shtetit, aq më parë , kur pretendon me "mendësinë kanunare" të gjakmarrjes ,të luan rolin e liderit ballkanik, pa sens dhe sjellje diplomatike të vizitave ndërshtetëror.

Kjo është tallje për shtetin që përfaqëson, dhe nga kërkon mikpritje shtetërore ,sipas “mendësisë kanunore” , ku gjysma e popullsisë së Shqipërisë të cilën e qeveris me tallje kanunare , dhe për rrjedhojë,e zakoneve kanunare të hakmarrjes , kanë kërkuar dhe po kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian, si në Gjermani e Angli,ndërsa 'kryeministri i shtetit kanunar' , pretendon se e drejton vendin që një ditë të bëhet pjesë e vlerave evropiane " me kanunin e gjakmarrjes " të kryeministrit shqiptarë Rama. Është për të ardhur keq, për këtë formim dhe mendësi të një kryeministri, si Rama të anarkisë  kanunore.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"