Masat ndëshkuese të BE-së kundër Kosovës sjellin dëm të madh jo vetëm politik por edhe ekonomik

Masat ndëshkuese të BE-së kundër Kosovës sjellin dëm të madh jo vetëm politik por edhe ekonomik
Masat ndëshkuese të BE-së kundër Kosovës sjellin dëm të madh jo vetëm politik por edhe ekonomik

Blerim Burjani

  • 07 July 2023 - 16:12

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Qasja e Kryeministrit në raport me kërkesat e miqve ndërkombëtar duhet të ndryshon pozitivisht, pra duhet ta përmirëson vetë  këtë  gabim, ose tek e fundit , nëse nuk pajtohet, le të jep dorëheqje ose të pranon kushtet. Ideja  e tij  që të e mos pranon  asnjërën e qon poshtë  Kosovën , drejt izolimit dhe varfërisë. 

-Përjashtimi nga fondet  është dëmi më i madh ekonomik që po i bëhet Kosovës. Ka pasur rrugë të shumta që të punohet me përkushtim per themelimin e asociacionit, ka pas shumë modele dhe ka  që mundë të arrihet qëllimi. Gabimi fillestar politik i Kurtit, si i pa përvojë,  është se ai nuk ka pasur dhe nuk ka  këshilltar të mirë përgatitur. Po ashtu ai vepron e merr vendime  pa presion nga partia e tij, që ai të ndryshoje qëndrimin e mos ta qoj Kosovën në humnerë. Kjo që bënë s’ka sens as politik e as logjik e as asgjë. Është një gabim aq i madhe dhe trashanik që e qon drejtë shkatërrimit të urave të miqësisë pa të cilën miqësi Kosova s’mund të jetojë. Pra nuk është qe ai nuk din, Kurti por nuk donë.

Ky është konstatim ndërkombëtar dhe për këtë arsye po paguan çmimin jo vetëm ai por tërë Kosova. Ende  njerëz që nuk i shohin këto gabime dhe mendojnë  se jnë duke shkuar në kahe të duhur, e shtetin e kanë kapluar sanksione , sa më gjatë që të  shkon kjo gjendje,   trashen sanksionet deri te shpallja e Kurtit nongrata,  e që është fundi i përhershëm i marrjes me politik. Pra Kurti është bechelor  e duhet me vazhdua shkollimin për ta gjetur veten në zanat profesion.  Pra historia  e banueshme  politike e Kurtit edhe po rrezikon ti sjell dëm serioz Kosovës, dhe kjo politikë duhet të përfundoj menjëherë. Edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme mundë të jenë zgjidhje për situatën. Pra për ti dhënë zgjidhje kësaj çështje,   shteti duhet të shkoje në zgjedhje. Nëse  Presidentja jep dorëheqje, ajo e hapë rrugën për zgjedhje  të jashtëzakonshme brenda 45 ditëve, sipas kushtetutës.

Ajo mundet që deri në 6 muaj ta  ushtron  detyrën presidenciale. E në këtë rast  është edhe Kryetari i Kuvendit që  mundë ta ushtroj këtë detyrë deri në gjashtë muaj  dhe shteti shkon në zgjedhje. Kryeministri Kurti  ka mbetur në një pozitë të ngurtë dhe as nuk mbahet e as nuk grahet, më dhunë e me vazhdim të politikave të gabuara nuk mundë të qëndron  në pozitë. Qasja e Kryeministrit në raport me kërkesat e miqve ndërkombëtar duhet të ndryshon pozitivisht, pra duhet ta përmirëson vetë  këtë  gabim, ose tek e fundit , nëse nuk pajtohet, le të jep dorëheqje ose të pranon kushtet. Ideja  e tij  që të e mos pranon  asnjërën e qon poshtë  Kosovën , drejt izolimit dhe varfërisë. 
 
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"