Mandati dhe kompetenca për propozim draftin e Asociacionit vetëm në kuadër të qeverisë, iniciativat nga të tjerët të dobishme për studim dhe konsultim

Blerim Burjani

  • 08 July 2023 - 19:41

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani 

Hartimin e draftit për asociacionin e ka në kompetencë dhe mandat vetëm  Komisioni përkatës,   nën monitorim të  MAPL-së. Pra është e dijshme kush duhet ta  bënë me kompetencë atë dokument. Të gjitha draftet tjera që mund të hartohen janë ofrim i shërbimeve të mira, por  asgjë më shumë e asgjë më pak. Pra  kjo dihet. 

-LDK ka filluar  iniciativën pot tash mbetet të shohim se ku do të del, edhe pse LDK nuk mundë të kthehet në një lëvizje gjithë popullore si në vitin 1989. Pra kjo është krejt një  tjetër kohë. Kosova ka institucione, ndonëse normal që çdo kontribut i LDK-së është i mirëseardhur dhe jo vetëm, por i të gjithë atyre që donë të kontribuojnë për vendin.

Kosova është në krize  dhe nën sanksione, e tash rrugë dalin boll, por asnjë e duhur pasi që Qeveria është  zhytë në probleme të mëdha,  ku tash përveç Serbisë,  kundërshtar e ka tërë bashkësinë ndërkombëtare.  Dorëheqja është e domosdoshme e nevojshme e arsyeshme, në të kundërtën Kosova do të zhytet edhe më shumë në sanksione , sa më shumë që zgjatë kjo  pakënaqësi masat do të vijnë duke u shtuar akoma. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"