Ish pushtetarët e inkriminuar janë në alarm, janë të rrezikuar nga shteti i së drejtës që ka zënë fill për të funksionuar

Ish pushtetarët e inkriminuar   janë në alarm,  janë të rrezikuar nga shteti i së drejtës që ka zënë fill për të funksionuar
Ish pushtetarët e inkriminuar   janë në alarm,  janë të rrezikuar nga shteti i së drejtës që ka zënë fill për të funksionuar

Gani Qarri 1

  • 10 July 2023 - 12:34

Shkruan: ANALISTI Gani Qarri

Frika e partive të shkërmoqura opozitare, se vendosmëria e kryeministrit Kurti për të vendosur rend e ligj dhe mbrojtur kushtetutshmërinë në veriun e Kosovës, nga bandat kriminale serbe dhe grupet paramilitare të organizatave terroriste "Brigada e veriut" dhe "Mbrojtja civile" si dhe ato të ardhura nga Serbia, ai nuk do të lejojë të jetësohen marrëveshjet e nënshkruara nga kuislingu Thaçi dhe renegati Mustafa, për formimin e "zajednicës" dhe bosnjëzimin e Kosovës, i ka quar partitë e dështuara opozitare, deri aty, sa vendosmërinë e tij për të mos lejuar bosnjëzimin e Kosovës, po përpiqen ta shesin si "frymë antiamerikane", gjë që është jo vetëm rrenë e madhe, por edhe inerci totale e kësaj opozite të dështuar.

- Kështu që e vetmja shpresë e partive të kriminalizuara opozitare, ka ngelur që ta provojnë edhe përmes bllokimit të punës së Kuvendit të Kosovës, që ta arrijnë qëllimin e tyre dubioz, për rrëzimin e qeverisë aktuale dhe marrjen përsipër të procesit të dialogut me Serbinë, për ta realizuar po atë projekt kundër kushtetues të vitit 2013 dhe 2015, me formimin e "zajednicës" një etnike serbe, pavarësisht çmimit që mund të paguaj Kosova edhe me rrezikimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të saj shtetëror!

Pra shpifjet më të reja dhe akuzat e pabazuara janë propagandë e organizuar, e opozitës së shkërmoqur dhe me perspektivë të shkatërruar, të cilës i ka hy frika deri në palcë, se Albin Kurti do ta pamundësoj realizimin e marrëveshjeve renegate të nënshkruara nga kuislingu Hashim Thaçi dhe renegati jugo-komunist Isa Mustagfa, si dhe të miratuar nga PDK;LDK dhe Lista serbe, me shumicë votash edhe në Kuvend, për krijimin e "zajednicës" dhe bosnjëzimin e Kosovës. Andaj po me këtë qëllim perfid, LDK, përveç paralajmërimit për bojkotimin e punës në Kuvend, duke filluar nga mbledhjet e kryesisë së Kuvendit, i ka bërë thirrje Qeverisë që ti shpallë zgjedhjet e reja, të jashtëzakonshme edhe në katër komunat e veriut të Kosovës, duke i arsyetuar lojërat e saj meskine me masat e përkohshme të BE-së ndaj Kosovës. Për aq më tepër, habitë shumë fakti se përderisa Kroacia dhe Sllovenia, pengojnë me suksese vendosjen e sanksioneve nga BE, të propozuara nga Borell e Lajçak kundër Kosovës, partitë e shkërmoqura opozitare vazhdojnë sulmet e tërbuara, në koordinim me Serbinë, kundër Qeverisë dhe shtetit të Kosovës, duke dalë hapur në krah të Vuçiqit, Listës serbe dhe vet Serbisë hegjemoniste, e cila ka pretendime të hapura territoriale ndaj tokave dhe pasurive tona më jetike, pa të cilat ,Kosova nuk mund të mbijetojë si shtet. Kështu që në të njëjtën linjë është pozicionuar edhe PDK e cila në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm kanë rënë dakord që të bashkëpunojnë edhe me dy subjektet tjera opozitare, për dobësimin jo vetëm të mazhorancës, por edhe të shtetit të Kosovës, me pretendimet për rrëzimin e Qeverisë Kurti 2. Madje me akuzat për kinse raportet e përkeqësuara me faktorin ndërkombëtar dhe mos shtensionimin e situatës sipas kërkesave të tyre, janë bërë bashkë të tri subjektet e shkërmoqura politike opozitare, LDK-PDK dhe AAK, me arsyetimin se zgjidhjen e vetme të daljes nga kjo situatë e shohin në rrëzimin e Qeverisë aktuale. Por duke pasur parasysh faktin se opozitës së inkriminuar fund e krye, i mungojnë votat e mjaftueshme në përpjekjen e saj më të re të kriminalizuar, ajo gjithsesi do të përpiqet ta përdorë strategjinë e kalit të Trojës për të blerë deputet brenda mazhorancës, dhe krijuar numrin e mjaftueshëm, për një mocion me 81, vota sa kërkohet për ta rrëzuar qeverinë dhe dërguar vendin në zgjedhje të reja, ose me marrëveshje të krijimit të shumicës për një qeveri të re nga subjektet ekzistuese dhe deputetë e bashkuar me metodën e kontrabanduar të formës së grusht shtetit!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".