Shqiptarët nuk guxojnë të pranojnë kapitullimin para presionit të hapur serbo rusomadh

Shqiptarët nuk guxojnë të pranojnë kapitullimin para presionit të hapur serbo rusomadh
Shqiptarët nuk guxojnë të pranojnë kapitullimin para presionit të hapur serbo rusomadh

Skender Mulliqi

  • 11 July 2023 - 07:54

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Të gjitha shtetet më kualitative të botës e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. E kanë njohur së edhe vetë kanë qenë pjesë e projektit për Kosovën sovrane dhe të pavarur nga Serbia. Dhe, më të drejtë shtrohet pyetja logjike pse ky ndryshim radikal i bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës, më konkretisht pse po dëshirohet ndarja mbi baza etnike? Kosova u pranua shtet mbi bazat multietnike, të Marti Ahtisarit.

-Gjendjen problematike ne veri të vendit më incidente deri ne vrasje te shqiptarëve për 20 vite më radhë, e bënë strukturat paralele kriminale serbe të përkrahura nga Beogradi Zyrtar , por edhe Moska zyrtare. Destabilizimit të situatës nuk I ka kontribuar Kosova, por Serbia për qëllime ekspansioniste. BE-ja dhe Amerika padrejtësisht këtë ja faturuan Kosovës, e cila po mbron ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë. Serbia dhe një pjesë e minoritetit serb janë instrumentalizuar nga Vuqiq, për të mos I njohur organet e Kosovës si legjitime.

Nuk donë shumë koment, së haptazi po dëshirohet edhe një Republika Serbe në Kosovë, më tendencë që pas një kohë ti bashkëngjitet Serbisë. Shqiptarët nuk guxojnë të pranojnë kapitullimin para presionit të hapur serbo rusomadh, i cili fatkeqësisht po gjënë përkrahje edhe nga BE-ja. Do të na mallkojnë gjeneratat për një lëshim të tillë të mundshëm katastrofal. Kosova nuk është Serbi dhe nuk do të jetë kurrë, siq ka proklamuar historikisht politika shoviniste dhe Kisha Ortodokse Serbe. Serbia e Vuçiqit mendon së nëse heqin dorë nga Kosova, nuk do të kanë mundësi ta ruajnë Republikën Serbe në Bosnje, Novi Pazarin më rrethinë më shumicë muslimane dhe Vojvodinën. Këto janë pyetje të cilat një ditë domosdo do të hapën, se serbet kanë bërë spastrime etnike. Do të ishte mashtrim dhe tradhti kombëtare çdo lëshim që të implemtohet Asociacioni me kompetenca ekzekutive. Serbia pas invazionit të Rusisë në Ukrainën sovrane, po mban shpresat në ndihmën e Rusisë për të aneksuar më luftë veriun e Kosovës. Zaten Rusia edhe qëndron mbrapa idesë të botës serbe, siç po tenton të realizon këtë qëllim më Ukrainën dhe radhazi pastaj mbi shtetet tjera të ish Bashkimit Sovjetik. Vuçiq nuk po pranon planin franko gjerman edhe për faktin që mos të lejon inkuadrimin e Kosovës në strukturat relevante të BE-së dhe në OKB, kur dihet së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara janë miqtë si Rusia dhe Kina. Edhe dialogun më Kosovën , Serbia po e zhvillon mbi bazat e tejkaluara të rezolutës 1244 të OKB-së, dhe nga ajo së në preambulën kushtetuese serbe, Kosova figuron si pjesë përbërëse e saj. Mu për atë edhe moti ka qenë dashur që mos të pranohet dialogimi më Serbinë , e jo të vazhdohet. Ky shtet më hipotekë të gjenocidit nuk po e pranon pavarësinë e Kosovës, nuk po I paguan dëmet e luftës dhe nuk po interesohet për të pagjeturit shqiptare të zhdukur në Serbi, e që për këtë të fundit edhe është zotuar presidenti serb. Gjendja e minoritetit serb nuk është rrezikuar më asgjë, madje ata kanë të drejta sa shqiptarët që janë popull shtet formues. Kjo nuk është duke i interesuar fare Serbisë, por duket së as bashkësisë ndërkombëtare, e cila po përkrahë nismën shoviniste serbe, që minoriteti serb në veri të pavarësohet nga pushteti legjitim i Prishtinës. Kjo linjë serboruso madhe në rajon, nuk do të gjen zbatim, nuk do të lejojnë shqiptarët. Vështirë së do të kemi ndonjë marrëveshje paqeje në bisedime tashmë të pakuptimta më Serbinë e çetnikizmit sheshelian dhe millosheviqian të cilën po e ndjek Vuçiqi. Askush mos të mendon që mund të ndanë Kosovën .Ata që thonë së veriu nuk na duhet, jo që është naive dhe amatoreske por është anti-kombëtare. Po tentohet që Kosova të vihet në tabele për qitje. Këtë gjë nuk duhet lejuar kurrë më të na ndodhë, siç na ndodhi historikisht dhe padrejtësisht nga Fuqitë e Mëdha të Kohës. Asociacioni më kompetenca ekzekutive donë të thotë copëtim i pandalshëm i trojeve tona etnike nga serbomadhja. Lojë e ndytë politike është duke u zhvilluar prapa shpinës të Kosovës dhe pavarësisë të saj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".