Pa kompromis për sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës, edhe Veriu është pjesë e integritetit territorial të Kosovës dhe kjo duhet të ritheksohet e sanksionohet

Pa kompromis për sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës, edhe Veriu është pjesë e integritetit territorial të Kosovës dhe kjo duhet të ritheksohet e  sanksionohet
Pa kompromis për sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës, edhe Veriu është pjesë e integritetit territorial të Kosovës dhe kjo duhet të ritheksohet e  sanksionohet

Muhamet Kelmendi

  • 13 July 2023 - 07:36

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohri kërkohet të zbatohen në përpikëri dhe në mënyrë kronologjike. Me atë krijohen edhe kushtet për zgjedhje dhe dihet se ku po shkon veriu. Nëse nuk zbatohen këto dy marrëveshje juridike, nuk do të kemi as zgjidhje të situatës në veri. Gjendja mbetet e njëjtë. Zgjedhjet në veri, pa e zbatuar marrëveshjen dhe aneksin, krijojnë gjendje të njëjtë, si më herët. Ashtu bëhet baza për ta dëmtuar integritetin e Republikës. Krijohen kushtet për shtet serb. Këtë nuk duhet lejuar.

-Masat e ndërmarra nga Qeveria Kurti në Bratisllavë janë hap që dërgon te vendosja e pushtetit serb në veri të Kosovës Në Bratisllavë të Sllovakisë u bë takimi midis kryenegociatorit të Kosovës z. Bislimi dhe atij të BE-së, z Lajqak. Nga takimi dolën disa vendime, që de-fakto dërgojnë te vendosja e pushtetit serbomadh në katër komunat e veriut të Kosovës. Vendimet ishin: 1. Zvogëlimi i numrit të policëve të Kosovës nëpër komuna dhe rreth komunave në veri për 25%. 2. Analizimi i gjendjes në veri me strukturat e sigurisë, si KFOR, EULEX etj., koha pas kohe, për të ecur në masat tjera. 3. Përgatitjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës. 4. Punën e përbashkët që zgjedhjet të bëhen mbi bazën ligjore. 5. Mos të ndërmerret asnjë veprim që dërgon në keqësimin e gjendjes në veri të Kosovës. Nga qëndrimet e tilla vërehet se tëra masat e ndërmarra deri më tash hiqen gradualisht nga fuqia e tyre e veprimit dhe shkohet në zgjedhje të reja dhe të jashtëzakonshme në katër komunat e veriut të Kosovës.

Thjesht: Zgjedhjet e reja do të mbahen dhe këtu në pushtet domosdo do të vijnë kandidatet e përcaktuar nga shteti serb, të cilët nëpërmjet Listës serbe do të futen në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Qëndrimi që mos të ndërmerren masat tjera që rrezikojnë gjendjen nënkupton, kuptohet në interpretim logjiko-autokton, mos arrestimin e kriminelëve dhe mos ndalimin e kandidatëve për asamblistë dhe kryetar të komunave në veri të vendit. E këtë pikërisht para zgjedhjeve duhet ndërmarr. Me këto vendime do të kemi pushtetin e njëjtë si më herët. Edhe njerëzit, edhe ana juridiko-politike e shoqërore mbesin të njëjtë. Asgjë nuk ndryshon. Mbetet e paqartë se si do të veprohet me policët e Kosovës? Kur mendohet të largohen nga komunat? Çfarë statusi do të merr veriu etj.? Mendohet se policët gradualisht do të zvogëlohen në numër, mos edhe të largohen tërësisht, duke i lëshuar vendin ushtarëve të KFOR-it dhe policëve të EULEX-te.

Mundet që OSBE të merr edhe rrolin e organizimit të zgjedhjeve në veri. Faktet e tilla tregojnë se kështu humbë sovraniteti i shtetit. Futet veriu nën ombrellën e Rezolutës së KS të OKBS-së nr. 1244 dhe del territori pa status. Këtej, kërkohet që paraprakisht dhe në vij të veprimeve të ndërmerren masat e veçanta sipas Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. Kërkohet që për veri të ketë qartësi juridike, ekonomike e organizative. Nuk duhet lënë çështjen në amulli statusore, sepse vetëm krijon rreziqe, e cila shpie drejtë konflikteve. Veriu i Kosovës është pjesë e integritetit territorial të Kosovës dhe kjo duhet të sanksionohet. Me këtë krijohet baza e shtetit ligjor.

Ndërsa, ecja ne zgjedhje, pa këtë, vetëm probleme krijon. Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohri kërkohet të zbatohen në përpikëri dhe në mënyrë kronologjike. Me atë krijohen edhe kushtet për zgjedhje dhe dihet se ku po shkon veriu. Nëse nuk zbatohen këto dy marrëveshje juridike, nuk do të kemi as zgjidhje të situatës në veri. Gjendja mbetet e njëjtë. Zgjedhjet në veri, pa e zbatuar marrëveshjen dhe aneksin, krijojnë gjendje të njëjtë, si më herët. Ashtu bëhet baza për ta dëmtuar integritetin e Republikës. Krijohen kushtet për shtet serb. Këtë nuk duhet lejuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".