Roli amerikan në mbështetjen besnike ndaj Kosovës është dëshmuar në betejë për tu çliruar, po vazhdon edhe tani në ngritjen e shteti që bashkë jemi duke ndërtuar

Roli amerikan në mbështetjen besnike ndaj Kosovës është dëshmuar në betejë për tu çliruar, po vazhdon edhe tani në ngritjen e shteti që bashkë jemi duke ndërtuar

Hajrullah Tërnava

  • 14 July 2023 - 15:20

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Shteti i Amerikës që e dha kontributin kryesor që ne sot të jemi shtet i pavarur, me veprimet e saja të bombardimit ndaj Serbisë në vitin 1999 që na çliroj nga ai okupimi, dhe tani si shtet mik që e kemi, ne duhet përjetësisht të jemi mirënjohës dhe në miqësi të përhershme me këtë shtet që quhet Amerika, prandaj çdo herë përfaqësuesit e këtij shteti që gjenden si ambasador në shtetin tonë do të jenë të mirëseardhur dhe të mirëpritur nga ana e jonë.

 

Deklarimi i fundit i ambasadorit amerikan Hovenier rreth mënyrës së zgjidhjes së situatës në veri, është thirrje direkt edhe për Qeverinë e Kosovës që ta ndryshon strategjinë e veprimit, duke i pasur aleat ndërkombëtar, në funksion të bashkëveprimit dhe të koordinimit. Ambasadori amerikan në Prishtinë ka deklaruar dje se qeveria e vetme nuk mundë ti del në krye zgjidhjes problemit të verior, prandaj kërkohet bashkëveprim dhe koordinim, sepse menaxhimi i veriut është i ndjeshëm, dhe për atë kërkohet koordinimi. Prandaj ai e ka bërë tepër të qartë duke deklaruar se SHBA-ja, kërkon koordinim për menaxhim të veriut të Kosovës. “Do të thosha që SHBA-ja mbetet e përkushtuar siç ka qenë gjithmonë që ta shohë Kosovën duke arritur qëllimet e veta. Ajo që dua të them është se ne jemi prapa një Kosove sovrane, të pavarur, multietnike demokratike që zë vend në strukturat evropiane e euroatlantike. Po bëjmë punë të Madhe për këtë. Kjo po ashtu nënkupton që Kosova ta ushtrojë sovranitetin e saj. Veriu është i komplikuar dhe i vështirë dhe mënyra se si Qeveria e Kosovës menaxhon situatën është shumë e ndjeshme dhe duam të jetë shumë e koordinuar me aleatët ndërkombëtarë që të shmangin momentet e krizës që pengojnë rrugën tonë të gjatë për të arritur këtë qëllim të përbashkët” , ka thënë ai. Hovenier ka thënë se e ka të vështirë të përgjigjet nëse situata në veri është afër shtensionimit. Ka përsëritur qëndrimet e SHBA-së se pret implementim të plotë të marrëveshjeve e shmangie sa më të shpejtë të telasheve e pengesave. Ai ka refuzuar edhe të flasë për caktim afatesh për shtensionim. Por ka thënë se e sheh me urgjencë këtë çështje. Hovenier po ashtu ka thënë se SHBA-ja nuk do të flasë më shumë se ajo që ka thënë KFOR-i për rastin e tre policëve të Kosovës, që u kidnapuan nga forcat serbe. Për sanksionet e mundshme ndaj Serbisë, Hovenier ka thënë se duhet të flasë ambasadori amerikan në Serbi ose emisari i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar. Megjithatë, ai ka vlerësuar se “nuk është Kosova e vetmja përgjegjëse për tensionet”. Sidoqoftë, ai ka thënë se ka pasur shqetësime për disa nga veprimet e Qeverisë në fund të majit. Ai ka thënë se frika e qytetarëve në veri është konkludim që Qeveria të punojë për shtensionim më të shpejtë. Mënyra e shtensionimit me Serbinë mund të arrihet me ndihmën e ndërkombëtarëve të cilat shtete kanë kontribuar në rend të parë për çlirimin e Kosovës, prandaj tani jemi këtu ku jemi, dhe duhet që në bashkëpunim me ato shtete mike që i llogarisim, të vazhdohet shtensionimi i vërtetë i gjendjes së krijuar, dhe njëherë e përgjithmonë të vihet deri edhe te pajtimi mes veti, dhe të marrin fund ato armiqësitë e deritashme dhe të shikohet me një perspektivë kah e ardhmja drejtë shteteve të BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".