Sanksionimi i shefit të BIA-s serbe, Aleksandër Vulin, nga SHBA, hapi i parë i fillimit të dekriminalizimit të kokave të rrezikshme të shteteve të Ballkanit

Sanksionimi i shefit të BIA-s serbe, Aleksandër Vulin, nga SHBA, hapi i parë i fillimit të dekriminalizimit të kokave të rrezikshme të shteteve të Ballkanit

Hajrullah Tërnava

  • 15 July 2023 - 08:56

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Në këto kohëra tani, kur Rusia po lufton me Ukrainën dhe Serbia si përkrahës i vetëm i Rusisë në Evropë nuk po heq dorë nga lidhjet e vjetra, dhe sanksionimi i shefit te BIA-s serbe Vulin nga ana e SHBA-ve, është goditja më e fuqishme direkt që i është dhënë në këto momente kritike strategjike regjimit të Vuçiqit.

-Ky është sanksionim, dhe fillimi i zbatimit të planit për dekriminalizim të Ballkanit, projekt i publikuar nga departamenti i shtetit që vitin e kaluar, i cili ishte lansuar si paralajmërim për izolim të të gjitha figurave politike që paraqesin rrezik për paqe dhe stabilitet, që ndërlidhen ngushtë edhe me interesat amerikane në rajon. Në këto rrethana te tanishme është e pritshme që kësaj liste të fillojnë për të ju shtuar, bashkuar edhe struktura të tjera të larta të shteteve të Ballkanit që pretendojnë integrimet evropiane dhe nuk lejohet të lëvizin përpara pa u pastruar, sepse kanë një të kaluar kriminale me dekada, dhe shumë prej tyre bartin edhe hipotekat e luftës së kaluar në rajon, struktura të infiltruara në politikë duke u pasuruar nga lidhje e fuqishme e nëntokës së krimit të organizuar, krimet e luftës që akoma kanë mbetur pa u ndëshkuar.

Nëse vazhdohet me ndëshkime të tilla edhe për njerëz tjerë të ngjashëm sikur në këtë raste në tërë Ballkanin, besohet se pretendimet e tilla të SHBA-s do i kontribuojnë spastrimit të vërtetë të këtij regjioni dhe me një spastrim të tillë do të vjen edhe deri të pajtimi më i shpejt i disa shteteve të Ballkanit, edhe këto shtet në një të ardhme jo të largët shpejtë do ti bashkëngjiten shteteve të BE-së, dhe Evropa në mesin e vetë do ta ketë një rritje territoriale, se edhe de jure Ballkani do ti bashkëngjitet kontinentit të sajë të cilit edhe i takon, dhe Evropa si bashkësi territoriale në kufijtë e sajë, në miqësi me SHBA, në të ardhmen do të jenë fuqitë e përbashkët që do ti kontribuojnë demokratizimit të botës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".