
Lexoni edhe:
Të penalizuarit me votë qytetare, që me dekada e plaçkiten shtetin, po e instalojnë sistemin e dhunës për ta grabitur pushtetin
Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani
Mendoj që me caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale që duhet të ndodhë sa më parë. Mundë të ketë lëvizje në drejtim të heqjes së masave ndaj Kosovës nga ana e BE-së. Pra, nëse n qeveria vërtetë angazhohet dhe dëshiron që të lirohet nga masat e shqiptuara, sanksione ndëshkuese, duhet të tregon me masa e veprime konkrete të plotësimit të kushteve.
Tani më është e qartë se Kosova duhet ti përmbushë të tri kushtet e BE-së të paraqitura për shtensionimin e situatës që është krijuar në veri të Kosovës me ato zhvillimet e muajve të kaluar. Kosova, qeveria e Kosovës, duhet ta ketë të qartë se ,pa plotësimin e plotë te kushteve do të vazhdojnë të mbeten masat e shqiptuara në fuqi. Pra derisa nuk ka rezultate konkrete në tërën rezultate të prekshme e bindëse sipas vlerësimit të BE-sq, do të mbetet gjendja e njëjtë në raportet Kosovë –BE dhe masat do të jenë në fuq. Mendoj që me caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale që duhet të ndodhë sa më parë.
Mundë të ketë lëvizje në drejtim të heqjes së masave ndaj Kosovës nga ana e BE-së. Pra, nëse n qeveria vërtetë angazhohet dhe dëshiron që të lirohet nga masat e shqiptuara, sanksione ndëshkuese, duhet të tregon me masa e veprime konkrete të plotësimit të kushteve. Interesi i Kosovës është që këto masa të largohen sa më shpejtë por ende ka kërkesa që duhet të përmbushen. E ndër ato është edhe kërkesa që kryetarët e veriut, pra të komunave, duhet të zhvendosen në lokacione dhe ambiente alternative sipas kërkesës së BE-së dhe të SHBA-ve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".