Çarten uzurpatorët e pasurisë së shtetit, grushte e shqelma kundër qeverisë në mes të parlamentit

Çarten uzurpatorët e pasurisë së shtetit, grushte e shqelma kundër qeverisë në mes të parlamentit
Çarten uzurpatorët e pasurisë së shtetit, grushte e shqelma kundër qeverisë në mes të parlamentit

Gani Qarri

  • 16 July 2023 - 15:21

Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri

Në fakt sipas shkrimeve në media, shkaku i vërtetë i sulmit të iniciuar nga njëfarë adalet deputeti primitiv, si Mërgim Lushtaku, në Kuvend të Kosovës, nuk ishte audio-incizimi por Objekti i uzurpuar nga Sami Lushtaku me të birin, në qendër të Prishtinës (sheshi Nënë Tereza"), objekt të cilin ia kishin lëshuar me qira të majme Postë Telekomit të Kosovës, por që Qeveria Kurti e kishte larguar këtë ndërmarrje publike nga ndërtesa e uzurpuar, me ç`rast thuhet se Lushtaku e ka rrahur prokurorin përkatës të shtetit, para hundëve të Policisë. 

 

Për aq më tepër Kryeministri Kurti ishte fajtor edhe për faktin tjetër, se në mbledhjet e Qeverisë ai ka miratuar edhe projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, me të cilin ka prekur fort në tel jo vetëm Lushtakët, por edhe ish pushtetarët, e sidomos strukturat e kriminalizuara të PDK-së, që njihen si bërthama e SHIK-ut ilegal, të cilët dëshmuan publikisht, se janë të gatshëm që edhe me përdorimin e dhunës ta rrezikojnë të ardhmen e shtetit, me qëllim të zhvatjes, uzurpimit, grabitjes dhe kapjes së pushtetit! Përndryshe krimineli Radoiçiq është një bandit i kamotshëm që ka vepruar hapur, por gjithmonë në kooketim me qeveritë e kaluara, kundër shtetit të pavarur të Kosovës! Ai ishte vendosur në Listën e Zezë nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, por asnjëherë edhe nga qeveria klanore e partive të inkriminuara PDK,AAK, LDK etj, të cilat i`a patën hequr edhe urdhër arrestin, ani pse ai ishte i akuzuar dhe në kërkim nga institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës për krime të shumta. Skenari i parapërgatitur nga njerëzit e SHIK-ut, që u përdor si orkestrim për rrahjen me grushte ndërmjet deputetëve,”publikisht” filloi me një debat plot akuza lidhur me audio-incizimin e publikuar, të kryetares së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari - Lila, me Sllavko Simiqin, ku thuhet, në qershorin e vitit të kaluar, të ketë komunikuar edhe me kriminelin Milan Radoiçiq. Ajo që nuk duhet harruar me këtë rast, është fakti, se urdhër arresti i Prokurorisë së shtetit kundër Radojçiqit, ishte shfuqizuar pikërisht nga qeveria e PANit, vetëm pak ditë pas fitimit të zgjedhjeve nga LVV, ndërsa urdhër arrestin kundër tij, e ka aktivizuar Qeveria Kurti! Kështu që, akti i dhunshëm i cili shpërtheu në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, mes deputetëve opozitar, anëtarëve të kabinetit të Qeverisë dhe deputetëve të pozitës, është, shumë i turpshëm dhe dëmton tepër rëndë imazhin e shtetit të ri të Kosovës, në gjithë botën! Atakimi banal i të birit të Sami Lushtakut, me spërkatje uji, të Kryeministrit Kurti dhe Zëvendëskryeministrit Bislimi, përveçse nuk i kishte hije edhe për shkak të kontrastit të moshës, ndërmjet ti dhe kryeministrit Kurti, ishte një hakmarrje e llojit dhe as që kishte të bënte, me audio-incizimin. Arsyeja e vërtetë e sulmit, ishte konfiskimi nga organet e rendit e të ligjit, i ndërtesës së uzurpuar në qendër të Prishtinës nga Lushtaku, të cilën ai e kishte lëshuar me qira dhe merrte para të majme prej saj, pa investuar asnjë cent, në te! Vet arroganca e shpërfaqur nga militantët e PDK-së, në Kuvendin e Kosovës, që nga Lushtaku e Hajdar Beqa dhe të tjerët, është edhe një argument tjetër i cili duhet shërbyer qytetarit për të mos harruar dhe mbajtur mend fort mirë, që në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që ato mbahen, ta di se kush e meriton besimin e tij, për t`ia dhënë votën, për të mos-lejuar më kurrë, ri kapjen e shtetit nga ana e tyre! Kuvendi i Kosovës me skena të tilla, si kjo e orkestruara nga PDK, në seancën e së enjtes, kanë përçuar një mesazh tejet të keq gjithandej nëpër botë, i cili do të mbetet njollë e pa shlyeshme e militantizmit primitiv të PDK-së, në parlamentarizmin e Republikës së Kosovës. Lidhur me këto zhvillime të trishta, me shpërthim dhune e arrogance të paparë dhe rrahjes që ndodhi në Kuvendin e Kosovës edhe ambasadori amerikan në Kosovës Jeff Hovenier, ka reaguar, duke shkruar se është për të ardhur keq të shohësh atë që ka ndodhur sot, në Kuvendin e Kosovës". Do të doja të mos kisha nevojë ta thosha këtë, por përdorimi i dhunës nuk është kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur mospajtimet. Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit – një qëllim themelor i çdo legjislativi të demokracisë”, ka shkruar Hovenier.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".