Kapsit e deridjeshëm të shtetit, të ndëshkuar me votë qytetare, nuk po zgjedhin mjete as metoda për ta shantazhuar e penguar qeverinë e ligjshme, për rimarrjen kriminale të pushtetit

Kapsit e deridjeshëm të shtetit, të ndëshkuar me votë qytetare, nuk po zgjedhin mjete as metoda për ta shantazhuar e penguar qeverinë e ligjshme, për rimarrjen kriminale të pushtetit
Kapsit e deridjeshëm të shtetit, të ndëshkuar me votë qytetare, nuk po zgjedhin mjete as metoda për ta shantazhuar e penguar qeverinë e ligjshme, për rimarrjen kriminale të pushtetit

Gani Qarri

  • 17 July 2023 - 17:05

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Mbrojtja me vendosmëri e sovranitetit të plotë në veri të Kosovës, ruajtja me rigorozitet e rendit dhe ligjit edhe në atë pjesë vitale të shtetit, mos-lirimi i kriminelëve të arrestuar serbë, mos-formimi i "zajednicës, mos tërheqja e policisë së shtetit nga veriu, si dhe vendimi i Qeverisë që krahas vlerësimit të vazhdueshëm të gjendjes së sigurisë, në këtë pjesë jetike të vendit tonë, në vjeshtë të organizohen edhe zgjedhjet lokale dhe vijohet me vazhdimin e dialogut në Bruksel, ngjarjet në Parlament dhe zhvillimet në rrugë, dëshmuan qartë se ka nervozuar tej mase dhe nxjerr jashtë çdo kontrolli, jo vetëm kriminelët serb dhe Vuçiqin në Serbi, por edhe argatët e tij, shqipfolës në Kosovë, të cilët kanë nënshkruar dy herë radhazi dhe miratuar bashkë me Listën serbe “zajednicën” edhe në Kuvend.

 

Për aq më tepër edhe marrëveshja e arritur ndërmjet Zëvendëskryeministrit Bislimi dhe ndërmjetësuesit të BE-së, Lajçak për reduktimin e numrit të policëve me 25 %, nga dhe përreth objekteve komunale, në veri, pa përmbushjen e asnjërës prej kërkesave cinike të Serbisë hegjemoniste për tërheqjen e plotë të policisë dhe të kryetarëve shqiptarë nga veriu i Kosovës, ka tmerruar aq shumë opozitën e inkriminuar, sa që nën regjinë e SHIK-ut, pas mese 24 viteve të çlirimit, u inskenua edhe përleshja meskine dhe më e turpshme e ndodhur ndonjëherë në Kuvend, ku si kalë troje, u përdor një "bari" i ashtuquajtur "deputet" i cili nga pamja dhe sjelljet, më tepër ta kujton një huliganë, që duhet mbajtur sa më larg institucionit kryesor ligjvënës në vend. Se vendimi i kryeministri Kurti, nuk i ka shqetësuar vetëm kriminelët serb në veri dhe Vuçiqin në Beograd, por më tepër ka tmerruar, bashkëpunëtorët e tij shqipfolës dhe opozitën e inkriminuar në Kosovë, e dëshmon edhe fakti, se pas "qetësimit" të bandave kriminale serbe të veriut, tani opozita e inkriminuar me huliganët e saj, ka marrë rolin tensionuesit permanent të gjendjes në vend dhe po vepron si dorë e zgjatur e Serbisë në Kosovë, siç u pa edhe me orkestrimin e inskenuar në Kuvend, ku i gjithë sherri nisi, me hedhjen ujë pa asnjë shkas, ndaj Kryeministrit dhe Zëvendëskryeministrit të Republikës, nga një i ashtuquajtur deputet, i cili i nxitur nga SHIK-u, mori rolin e prijësit të budallëve për shkaktimin e përleshjeve, si asnjëherë tjetër në historinë parlamentare të Kosovës së pasluftës. Kështu që plani i tyre për të shkaktuar tensione të reja në Kosovë, nuk përfundoj vetëm me përleshjet e turpshme në Kuvend, që ndodhën për herë të parë, pas mese 24 vitesh të çlirimit, nga Serbia, por tani morën guximin të dalin në skenë, edhe vet abuzuesit e pa turp, me listat e veteranëve, për të vepruar kundërligjshëm, në emër të Ligjit për pagën minimale në Kosovë. Ligj i cili, pikërisht për shkak të listës së stërfryrë të "veteranëve", ende ndodhet në proces gjyqësor, ku hartuesit dhe manipuluesit e saj, janë duke u hetuar, gjë që i ka lënë jashtë ngritjes së pensionit të tyre të deritashëm veteranët, prandaj partitë e inkriminuara, po e keqpërdorin si instrument Organizatën e Veteranëve të Luftës, duke orkestruar thirrjet për të protestuar, bllokuar institucionet legale të shtetit, dhe pamundësuar funksionimin e tyre normal, gjë që nuk do duhej ta bënte askush në vend! Në fakt nuk është ligji i pagave që i shqetëson huliganët si Lushtaku & Co, të cilët janë bërë turpi i gjithë Kosovës, por frika e hetimit të thellë të kësaj liste dhe zbulimit të emrave të përveçëm të cilët kanë manipuluar me lista, nga secili ish anëtar i komisionit, akt që po i shqetëson dhe tmerron tej mase, opozitarët e inkriminuar, të cilët deri dje ishin në pushtet, dhe madje botërisht kishin pranuar se kur është bërë ligji për veteranët, të gjitha partitë e atëhershme politike, e kanë ndarë hisen e vetë, duke i fryrë listat (me pagesë), e që si të tilla, pastaj janë detyruar edhe ti zyrtarizojnë për finalizim. Kështu që insistimi i Qeverisë Kurti për pastrimin e plotë të listës së veteranëve dhe verifikimit përmes procesit gjyqësor, është rruga e vetme e zbulimit të plotë të aktit kriminal me këto lista që janë përdorë për përfitim material por edhe për interesat elektorale të ish pushtetarëve të kaluar, të zhytur me dekada, deri në fyt, në korrupsion dhe krim të organizuar. E për ta fshehur të vërtetën e veprimeve penale të shefave të tyre, opozita e inkriminuar ka zgjedhur ti keqpërdorë pikërisht veteranët e rrejshëm të cilët i detyron lehtë, për të protestuar, pikërisht ata me të cilët jo fort moti bënte tregti për ti futur në lista, duke e dëmtuar rëndë edhe imazhin e veteranëve të vërtetë të cilët kanë kontribuar realisht për çlirimin e vendit dhe meritojnë trajtimin moral e material nga shteti i Kosovës. Andaj dhe nuk guxon, që opozita e inkriminuar, në emër të veteranëve të vërtetë, ta kundërshtojë spastrimin e listave të manipuluara dhe të fryra me veteran të dyshimtë, përderisa as Kryeministri, Kurti nuk i mohon veteranët, por me të drejtë kërkon që vetëm të bëhet verifikimi i listave, i bindur se është e domosdoshme që gjërat të sqarohen dhe t’i quajmë me emra të vërtetë e adekuat.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".