Numri prej rreth 40 mijë veteranëve mundë të duket i dyfishuar në forma të ndryshme, këtë kërkohet që ta luftojmë

Numri prej rreth 40 mijë veteranëve mundë të duket i dyfishuar në forma të ndryshme, këtë kërkohet që ta luftojmë
Numri prej rreth 40 mijë veteranëve mundë të duket i dyfishuar në forma të ndryshme, këtë kërkohet që ta luftojmë

Muhamet Kelmendi

  • 17 July 2023 - 17:08

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Që veteranët të kenë besim te pushteti është mënyra e trajtimit të veteranëve. Numri i veteranëve nuk guxon kurrë të jetë pengesë e pozitës. Kjo, për faktin se në Kosovë është një procedurë gjyqësore që po zhvillohet kundër veteranëve të rrejshëm. Kjo procedurë ende nuk ka përfunduar.

 

Numri i veteranëve nuk mundë të kontestohet me format aktuale të qeverisë. Numërimi veteranëve është realizuar mbi një ligj që nga komisionet e krijuara u aplikua në jetë. Natyrisht se në këtë procedurë ka ndoshta veteranë që nuk e meritojnë këtë status, sepse ose nuk kanë qenë kurrë në UÇK ose kanë ndërprerje në UÇK ose i kanë takuar grupeve të interesit. Kuptohet se numri prej rreth 40 mije veteranëve mundë të duket i dyfishuar në forma të ndryshme. Këtë kërkohet ta luftojmë. E këtë e bëjnë vetëm gjykatat kompetente në Kosovë. Mirëpo, kjo nuk i jep të drejtë qeverisë qe pa e zgjidhur çështjen e veteranëve dhe të kategorive të tjera të luftës të UÇK-së të përjashtohen veteranët nga paga minimale. Shuma e paguar për veteranë nuk është page dhe as benefit. Është shumë e mjeteve që shteti i jep për luftëtar dhe kontribues tjerë të luftës çlirimtare. Kjo s’mundet dhe nuk ka të bëjë me dhuratë a ndihmë sociale. Nuk është as pension a page mujore. Është shumë që shteti për gjakun dhe mundin e bërë për çlirimin e vendit i paguan me shumë të caktuar. Shuma e dhënë është aktualisht qesharake. Mënyra e shqyrtimit të pozitës së veteranëve është tepër jo njerëzore dhe në kundërshtim me vlerat e luftës çlirimtare dhe pozitën e tyre në shoqëri. Çdo veprim që denigron veteranët është tradhti kombëtare dhe shteti duhet ti ndjek zyrtarisht. Që veteranët të kenë besim te pushteti është mënyra e trajtimit të veteranëve. Numri i veteranëve nuk guxon kurrë të jetë pengesë e pozitës. Kjo, për faktin se në Kosovë është një procedurë gjyqësore që po zhvillohet kundër veteranëve të rrejshëm. Kjo procedurë ende nuk ka përfunduar. Në fakt, shteti e ka për detyrë, si në çdo vend tjetër, të siguron jetën e veteranëve. Nëse nuk gjënë punë dhe angazhime konkrete, atëherë me mjetet që kërkohet domosdo të ipen nga shteti. Ikja nga kjo detyrë është e rëndë. Veteranët nuk mundë të dënohen pse mendohet se ka numër të rritur të tyre. Ato shqyrtohen nga gjykatat. E pa vendime gjyqësore çdo veteran e ka statusin e tillë dhe mbrohet nga shteti. Nuk është arsyetim e dhëna se po punohet për një ligj të ri për kategoritë e dala nga lufta, si forme e injorimit dhe të mashtrimit të veteranëve. Kjo mënyrë vetëm krijon konflikte dhe lihen veteranët në gjendje të mjerë. Këtë nuk e meritojnë. Me këto injorime të qeverisë, ngjarjet rrëshqasin nga kontrolli dhe gjendja vazhdon e rëndë. Shteti duhet të veprojë. E veprimi konkrete është sigurimi i jetës së kategorive të luftës deri në përfundim dhe rregullim me ligj. Vendnumërimi është armiqësi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"