Listat e veteranëve të luftës janë abuzuar dhe duhet pastruar nga veteranët e rrejshëm dhe personat e ditur me të kaluar të kriminalizuar

Listat e veteranëve të luftës janë abuzuar dhe duhet pastruar nga veteranët e rrejshëm dhe personat e ditur me të kaluar të kriminalizuar
Listat e veteranëve të luftës janë abuzuar dhe duhet pastruar nga veteranët e rrejshëm dhe personat e ditur me të kaluar të kriminalizuar

Naim Miftari

  • 17 July 2023 - 17:11

 Shkruan: ANALISTI-Naim Miftari

Kjo askund nuk ka ndodhur në botë që edhe vrasësit e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtar të një populli të jenë në të njëjtën listë sikurse dëshmori i vërtetë apo vrasësit të jenë sot figura kyçe në politikë, që deri dje ishin edhe në pushtet. Parat që po jepen për veteran, e që janë 80% veteran të rrejshëm, duhet me i ndalu me ligj dhe ato pare, ato fonde me shkua direkt vetëm për me ble ame ushtarake për FSK-në dhe policin tonë, për Kosovën.

 

 

Dalja hapur e abuzuesve me listën e veteranëve, që lirisht mundemi të themi se mbi 80% janë veteran të rrejshëm që luftën veç në televizor e kanë parë, tregon qartë se edhe atëherë edhe tani qëllimi ishte të përfitojnë dikush miliona nga certifikatat e shitura, kurse partitë politike, sidomos PDK dhe AAK, por deri diku edhe LDK, të përfitonin nga veteranët e rrejshëm vota politike. E kam thënë nga fillimi se konkursi për aplikim për veteran është bërë qëllimisht me gabime ku mundet me konkurrua kushdo qoftë që ka dashtë me konkurs, pa pasur pasoja ligjore nëse është veteran i rrejshëm. UÇK- ja kurrë nuk ka pasur më shumë se 14.600 pjesëtar ndërsa termi luftëtar i betejave pos 2000 dëshmorëve nuk na dalin as 2000 luftëtar tjerë që kanë luftuar, por nga fillimi qëllimi ishte politik pasi PDK,AAK,LDK donin që përmes veteranëve të rrejshëm ti përfitonin dikund edhe nja 200.000/ 300.000 vota politike dhe duke bashkëpunuar bashkë ta ftonin dhe betononin pushtetin e tyre për shumë vite e dekada! Mos të harrojmë se përpos luftëtarëve të rrejshëm edhe numri i dëshmorëve është dyfishuar dhe kemi dëshmor të rrejshëm që pos që është sot në listën e dëshmorëve , vetëm dy dit pasi ka hyr KFORI/ NATO në Mitrovicë , në lagjen Tavnik , na kishin vrarë dy ushtar tan të pa armatosur të UÇK- es, e sot janë dëshmor në të njëjtën listë edhe ushtarët tan edhe vrasësit e tyre që vinin nga bandat që e keqpërdorin luftën duke u privilegjuar dhe mbështetur nga disa komandantë të Drenicës. Por mendoj se fajet i ka vet populli pasi jem popull i lig që të keqin,hajnin,gënjeshtarin,kriminelin... e përkrahim dhe i përkulemi, dhe popull që i nderojmë vetëm të huajt, e në anën tjetër popull që i shkelim njerëzit ton të pastër dhe atdhetarë. Sa i përket luftëtarëve po ju them vetëm këtë se luftëtarin e vërtet s’ka pare e botës që e blenë as që e mashtron dhe e manipulon! Parat që po jepen për veteran, e që janë 80% veteran të rrejshëm, duhet me i ndalu me ligj dhe ato pare, ato fonde me shkua direkt vetëm për me ble ame ushtarake për FSK-në dhe policin tonë, për Kosovën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".