Goditja amerikane me sanksione kundër diplomatit serb Aleksandër Vulin, paralajmërim i thershëm për të gjithë politikanët e Ballkanit me hipotekë lufte, të zhytur në korrupsion dhe krim

Goditja amerikane me sanksione kundër diplomatit serb Aleksandër Vulin, paralajmërim i thershëm për të gjithë politikanët e Ballkanit me hipotekë lufte, të zhytur në korrupsion dhe krim
Goditja amerikane me sanksione kundër diplomatit serb Aleksandër Vulin, paralajmërim i thershëm për të gjithë politikanët e Ballkanit me hipotekë lufte, të zhytur në korrupsion dhe krim

Skender Mulliqi

  • 17 July 2023 - 17:13

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

TPI-ja në Hagë dënojë për krime lufte në mënyrë individuale , jo të gjithë të cilët kryen krime njerëzore makabre në Bosnje dhe në Kosovë. Serbia projekt e kishte formimin e Serbisë të Madhe, nga i cili synim shovinist nuk kanë hequr dorë as sot. Edhe masakra e Srebernicës dhe të gjitha masakrat të tjera në Bosnje dhe në Kosovë, ishin pjesë e këtij projekti. Shteti serb në kontinuitet e ka mbajtur këtë qëndrim. Për turpin më të madh të këtij shteti dhe për këtë fillim shekull në krye të Serbisë gjendet një kriminel lufte siç është, Aleksandër Vuçiq që kurrë nuk e pranojë masakrën e Srebrenicës.

 

Ditë më parë janë shënuar 28 vite nga gjenocidi serb në Srebrenicë. Është kjo masakra më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore. Inspiratorët dhe organizatorët ishin Millosheviq , Sheshel , Mirjana Markoviq etj. Presidenti serb Vuçiq dhe shefi i BIA-së Vulin ishin ndihmaqarët e tyre. Këta shovinist serbomëdhenj u shquan për brutalitetet , më qëndrime anti civilizuese të cilët edhe janë përgjegjësit për gjenocid më rastin e shpërbërjes të ish-Jugosllavisë. TPI-ja në Hagë dënojë për krime lufte në mënyrë individuale , jo të gjithë të cilët kryen krime njerëzore makabre në Bosnje dhe në Kosovë. Serbia projekt e kishte formimin e Serbisë të Madhe, nga i cili synim shovinist nuk kanë hequr dorë as sot. Edhe masakra e Srebernicës dhe të gjitha masakrat të tjera në Bosnje dhe në Kosovë, ishin pjesë e këtij projekti. Shteti serb në kontinuitet e ka mbajtur këtë qëndrim. Për turpin më të madh të këtij shteti dhe për këtë fillim shekull në krye të Serbisë gjendet një kriminel lufte siç është, Aleksandër Vuçiq që kurrë nuk e pranojë masakrën e Srebrenicës .Madje ,Serbia dhe Vuçiqi ndihen krenar për një veprim të tillë kriminal mbi civilet e komunitetit mysliman në Bosnje. Edhe sot e kësaj dite Beogradi dhe Serbia janë mbushur më murale të krimineleve të luftës, të Ratko Mlladiqit dhe të Radovan Karaxhiqit . Në Bosnje gjinden më së 400 lokacione ku janë vrarë dhe masakruar burra , gra dhe fëmijë boshnjak nga ushtria dhe paramilitarët serb. Këta dy kriminelë dhe të dënuar të tjerë për krimet të luftës nga Gjykata e Hagës ,lartësohen sot në Serbi si hero. Dhe, shtrohet pyetja logjike, më çka kanë të merren tjetër Vuçiq, Daciq, Vulin të cilët drejtpërdrejtë kanë qenë të involvuar në krime lufte?Këta janë sot fytyrat më negative të politikës jo vetëm në Serbi , rajon dhe Evropë. Është shumë e çuditshme së si Evropa dhe Amerika kanë pranuar të bisedojnë më përfaqësuesit e luftës të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar?Këta janë edhe kontrabanduesit kryesor më droga dhe armë në rajon. Po ashtu janë të zhytur në korrupsion . Aleksandër Vulinit, Ministria e Financave të Amerikës i ka vu sanksione .Vulin konsiderohet si përgjegjësi kryesor i aferave korruptive për destabilizim të rajonit .Ai po ashtu ngarkohet më akuza së haptazi ka përkrahur politikat destabiluzuese serbo-ruse ne rajon, si shef i BIA-së. Vulin akuzohet edhe për shumë çka tjetër, dhe si organizator trans nacional i krimit të organizuar, që lidhet më narkotik. Më këtë masë ndaj Vulinit, si zyrtar i lartë te pushtetit, i është dhënë shuplakë e fortë regjimit kriminal të Aleksandër Vuçiqit. Me gjasë ky është vetëm fillimi vënies së sanksioneve nga DASH. Ky pushtet kriminal i Vuçiqit i cili më Putinin po nxisin luftë në rajon, duhet të izolohen më në fund, nga BE-ja dhe Amerika , sa ende ka kohë. Asnjë marrëveshje paqeje më Kosovën nuk do të arrihet më njerëzit e tillë në pushtet, çfarë i ka aktualisht Serbia.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"