Deputetët injorantë e narcisoid – parlamenti cirk

Deputetët injorantë e narcisoid – parlamenti cirk
Deputetët injorantë e narcisoid – parlamenti cirk

Shefik Shkodra

  • 19 July 2023 - 07:32

Shkruan:ANALISTI: Shefik Shkodra

Çfarë mund të thuhet për PDK dhe LDK dhe një pjesë e AAK me anëtarë shumë injorantë – deputetë, si bie fjala ajo filania, “po ta përdorte forcën ky..., ai filani tashmë do të ishte në spital!” Tipat si kjo rregullisht qe sa vite merren me këto çështje “belaje”, asgjë më tepër. Kjo thirrje për mejdane, a s’është ogurzezë. Kaq rol të rëndësishëm luan kjo deputete dhe ndonjë tjetër. Por jo, kjo nuk është e pa stimuluar dhe e pa leje, por e organizuar sa të qortohet prej bashkë-partiakëve të vet një çështje që ndoshta është për diskutim serioz. Kjo e këta lejen e kanë marrë me regji nga Klubi i tyre. Që të gjithë janë të gufatur nga helmi dhe urrejtja ndaj LVV dhe liderit të saj, pavarësisht që mund të ketë gabime edhe kjo qeveri. Si opozitë nuk kanë sjellë risi dhe veçori që do të duhej të pranohen dhe të shkohet më tutje së bashku, sepse këta kanë vetëm sulmet me gënjeshtra.

-Njeriu mendon që të ndihmojë sa ka mundësi në këto punë, po kur sheh e dëgjon artistë të komedive të pa vlerë në Parlament, si nëpër teatro të shek. XIX, pa tjetër që duhet, mos të foltë goja, shpina çelet dhe shpërthen diçka që nuk do të duhej të shprehet. Nuk e them për inati të askujt. Të gjitha më duket se, partitë janë pjesëtarë shqiptarë, po e keqja është sulmi e grindja në mes veti.

Diçka e keqe. A duhet ta dimë ku e kemi qëllimin dhe si duhet të veprojmë në raste ekstreme si deputet. A duhet të kritikohet dhe të analizohet veprimi i çdo anëtari të Qeverisë, por edhe të kërkohet përgjegjësi morale e juridike, nëse vërtet është gabim e në kundërshtim me qëllimet politike të drejta për vendin. Sigurisht që po, dhe kjo çështje është e logjikshme dhe e pamohueshme për opozitën dhe të tjerët. Shumë qetë dhe pa emocione! Kur turremi me gjaknxehtësi nuk krijojmë as s’fitojmë asgjë. Mënyra se si duhet t’i qasemi një problemi politik nuk është aktrimi për dukje e për publicitet. Kjo s’është punë lojërash të fëmijëve. Kjo është përgjegjësi në mënyrën se si edhe e ndaj atij që kundërshton, njësoj si për atë që e mendojmë protagonistin e gabimit. Çfarë mund të thuhet për PDK dhe LDK dhe një pjesë e AAK me anëtarë shumë injorantë – deputetë, si bie fjala ajo filania, “po ta përdorte forcën ky..., ai filani tashmë do të ishte në spital!” Tipat si kjo rregullisht qe sa vite merren me këto çështje “belaje”, asgjë më tepër. Kjo thirrje për mejdane, a s’është ogurzezë. Kaq rol të rëndësishëm luan kjo deputete dhe ndonjë tjetër. Por jo, kjo nuk është e pa stimuluar dhe e pa leje, por e organizuar sa të qortohet prej bashkë-partiakëve të vet një çështje që ndoshta është për diskutim serioz. Kjo e këta lejen e kanë marrë me regji nga Klubi i tyre. Që të gjithë janë të gufatur nga helmi dhe urrejtja ndaj LVV dhe liderit të saj, pavarësisht që mund të ketë gabime edhe kjo qeveri. Si opozitë nuk kanë sjellë risi dhe veçori që do të duhej të pranohen dhe të shkohet më tutje së bashku, sepse këta kanë vetëm sulmet me gënjeshtra. Këtyre u ka dalë zëri për keqpërdorime edhe në politikën e jashtme. Tash përpiqen e të mendojnë se duhet të duken se janë fjalë ari! Gënjeshtrat e tyre i kthejnë karshi qeverisë aktuale, sepse nuk e dëshirojnë që kjo të përfundojë planin e saj, e ngase ata në opozitë janë aktorët e keqpërdorimeve të deridjeshme dhe sot vijojnë, aty e atje ku mund të hasin në ndonjë vrimë për çfarëdo pune. Po kjo s’i ndihmon as grupit partiak e as çështjes së përgjithshme.

Kosova kërkon lider të mençur e të guximshëm

më parë se nuk keni ju PDK kurrfarë lideri. Njësoj as LDK nuk ka personalitet që gëzon një aftësi për ta udhëhequr drejt dhe me mençuri, pa ndonjë incident anëtarësinë. Poltronët, servilët, gënjeshtarët pa aftësi të gënjejnë, tërbimet si “trima”, etj. janë mplakur dhe amortizuar për njëzet vite e më tepër në masën tonë. Kosovës i duhen lider të ngritur e të aftë, besnik të ligjit, besnik të masës qytetare për punë dhe udhëheqje edukative e emancipim të nevojshëm politik, jo arrogantë e mendjemëdhenj. Jo injorantë e analfabetë. Jo sa për gjurulltia e ndezje flakë pa nevojë e me nevojë në Parlament. E dinë ata opozita për çfarë arsye është hedhur gaz në parlament? Sigurisht që po. Madje vetë ata i bën të gjitha të zezat për Kosovën: marrëveshje pa dijeni të opinionit qytetar; dhënie të tokave shqiptare pa kurrfarë arsye; prishje e titullit juridik të shtetit të Kosovës me bishta, pas pranimit si subjekt i mëvetësishëm nga GJND dhe pranimi i mbi 100 vendeve. PDK s’ka lider të aftë për kthesë politike dhe reformim. Nuk mund të quhet lider, ai i cili shan e gënjen vetë. Ndoshta edhe tradhton, e ua lë të tjerëve. Ai duhet të ketë një aftësi mesatare për të çarë rrugë për së mbari. Jo me gjithë atë arsenal përsëritës të sharjeve, se kjo pozitë s’ka bërë asgjë. Demek, ky lideri i PDK-ës do të bënte shumë më shumë! E kjo është një lojë fjalësh. Një interes e dëshirë e shprehur për t’u pranuar në opinionin publik, që të kenë në duar sa më shpejt edhe njëherë forcën e pushtetit, por jo edhe kthesën dhe avancimin e Kosovës, në asnjë mënyrë, veç përkeqësimin. Pse nuk rri urtë e butë ky njeri, qytetarët e dinë punën e tij dhe të gjithë asaj opozite. As ky i LDK, si djalë i ri, për të cilin do të duhej të shpresohej shumë më tepër, s’ka gjë prej gjëje. Është i prirë të kritikojë, apo të rekrutojë dikë për ndonjë kritikë pa peshë, por pa thënë ndonjë ndryshim sipas tij, si njeri që do të duhej të ishte, jo duartrokitës i klubeve përreth, por diç që do të nxiste për së mbari. Diçka që, jo veç do të ngashënjente ndonjë anëtar të ri, por që të vë diç si gur në mur të godinës. S’po flas për ato partitë tjera që janë në zgrip.

Parlamenti i Kosovës

Nuk duhet të bëhet cirk, e kemi përmendur edhe ndonjë herë. As pozita nuk ka arsye që të mos durojë asgjë. Tashmë jemi të mësuar edhe si qytetarë të shohim e dëgjojmë bizarritë e disa deputetëve të PDK-ës. Në opinion duken shumë të zhveshur nga çdo kulturë. Nuk dinë të korrigjojnë askënd. Çjerrja e tyre si edhe e disa tjerë LDK e AAK janë të neveritshme. – Nuk e duam këtë qeveri, por duam të jemi ne! Ky është naivitet. Kjo është parullë e injorancës! Qytetarët nuk kanë besim në këta tipa. Qe njëzet vjet, kanë bërë çka nuk kanë bërë, por nuk kanë mundur të sjellin asgjë në dobi të politikës së brendshme e aq më pak në atë të jashtme. Nuk dimë çfarë kualifikimesh arsimore kanë këta njerëz, por gjithsesi, janë të lëntë. Por janë shumë të interesit personal e parcial. Rrena bëhet në parlament kundër pozitës, e nuk i përngjet fare reales. Ju nuk mund të ftilloni asgjë, por pagat i keni të mira e një rehati që s’e keni pasur kurrë në jetën e juaj! Një pjesë e juaj duket sikur ka ardhur prej profesionit të çobanit. Sikur po luani në lojën e Guxhës, kush po e zë birën dhe kush do të mbetet jashtë rrethit të kësaj loje. Kaq ka mend dikush aty.

Keqpërdorime në emër të partive

Duhet të dënohet edhe sjellja e Opozitës së sotme, dje ishte pozitë, i ka nënshtruar mediumet e financuara nga dreqi mallkuar. Një kohë kemi menduar vetëm për një njeriu që udhëhiqte dhe bënte politikë për Serbinë, tash janë me shumicë. A duhet shqiptari në këtë kohë të rrasë barkun bukë, të fitojë para, pa menduar më tepër?! E pabesueshme. Opozita sot i ka nën urdhër edhe prokuroritë dhe gjyqet. I ka të varura edhe OJQ-të, edhe sindikatat, qysh i kemi parë ato të arsimit. Përse? Që të minojnë sa më lehtë e të ngecin punët e qeverisë. Të stagnohet, por të gjykohet pastaj qeveria. Se kështu është më lehtë të bëhet gjurulltia, nëse ka mundësi për thyerje. Çfarë mund të thuhet për deputetët e opozitës, kur duan hyjnë në seanca, kur duan dali, e shpërbëjnë edhe forumin. Po pse nuk votohet edhe nëse është interesi material e financiar i vendit? Sepse, për inati të VV dhe Albin Kurtit. Ev, ev!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".