Kosova dhe Shqipëria kanë interesa të përbashkëta jetike përkundër konflikteve individuale dhe të qeverive, në Tiranë dhe në Prishtinë

Kosova dhe Shqipëria kanë interesa  të përbashkëta jetike përkundër konflikteve individuale dhe të qeverive, në Tiranë dhe në Prishtinë
Kosova dhe Shqipëria kanë interesa  të përbashkëta jetike përkundër konflikteve individuale dhe të qeverive, në Tiranë dhe në Prishtinë

Muhamet Kelmendi

  • 19 July 2023 - 07:41

 

Shkruan:ANALISTI: Muhamet Kelmendi

Çdo pjesë e territorit të shtetit të Kosovës është edhe e Shqipërisë dhe anasjelltas, çdo pjesë e territorit të Shqipërisë është edhe e Kosovës.Dy anët tona të shtetit dhe të kombit nuk bënë të vuajnë pse nuk merren vesh Rama e Kurti. Kombi dhe e ardhmja e shtetit komb është shumë më domethënëse se çdo individ a konflikt individësh e qeverish.

-Takimi i mbajtur të hënën, më 17 korrik 20023, në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe komisarit për zgjerim të UE-së, z Von Hevier, lidhur me përgatitjen e takimit në tetor të Procesit të Berlinit, pa pjesëmarrjen e Kosovës, është veprim i papërgjegjshëm i Qeverisë Kurti.

Z.Kurti nuk shkoi në takim në Tiranë. Zgjodhi një tryezë tjetër, jo të nivelit të Tiranës, në Greqi. Aq më tepër kur në Tirane u diskutuan çështjet vitale të Procesit të Berlinit, për takimin e 16 tetorit, në Tiranë. Mos pjesëmarrja është veprim i inatit dhe sjellje e papërgjegjshme e të dy kryeministrave shqiptar. Nga pozita që tregoi z.Rama në kontekst me Kosovën nga koha e gjendjes së krijuar në veri të Kosovës, z.Kurti u tërhoq tërësisht nga kontaktet me Tiranën. Tamam si me qenë dy kombe. Veprim i papërgjegjshëm politik. Së pari i z Rama dhe tash i z.Kurti. Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete, por e kanë një komb. Shqipëria ka treguar çdo herë një lidhje të veçantë me Kosovën. Edhe Kosova ka qenë bazë e pathyeshme e qëndresës shqiptare. Këto dy anë vepruan si një trup i vetëm. Këtë po e dëmtojnë urrejtjet Kurti- Rama.

Në këtë gjendje, z.Rama po tregohet shumë më demokrat dhe shumë me i përgjegjshëm. Z. Kurti nga anulimi i takimit të dy qeverive në Gjakovë e ka humbur tërësisht vetëdijen kombëtare e shtetërore në raport me shtetin shqiptar.

Nëpërmjet kësaj ka rënë në pozitë të rëndë edhe në raport me BE-në. Procesi i Berlinit ka shumë rëndësi politike, të sigurisë dhe ekonomike për rajonin e Ballkanit. Nëpërmjet këtij procesi përgatitet integrimi në strukturat e BE-së dhe në vetë BE. Ka mjete financiare të ndara nga BE për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Këtej, ka ndikime edhe politike.

Mos shkuarja, duke caktuar zëvendësin, z Bislimi për takim, si dhe mos pranimi i tij në Tiranë, është papërgjegjësi e dyfishtë, e të dy kryeministrave. Edhe z.Rama ra në kënetën e Albinit. Në Tiranë ishte Kryeministrja e Serbisë, që është në pozitën e dytë të shtetit, pas Vuçiqit. Po kështu ishte edhe z.Bislimi, në pozitë të dytë. Në fund të fundit, qeveria është e pavarur në përzgjedhjen e përfaqësimit të vetë shtetit. Kjo nuk përcaktohet nga një shtet tjetër, që ka të njëjtën pozitë, por nga shteti që ka ftesë për takim. Megjithatë, të dy kryeministrat kanë rënë në pozitë të urrejtjes personale, ku kërkohet të reflektojnë. Kjo më shumë dhe është primare për z.Kurti , e megjithatë, edhe z. Rama, kërkohet të ketë qartësi dhe koordinim me z.Kurti për Kosovën si dhe për çështjet madhore të shtetit të Kosovës. Çdo pjesë e territorit të shtetit të Kosovës është edhe e Shqipërisë dhe anasjelltas, çdo pjesë e territorit të Shqipërisë është edhe e Kosovës. Dy anët tona të shtetit dhe të kombit nuk bënë të vuajnë pse nuk merren vesh Rama e Kurti. Kombi dhe e ardhmja e shtetit komb është shumë më domethënëse se çdo individ a konflikt individësh e qeverish.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".