Vula e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë medalje e artë e fituar, e harruar dhe injoruar nga ish -qeveritarët e korruptuar

Vula e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë medalje e artë e fituar, e harruar dhe injoruar nga ish -qeveritarët e korruptuar
Vula e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë medalje e artë e fituar, e harruar dhe injoruar nga ish -qeveritarët e korruptuar

Gani Qarri

  • 28 July 2023 - 14:06

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Dhe sikur mos të mjaftonin të gjitha këto, vetëm sa kishte hyrë në vitin e 9-të,vendimi historik i GJND-së, presidenti renegat Hashim Thaçi keqpërdori edhe Forumin Evropian, që më 25 gusht të vitit 2018, në Alpbach të Austrisë, duke kërkuar hapur dhe pa fije turpi, as ndërgjegje kombëtare, ndarjen e Kosovës, me qëllim të devalvimit publik edhe të Vendimit historik të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila pati vulosur edhe de-jure legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës, të njohur nga mbi 116 vende të huaja, po në ata kufij shtetëror, që më 22 korrik 2010, ishin miratuar nga GJND!!!

 

 

Në fakt 22 korriku, është një nga datat më të rëndësishme për popullin dhe shtetin tonë të ri, e cila shënohet me çdo përvjetor, si akt historik e sublim i vulosjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hagë, organi më i lartë juridik i OKB-së, i cili erdhi si nderimi më sublim i sakrificës dhe shpërblimi më madhor i përpjekjeve dhe vuajtjeve shekullore të popullit shqiptar për liri e pavarësi. Por mjerisht injoranca totale e partive të inkriminuara, tradhtitë ndaj vendit dhe pazaret e pareshtura me tokat autoktone të Kosovës nga ish qeveritarët e kriminalizuar, bënë që të dështoi, e tërë klasa politike, deri me ardhjen e Qeverisë Kurti-2 në pushtet, për ta shfrytëzuar maksimalisht dhe konsumuar si duhet dhe kudo në kanalet e vendosjes diplomatike, këtë vendim kaq madhor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila vulosi legalizimin politik dhe i dha legjitimitetin juridik ndërkombëtar, shpalljes së pavarësisë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. -Siç dihet, kërkesën para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për trajtimin juridiko-ligjor të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e pati iniciuar vetë Serbia hegjemoniste, e cila me 22 korrik të vitit 2010, pati marr edhe përgjigjen e merituar, me konfirmimin ndërkombëtar, të ligjshmërisë së plotë të pavarësisë së Republikës së Kosovës, akt të cilin, fatkeqësisht partitë e inkriminuara dhe të shantazhuara nga Serbia, për mbi një dekadë dialog, nuk guxuan kurrë ta përdornin si kapital të pandryshueshëm, në bisedimet me Serbinë dhe arenën ndërkombëtare, shkaku i frikës që kishin nga shantazhimet e Vuçiqit! Ishin, po ish pushtetarët e kriminalizuar, ata të cilët për më tepër se një dekadë bisedime, jo vetëm që dështuan ta nxirrnin këtë argument vendimtar mbi tavolinë, por vetëm disa muaj, pas vendimit të GJND-së, Thaçi & Co, pa fije turpi njerëzor e kombëtar, e shfuqizuan edhe aktin kaq madhor e sublim të GJND-së, duke i vënë shtetit tonë të lirë e të pavarur “FUSNOTËN”, me çka e kthyen Kosovën në vend me status neutral dhe lëshuan Republikën tonë në pozitë të pabarabartë dialoguese me Serbinë. Pushtetarëve të shantazhuar nga Serbia, u bie ndërmend ta rikujtojnë, edhe vendimin e GJND-së, vetëm në përvjetorët e publikimit, por asnjëherë nuk guxuan ta përdornin si argument edhe në dialog me Serbinë, duke i lënë hapësirë Serbisë që edhe 12 vite pas këtij akti të pa kontestueshëm juridik të drejtësisë ndërkombëtare, ta kontestojë pavarësinë e Kosovës, dhe ta mbaj ilegalisht, shtetin e pavarur të Kosovës, në preambulën e kushtetutës së Serbisë fashiste, duke manipuluar dhe dezinformuar në të gjitha instancat ndërkombëtare, pa asnjë kundërshtim vendimtar nga Kosova, deri me ardhjen e Qeverisë Kurti në pushtet. Habit shumë fakti se si përvjetorin e 13-të, të shpalljes së Vendimit të “Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, për vulosjen e pavarësisë së Kosovës, e “duartrokitën” dhe quajtën zhvillim historik edhe ish pushtetarët nga partitë e inkriminuara, të cilët deri me ardhjen e Qeverisë Kurti në pushtet, kurrë nuk kanë guxuar ta përdorin si argument vulosjen e pavarësisë së Kosovës nga GJND, para faktorit ndërkombëtar as në dialog me Serbinë. Madje për të vërtetuar pretendimet e Serbisë hegjemoniste, për gjoja "statusin e pazgjidhur" të Kosovës, partitë e inkriminuara me Thaçin & Co në krye, përveç pazareve me mijëra hektar toka të Kosovës të cilat ia falën FYROM-it dhe Malit të Zi, kanë bërë kompromise tepër të dhimbshme edhe me Serbinë, duke paguar edhe firma të huaja për propagandimin e ndarjes së shtetit të Kosovës në botë dhe quajtur veriun e Kosovës, si tokë të Rankoviqit, me qëllim që ai ti falet Serbisë! Dhe sikur mos të mjaftonin të gjitha këto, vetëm sa kishte hyrë në vitin e 9-të,vendimi historik i GJND-së, presidenti renegat Hashim Thaçi keqpërdori edhe Forumin Evropian, që më 25 gusht të vitit 2018, në Alpbach të Austrisë, duke kërkuar hapur dhe pa fije turpi, as ndërgjegje kombëtare, ndarjen e Kosovës, me qëllim të devalvimit publik edhe të Vendimit historik të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila pati vulosur edhe de-jure legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës, të njohur nga mbi 116 vende të huaja, po në ata kufij shtetëror, që më 22 korrik 2010, ishin miratuar nga GJND!!!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".